VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Liridona Miftari: Ja kush jam
E Martë, 04.28.2009, 10:34am (GMT1)

"Më 16.05, 2009, do të marrë pjesë në "Miss Qendra e Zvicrës". Në mesin e 180 kandidateve janë ftuar 30 më të bukura dhe në mesin e këtyre, janë marrur finalistet, pra gjithsej 12 vajza dhe pres edhe përkrahjen nga publiku ynë shqiptarë. Nuk jam e dashuruar dhe, të dashurin tim e shohë, të jetë i gjatë dhe zeshkan, të jetë i edukuar mirë me sjellje të mira, të jetë një tip që më përkrah për të ardhmen time, pra të mos ketë zili, që të përfundojë kariera ime"-tha ndër të tjera zonjusha Miftari.

Liridona Miftari për të gjithë mërgimtarët është emër i njohur i bukurisë shqiptare, ajo me plot meritë përfaqësoi bukurinë shqiptare edhe në spektaklin më të madh të bukurisë "Miss Albania 2008" dhe në këtë spektakël bukurie zonjusha Miftari fitoi vendin e përcjellsjes së dytë, pastaj kurora të ndryshme të organizuara në diasporë dhe tash para pak ditësh edhe "Miss shqiptarja në europë" që u organizua në Zvicër. Liridona është e lindur më 8.8.1991 në Zug të Zvicrës, e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe dëshira e saj e madhe është që Kosova sa më shpejtë të ecë me suksese në të gjitha fushat e jetës. Ne realizuam një intervistë të shkurtërt, për ti dhënë mundësi fotografive, sepse vetë fotografia flet, por dëshira e madhe e Liridonës është që të merret me modelizëm. Liridona na njofton për shumë gjëra, që për lexuesit do të jetë shumë e mirëpritur.

AMC Press: Keni marrur pjesë nëpër shumë spektakle. Cili është suksesi i parë i juaji?

Liridona Miftari:Fillimisht "Miss Kosovarja 2007" dhe mora çmimin "Miss përcjellsja e dytë".Pastaj isha e ftuar për "Miss shqiptarja në diasporë" dhe fitova vendin e parë dhe përfaqësova diasporën në "Miss Albania 2007" dhe aty zuri vendin e dytë.

AMC Press: Para pak ditësh keni fituar prap një kurorë?

Liridona Miftari: Tash fitova Miss shqiptarja në Europë 2009

AMC Press: Do të merrni pjesë në një spektakël bukurie që do të organizohet në Zvicër, por nga zviceranët, mundesh të na njoftosh për këtë më shumë?

Liridona Miftari: Po më 16.05, 2009, do të marrë pjesë në "Miss Qendra e Zvicrës". Në mesin e 180 kandidateve janë ftuar 30 më të bukura dhe në mesin e këtyre, janë marrur finalistet, pra gjithsej 12 vajza dhe pres edhe përkrahjen nga publiku ynë shqiptarë.

AMC Press: Cili është qëllimi juaj që po merrni pjesë në këto manifestime bukurie?

Liridona Miftari: Qëllimi im final është që në të ardhmen të marrë pjesë në "Miss bota, europa apo Univers dhe këtë shpresoj, se do më mundësonte edhe mjeshtri ynë i madh i fotografisë Fadil Berisha. Kam shumë dëshirë që një ditë të takohem me z.Berisha dhe të bëjë ca foto, që të më ndihmojë për një sukses që e kam në ëndërr.

AMC Press: Jeni duke punuar dhe çka punoni, nëse nuk është sekret të dihet?

Liridona Miftari: Po, punoj, në Zug, qytet i bukur i Zvicrës, punoj si asistente e stomatologut. Nuk është sekret, me shumë dëshirë e punoj këtë profesion dhe jam shumë e kënaqur që punojë, sepse bukuria e njeriut shikohet edhe nga dhëmbët, ku duhet ti mirëmbajmë shumë mirë dhe të kujdesemi shumë për to, sepse me dhëmbë të shumtuar do kemi edhe shëndet të shumtuar, kështu mendoj unë, e Zvicra, njihet si shumë e fortë me stomatolog edhe pse është paksa e shtrenjtë, por është e garantuar.

AMC Press: Kur ishit në Shqipëri për të konkuruar për "Miss Albania", ju kanë pritur mirë?

Liridona Miftari: Kam kaluar jashtëzakonisht mirë dhe nuk e harrojë asnjëherë, kam përfituar shumë përvojë për spektakle serioze dhe profesionale. Natyrisht, kam pasur edhe shumë intervista nga shumë media. Me që jam rritur në Zvicër dhe jetoj larg atdheut, më la përshtypja e folmja atje, ishte vërtetë shumë bukur, dhe ndonjëherë nuk dija të flisja si flitej andej. E nderuara, Agnesa Vuthaj përkujdesej per ne dhe nuk e harrojë kurrë ato ditë që i kalova në Shqipëri.

AMC Press: I frigoheni konkurencës?

Liridona Miftari: Nuk e di për ku bëhet fjalë, nuk besoj se do të frigohesha pavarësisht se ku jam, apo ku konkuroj, sepse e njoh veten dhe besoj tek vetja ime, por natyrisht, nëse jam në një spektakël bukurie, i shoh vajzat tjera dhe menjëherë e shoh veten ku jam dhe e vlerësoj me unin tim, por kjo nuk do të thotë, se frigohem, sepse është juria që e bënë vlerësimin edhe nëse gabon diku, nuk do të thotë, kjo se do të ndalem së kërkuari suksesin.

AMC Press: Ke dëshirë të tjerët të të shohin, si miss apo fotomodele?

Liridona Miftari: Nuk e kam menduar asnjëherë këtë, si fotomodele apo si miss. I kam berë të dyja dhe e shoh të dyja në zemrën time, prandaj, nuk do ta përjashtoja asnjërën.

AMC Press: Fotot tua, a janë prezentuar diku në ndonjë shtëpi të modës?

Liridona Miftari: Po në Kosovë, ndërsa në Zvicër jo, nga Kosova kam pasur oferta të ndryshme për sfilata dhe fotot e mia i kanë marrur shumë fotografistë dhe afaristë.

AMC Press: E ke ndjerë veten jo të sigurtë ndonjëherë?

Liridona Miftari: Në "Miss Albania" po. Kur merrja pyetje nga moderatori, e kisha të rëndë që të orientohem për tu përgjigjur. Por, prap gjeja forcë dhe e kaloja. Jemi njerëz, normal se siguria kërkon dije, jo për të rrezikuar diçka, nuk jam për të hyrë në ndonjë punë, ku nuk kam besim tek vetja.

AMC Press: E dashuruar?

Liridona Miftari: Jo.

AMC Press: Kur do jetë koha e dashurisë?

Liridona Miftari: Interesant pyetje. Nuk e di njëherë, si të jetë e shkruar. Normal se kam oferta, por se kur nuk e dijë, kjo nuk dinë kohë apo vend, dashuria normal se vjenë hë për hë, e nëse e kërkon, nuk e besoj, se mundet të jetë dashuri e gjatë dhe e fortë.

AMC Press: Sa herë në dite të ndodhë, që djemtë ta mbyllin syrin?

Liridona Miftari: Haaaa. Po, shumë herë. Të mos e dramatizojë, por sa herë që dal në rrugë kjo më ndodhë dhe është normale, por unë e shikoj veten.

AMC Press: Çka të bezdisë më shumë nga djemtë, e kam fjalën kur të shohin në rrugë, apo në ndonjë vend argëtimi dhe ata flasin...?

Liridona Miftari: Ka edhe djemtë jo të edukuar mirë, por natyrisht edhe vajza, por fjalët e këqija, banale rreth dashurisë, i përdorin djemtë që nuk janë të edukuar mirë. Duhet të sillen mirë dhe jo ashtu keq, por tek unë nuk ndodhë kjo, sepse unë i respektojë dhe i kuptoj.

AMC Press: Nëse do kesh mundësi, për të ndryshuar tek vetja, çka do kishe ndryshuar?

Liridona Miftari: Të isha pak më e dobët.

AMC Press: Po sa kg peshoni?

Liridona Miftari: Për momentin 61 kg, por ishte dimri dhe tash pranvera dhe vera dhe do kem mundësi të vijë në kg e duhur.

AMC Press: Ushqimi i preferuar?

Liridona Miftari: Nuk kam shumë të veçantë, por peshkun nuk e dua.

Liridona Miftari: E pëlqeni kuzhinën shqiptare?

Liridona Miftari: Po, patjetër, sidomos pitja është e mirë, e kur e gatuan nëna ime, e cila gatuan shumë mirë.

AMC Press: Ku e sheh të ardhmen tënde, një nënë, me këto kurora të bukurisë që i ka, apo një vajzë që do vazhdojë për të pasur sukses në botën e modës?

Liridona Miftari: Po, kjo e dyta është kryesore.

AMC Press: Si e sheh princin e ëndrrave tua, shacin e diasporës apo të Kosovës?

Liridona Miftari: Haaaaa. Interesant pyetje sinqerisht. Nuk e di, nuk mundem të përjashtojë asnjërën.

AMC Press: Si do duket ai?

Liridona Miftari: Të jetë i gjatë dhe zeshkan, të jetë i edukuar mirë me sjellje të mira, të jetë një tip që më përkrah për të ardhmen time, pra të mos ketë zili, që të përfundojë kariera ime.

AMC Press: E pëlqen të dashurin që të ketë shumë lekë?

Liridona Miftari: Kjo nuk është më e rëndësishmja për mua.

AMC Press: Po me prindërit si kaloni?

Liridona Miftari: Shumë mirë, i falënderoj nga zemra dhe më përkrahin shumë, sidomos në Shqipëri dhe kanë qenë çaste të paharruara.

AMC Press: Të flm dhe suksese.

Liridona Miftari: Ishte kënaqësi që bashkëbiseduam dhe që pita kafe në redaksinë e gazetës së re dhe të diasporës "AMC Press".Suksese edhe juve dhe gjitha të mirat, shkruani edhe për rininë sa më shumë, e kam fjalën për rininë e diasporës.

Legjenda 2: Musafirë në redaksinë tonë në Cyrih, ku Liridona ishte i shoqëruar edhe me babin e saj

Intervistoi: Dashnim Hebibi


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.