VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kalendar 27 prill ATSH
E Hënë, 04.27.2009, 07:29am (GMT1)



NGA VENDI

1463  - U nënshkrua në Shkup marrëveshja e paqes midis forcave shqiptare dhe ushtrive osmane. Gjatë vitit 1462 Sulltan Mehmeti i dytë dërgoi kundër Shqipërisë tre ekspedia njërën pas tjetrës. Luftëtarët shqiptarë, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit, i thyen ato dhe e detyruan sulltanin të kthehet. Një vit më vonë ai u detyrua të nënshkruajë paqen me shqiptarët, e cila nuk zgjati veç një vit.

1911  - U mbajt Kuvendi i dymbëdhjetë i Bajraktarëve të Lezhës dhe Mirditës. Në këtë tubim u diskutua shpallja e kryengritjes së armatosur kundër pushtuesve osmanë. Nga kjo datë e deri në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, në Lezhë u organizuan edhe tre kuvende të tjera.

1924  - Doli në Tirane numri i parë i gazetës së përjavshme politike dhe letrare "Tirana". Ajo trajtoi çështje që kishin të bënin me përmirësimin organizativ dhe funksional të shtetit dhe përmirësimin e jetës së popullit.

1916  - Revista rumune "Artasi frumosul" botoi gjashtë pamje të një monumenti të rëndësishëm arkitektonik "Avantul Tarili", të projektuar nga arkitekti shqiptar Kristo Sotiri në Kostancë të Rumanisë. Po atje bashkatdhetari ynë i njohur ka projektuar një kompleks banjash, një faltore dhe katër blloqe banimi. Veprimtaria  e këtij arkitekti shtrihet edhe në vende të tjera. Kështu në kryeqytetin egjiptian ai ka projekuar një bankë, ka kryer punime të rëndësishme në Itali e Greqi.

1947  - U vu në skenën shqiptare të teatrit, komedia e Molierit "Tartufi". Një meritë e veçantë për suksesin e madh që pati spektakli i takon regjisë së Sokrat Mios, i cili si njohës i mirë i dramaturgjisë franceze në përgjithësi dhe i krijimtarisë së Molierit në veçanti, realizoi një spektakël që do të mbetet si shembull në repertorin e trupës sonë kombëtare. Suksesin e pjesës e siguroi edhe loja e bukur e artistëve tanë të talentuar, Gjon Karma, Behije Çela, Drita Pelingu, Andon Pano, etj.

1982  - U nda nga jeta shkrimtari, përkthyesi dhe pedagogu Skënder Luarasi. Veç të tjerash në biografinë e tij shtohet kontributi si folësi i parë i mikrofonit, si gazetar dhe korrespondent i emisioneve të para në gjuhën shqipe. Skënder Luarasi ishte ndër vullnetarët e parë që shkoi në brigadat ndërkombëtare në mbrojtje të Republikës spanjolle. Atje lindën dhe emisionet e përditshme në gjuhën shqipe që jepeshin nga Radio Madridi dhe Radio Barcelona. Ato ju besuan Skënder Luarasit. Ato qenë hapat e parë të radiopërhapjes në gjuhën shqipe dhe paralajmëruan në mënyrë të përsëritur rrezikun që e kërcënonte Shqiperine nga nazifashizmi.

1978  - Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës miratoi deklaratën mbi të drejtat e njeriut. Dy dhjetë vjeçarët e fundit politika jonë e brendshme dhe e jashtme udhëhiqet nga parimet e kësaj deklarate në marrëdhëniet me qytetarët e vet, pakicat kombëtare dhe qytetarët e huaj që kanë lidhje me vendin tonë.

1994  - Përfunduan në Sofje marrëveshjet për bashkëpunimin tregtaro-ekonomik dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e mirëfilltë të investimeve, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bullgarisë.

NGA BOTA

1521 - Lundërtari portugez, Ferdinand Magelan, u vra nga vendasit në ishullin Maktan të Filipineve, ndërsa po kryente udhëtimin e parë përreth botës. 

1791 - Lindi Samuel Mors, shpikës amerikan i kodit Mors. Ai e përuroi përdorimin e tij komercial më 24 maj  1844, duke dërguar mesazhin "Çfarë ka bërë Zoti?" nëpërmjet linjës së parë telegrafike midis Uashingtonit dhe Baltimorës. 

1867 - U shfaq për herë të parë në Paris opera e Sharl Gunodit "Romeo dhe Zhuljeta". 

1901 - Lindi shkrimtari dhe publicisti Shefqet Musaraj. Në krijimtarinë e tij letrare spikasin novelat "Llaz Qesarati", "Isha unë Çabo Rrapushi", romani "Para agimit" etj. 

1909 - Një grup me emrin Xhon Turk përmbysi sulltanin Abdul Hamid tri ditë pasi një ushtri çlirimtare mori Konstantinopolin. 

1932 - Lindi me emrin Fransuaze Doria, artistja franceze e filmave Anuk Aime. Ajo njihet për rolet e saj në filmat "La Dolce Vita" dhe "Një burrë dhe një grua".

1950 - Britania njohu shtetin e ri të Izraelit. 

1950 - Kryeministri australian, Robert Mensies, paraqiti një projektligj për ndalimin e Partisë Komuniste. 

1960 - Territori francez i administruar nga OKB-ja Togolend fitoi pavarësinë si Republika e Togos. 

1961 - Sierra Leone fitoi pavarësinë në gjirin e Komenuelthit nga Britania e Madhe dhe parlamenti mbajti sesionin e tij të parë me Ser Milton Margain si kryeministër. 

1978 - Forcat e armatosura të Afganistanit morën pushtetin, duke krijuar një qeveri të bazuar në parimet islamike. Presidenti Daud u vra dhe presidenti i ri Nur Mohamed Taraki shpalli Republikën Demokratike të Afganistanit. 

1992 - Një aeroplan i forcave ajrore të Zambias që po transportonte ekipin kombëtar të futbollit të Zambias u  rrëzua në Atlantik afër brigjeve të Gabonit, duke vrarë të gjithë njerëzit të cilët ndodheshin në bord. 

1993 - Eritrea fitoi pavarësinë nga Etiopia pas 30 vjetësh lufte civile pas një referendumi nën mbikëqyrjen e OKB-së. 

1996 - Sllovenia vendosi të marrë pjesë në forcën ndërkombëtare të mbrojtjes humanitare 'Alba' në Shqipëri me ndërtimin e një spitali fushor të lëvizshëm, në të cilin do të shërbenin 27 ushtarakë. 

1997 - Hongkongu përuroi zyrtarisht urën më të gjatë hekurudhore në botë, që lidh koloninë me aeroportin e saj të ri në bregdet. 

1998 - U nënshkrua në Kroaci një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e eksperiencës në fushën e veterinarisë. Kjo marrëveshje parashikoi zgjerimin e marrëdhënieve për shkëmbimin e përvojave dhe eksperiementeve  midis shërbimeve veterinare dhe kërkimeve shkencore të të dy vendeve. 

 1999 - Një helikopter amerikan 'Apache' sulmi i dërguar në Tiranë për operacione të mundshme kundër forcave të blinduara jugosllave në Kosovë, u rrëzua dhe mori flakë pranë një aeroporti gjatë fluturimit stërvitor. 

 2000 - U nënshkrua marrëveshja e blerjes së shoqërisë automobilistike jugkoreane Samsung nga ana e shoqërisë franceze Renault. 

 2001 - Gjenerali Nikolai Sollovcov u emërua në krye të forcave strategjike ruse, në të cilat bëjnë pjesë dhe raketat bërthamore me rreze të gjatë veprimi. Gjenerali Sollovcov, 52 vjeç, e ka kryer kryesisht karrierën e tij në forcat strategjike. Ai zëvendësoi gjeneralin Vladimir Jakovlev


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.