E Shtunë, 04.20.2024, 11:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Yves de Kermabon: EULEX-i nuk zbaton gjashtëpikëshin e UNMIK-ut
E Premte, 04.24.2009, 04:44pm (GMT+1)

Shefi i Misionit të BE-së për policinë dhe drejtësinë në Kosovë, Yves de Kermabon, i tha Zërit të Amerikës se EULEX-i ka marrë disa dosje nga UNMIK-u që kanë të bëjnë me dyshimet për përfshirjen e pjesëtarëve të ish UÇK-së në krime të mundshme ndaj civilëve. Por, ai tha se po shqyrtohen informacionet dhe do të vendoset, bazuar në to, në se do të ketë hetime. Në intervistën dhënë Zërit të Amerikës, zoti de Kermabon thotë se EULEX-i nuk do të zbatojë marrëveshjen gjashtë pikëshe të arritur ndërmjet UNMIK-ut dhe Beogradit për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me policinë, drejtësinë e doganat në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Zoti De Kermabon, kohëve të fundit është debatuar shumë shpesh lidhur me akuzat ndaj pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime kundër pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme. Misioni juaj tash ka përgjegjësinë për hetimin e krimeve në Kosovë. Çfarë janë të dhënat tuaja dhe si do t'i qaseni kësaj çështjeje?  

Yves de Kermabon: Pikë së pari, jam i sigurt se ju e kuptoni që nuk do t'u jap informacionet që kam, sepse tash për tash janë vetëm informacione.
Është e vërtetë se kemi marrë disa dosje dhe disa informacione. Ne po i shqyrtojmë ato dhe do të vendosim nëse bazuar në këto informacione duhet të hetojmë, apo të ndjekim dikë. Duke dalë tek çështja e dytë, kjo është saktësisht thelbi i misionit tonë që të hetojmë krimin e organizuar dhe krimet e luftës. Ne jemi këtu që të merremi me këto çështje shumë të vështira. Jemi shumë të përkushtuar me ekspertët tanë të drejtësisë që të bëjmë punën tonë. Fillimisht që të mbështesim institucionet e Kosovës dhe nëse ka nevojë që të ushtrojmë fuqitë ekzekutive, do ta bëjmë.  

Zëri i Amerikës: A do të filloni hetime për këtë çështje?

Yves de Kermabon: Është shumë herët. Nuk mund të vlerësojë këtë çështje. Ne po shqyrtojmë informacionet dhe nëse marrim të tjera atëherë ato do të shqyrtohen. Këto janë punë e prokurorëve dhe të shohim cilat do të jenë rezultatet, por drejtësia duhet të respektohet.

Zëri i Amerikës: Zoti De Kermabon, thatë se keni marrë dosje. Nga kush i keni marrë?
Nga UNMIK-u? Nga Beogradi?

Yves de Kermabon: Jo, i kemi marrë ca dosje nga UNMIK-u.

Zëri i Amerikës: Deri tash ka ndodhur një rast i dënimit të një qytetari të Kosovës për krime lufte, por edhe lirimi i të dënuarve për krime edhe pas luftës. A po përmirësoni ju kësisoj gabimet e së kaluarës?

Yves de Kermabon: Jo, në asnjë mënyrë. EULEX-i nuk është këtu për t'u marrë me të kaluarën apo me punën e bërë nga organizata të tjera. Ne jemi këtu me mandat shumë të qartë, që bazohet në sundimin e ligjit dhe në duam ta përmirësojmë sundimin e ligjit në Kosovë. Pra. ne duhet të mbështesim institucionet e vendit në këtë fushë dhe në ndoshta të drejtojmë ndonjëherë kur ka nevojë ta bëjmë. Ne kemi ekspertë shumë të mirë nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian por edhe nga vende të tjera. Ne e bëjmë punën me ekspertizë e shkathtësi dhe më një drejtësi të pavarur.

Zëri i Amerikës: Në çfarë gjendje është sistemi i drejtësisë sot në Kosovë?

Yves de Kermabon: Mendoj se ka një përmirësim të paktë në sistemin e drejtësisë për shume arsye.
Ju e dini cila është gjendja në Kosovë. Ju e dini se çfarë ishte e kaluara, prandaj ne jemi këtu për të ndihmuar sistemin e drejtësisë dhe gjyqësinë në Kosovë. Tash jemi vendosur gjithandej Kosovës duke punuar përditë me partnerët tanë dhe mendoj se mund të ndihmojmë shumë në këtë fushë.

Zëri i Amerikës: Cilat ligje zbatohen në gjykatat në veriun e Kosovës?

Yves de Kermabon: Ju e dini se e zbatojmë kuadrin aktual ligjor. Kjo nënkupton se në këtë kuadër ligjor kemi dallime. Dhe është në dorën e gjykatësit që të vendosë vetë në bazë të rasteve që gjykon.

Zëri i Amerikës: Por zoti de Kermabon, nëse ju lejohet gjykatësve që të zgjedhin vet se cilat ligje do të zbatojnë, a mos po krijoni kësisoj mundësinë e ndarjes brenda sistemit të drejtësisë sipas përkatësisë etnike të njerëzve?

Yves de Kermabon: Jo, në asnjë mënyrë. Më lejoni t'u jap dy shembuj që tregojnë se nuk ka ngjyrime politike. Ne kishim një proces gjyqësor në Mitrovicë, javë më parë dhe aty u zbatuan rregulloret e UNMIK-ut sepse ato ishin në fuqi në kohën kur krimi ishte kryer. Në pjesën jugore të Kosovës, disa gjykatës zbatojnë ligjet e ish Jugosllavisë. Pra nuk bëhet fare fjalë për politikë apo mjedis politik. Është çështje e pavarësisë së drejtësisë dhe respektit ndaj rregulloreve.

Zëri i Amerikës: Ditë më parë shpallët shtrirjen e EULEX-it në tërë Kosovën.
A jeni funksional edhe në veriun e Kosovës?

Yves de Kermabon: Misioni është shtrirë në tërë Kosovën. Më duhet të them se ndonëse e kam deklaruar tërësisht operacional, nuk jemi 100 për qind të tillë me njerëz dhe mjete. Kjo nuk ndodhë kurrë në asnjë mision në botë. Ky mision është proces në zhvillim. Ca njerëz vijnë, ca shkojnë, ca mjete arrijnë, pra ky është një proces në vazhdim. Por, ne kemi mjaft njerëz dhe mjete për të përmbushur të gjitha aspektet e misionit tonë.

Zëri i Amerikës: Një prej çështjeve më të vështira ka qenë shtrirja në zonat e banuar me shumicë serbe. Çfarë janë marrëdhëniet tuaja me banorët serb dhe përfaqësuesit e tyre politikë?

Yves de Kermabon: Pjesa veriore e Kosovës është specifike sigurisht. Ajo që po përpiqemi të bëjmë është zbatimi i sundimit të ligjit. Për ta bërë këtë duhet të punojmë me popullatën, prandaj duhet të shpjegojmë se çfarë është EULEX-i. Tash jemi duke zhvilluar një fushatë për të shpjeguar sërish sepse ka shumë keqkuptime mbi EULEX-n. Ne duhet të bindim njerëzit në veriun e Kosovës se ne jemi këtu për t'u ndihmuat, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të ofruar garanci në fushat e drejtësisë, policisë e doganave. Ne po e bëjmë këtë dhe për këtë kemi nevojë po ashtu të vendosin lidhje teknike me disa institucione në Beograd me qëllim që të fitojmë fleksibilitet dhe të bindim gjykatësit, prokurorët dhe policët të kthehen në punë, t'i besojnë EULEX-it dhe të punojnë me të. Dhe më duhet të them se për fat të mirë nuk kemi asnjë incident në veri. Kemi vendosur një prani të vazhdueshme në dogana në veri dhe kemi arritur të zvogëlojmë kontrabandën. Ne po punojmë çdo ditë me policët serbë në veriun e Kosovës. Kemi vendosur patrullat shumetnike në zonat shumetnike dhe gjykatësit e prokurorët tanë po punojnë në gjykatë. Pra, gjërat po lëvizin përpara, ngadalë por sigurt. Përparësi e imja është që të shmangim çfarëdo incidenti, demonstrata apo trazira siç kishim një vit me parë.     

Zëri i Amerikës: Çfarë është pozicioni aktual i Beogradit ndaj misionit tuaj?

Yves de Kermabon: E dini se isha në Beograd një muaj më parë dhe atje kisha takime me ministrat përgjegjës për sundimin e ligjit dhe kjo është pasuar me ca komunikime të tjera për çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë e doganat dhe besoj së shpejti edhe për policinë. Mendoj se në kuptimin teknik kemi krijuar lidhje të mira. Ju e dini se kam qenë edhe në Podgoricë, Shkup e Tiranë për të krijuar ca lidhje teknike.  

Zëri i Amerikës: A jeni duke zbatuar gjashtë pikat e marrëveshjes ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Beogradit?

Yves de Kermabon: Ne jemi duke zbatuar shume pika, sepse në këtë mision kemi më shumë se 15 pika për t'i zbatuar. Ne nuk kemi të bëjmë drejtpërdrejte me të ashtuquajturin gjashtë pikësh që është proces i vendosur ndërmjet UNMIK-ut dhe Serbisë. Ne po shohim misionin tonë me planin e aksionit të përbashkët, me ri konfigurimin e pranisë civile dhe kjo është baza e misionit tim.  

Zëri i Amerikës: Zoti Kermabo, në mënyrë specifike: a po e zbatoni gjashtë pikëshin?

Yves de Kermabon: Jo, në asnjë mënyrë. Nëse doni të flisni për gjashtë pika, flisni me shefin e UNMIK-ut. Ne nuk jemi pjesë e përcaktimit të kësaj çështjeje. Siç thashë, kemi mjaft pika për të zbatuar në fushën tonë të përgjegjësisë në polici, dogana e drejtësi.  

Zëri i Amerikës: Zoti De Kermabon sa e vështirë është për misionin tuaj që të jetë I paanshëm ndaj statusit të Kosovës? A nuk do të ishte më e lehte për ju nëse do të kishit një qasje të definuar ndaj statusit?

Yves de Kermabon: Unë parapëlqej të flas për mision teknik, sepse siç e dini ky mision është vendosur nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, pesë nga të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Natyrisht që ndonjëherë është e vështirë sepse ka ca lidhje e ndikime, por qëndrimi në konceptin për mision teknik na mundëson të ecim përpara dhe të merremi vetëm me çështje teknike. Nuk është punë e imja që të flasë për statusin, për politikë apo çështje të tjera


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rumania në ankth nga rikthimi i Securitates në shërbimet publike (04.24.2009)
KALENDAR 25 PRILL - ATSH (04.24.2009)
Në Izrael nipi i Hitlerit është kovertuar në hebre dhe jep mësim Talmudin (04.23.2009)
KALENDAR, 24 PRILL - ATSH (04.23.2009)
AGPK dënon sulmin fizik ndaj Baton Haxhiut (04.21.2009)
Berisha i uroi besimtarët muslimanë me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamet (04.19.2009)
The New York Times: Fundi i përplasjes së qytetërimeve (04.18.2009)
Profesor Kristian Tomushat: Rrota e historisë nuk mund të kthehet mbrapa (04.17.2009)
Projekti i Shekullit, përfundojnë të 29 urat gjigante, në pak ditë edhe tuneli (04.16.2009)
SHBA: E ardhmja e gazetave në krizën ekonomike dhe në periudhën dixhitale (04.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]