VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kalendari 29 prill ATSH
E Mërkurë, 04.29.2009, 07:59am (GMT1)

NGA VENDI

1943 - 26 antifashistë shqiptarë, ndër më aktivët në kryeqytet, midis të cilëve edhe Ali Demi, u arratisën nga bugu i Tiranës, ndërsa prisnin të dilnin para gjyqit.

1991 - Parlamenti i parë pluralist shpalli Shqipërinë Republikë Parlamentare. Deri atëhere, pothuajse gjysmë shekulli prej 11 janar 1946, Shqipëria kishte qënë Republikë Popullore, si një nga format e diktaturës së proletariatit.

1960  - U transmetua programi i parë televiziv shqiptar. Spikerja Stoli Belli paraqiti programin në orën 10:00 para një kamere të madhe të vjetër gjermane, që ishte e vetmja për gjithë studion dhe që merrte drejtpërdrejtë dhe njëkohësisht paraqitësen e programit, folësat e lajmeve ose këngëtarët që vinin e këndonin.

1966  - U përurua Uzina e Telave dhe Kabllove Elektrike në Shkodër.

1967 - U arrestua At Pjetër Meshkalla, Pishtar i Demokracisë, i cili u dënua me 10 vjet burg për "agjitacion e propagandë". Ai lindi në Shkodër më 26 shtator 1901. Studimet e larta i kreu në Austri, Slloveni dhe ne fakultetin e filozofisë në Napoli (Itali). Më 1931 u shugurua meshtar në Shkodër. Në vitin 1945 i kërkohet bashkëpunim nga regjimi komunist i Tiranës. Ai jo vetëm që nuk e pranon, por në funeralin e Imzot Bumçit, demaskon haptas diktaturen komuniste. Për ketë më 1946 arrestohet dhe dënohet me 15 vjet burg, në kampet e punës, dhe në Burrel. Në 1960, lirohet e kthehet ne Shkodër, pa të drejtë për të shërbyer si meshtar. At Pjetër Meshkalla është kleriku i parë që u dekorua më 1992 si "Pishtar i Demokracisë".

1991 - Sharik Tarës i jepet çmimi "Yll i Artë dhe i argjendtë" nga perandori japonez (hyrje në radhët e pasurisë botërore)". Sharik Tara u lind më 12 prill 1930 në Shkup, si pasaardhës i Pashë Jixhit Beu, që ka patur ndikim të madh në zhvillimin e Shkupit të atëhershëm. Pasi e mbaroi shkollën fillore në Shkup, shkollimin e vazhdoi në Stamboll, ku edhe diplomoi në universitetin teknik. Pas përfundimit të magjistraturës në lëmin e ndërtimtarisë, punon në disa firma ndërtimtarie, dhe në vitin 1957 themeloi firmën ENKA hollding, një nga firmat më prestigjioze në Turqi. Ai është themelues i Samitit Ekonomik për Evropën Juglindore, takimi i parë i të cilit u mbajt në Shkup, në mars 2005, nën patronazhin e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Branko Crvenkovski dhe themelues i këshillit të biznesit Turko-Grek dhe Turko-Japonez. Sharik Tara është fitues i disa çmimeve dhe titujve prestigjioze.

1999 - Në luftën kundër forcave policore e ushtarake serbe, në fshatin Koshare (Kosovë), ra heroikisht dëshmori i kombit Selver Bajram Kryeziu, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

2003  - Komuniteti shqiptar i Torontos(Kanada) kremtoi per here te pare Pashket e Medha, ne nje kishe ortodokse shqiptare te themeluar nga vete ata.

NGA BOTA


1429 - Pas shtatë muajsh rrethim, hyri në Orleand, Zhan D'Ark. Një javë pas hyrjes së saj në Orleand u hoq  rrethimi. 

1769 - Lindi në Dublin, fituesi i betejës së Vaterlosë, Artur Vellsli, i njohur si Duka i parë i Uellingtonit. 

1879 - Lindi dirigjenti i famshëm anglez, Sir Tomas Biçam. Ai u njoh si themeluesi i Orkestrës Filarmonike mbretërore në vitin 1947 dhe punoi njëkohësisht shumë për promovimin e veprave të Sibelius, Richard Shtraus etj. 

1899 - Lindi Eduard Kenedi Elington, i njohur si Djuke Elington. Ai ishte drejtues i famshëm orkestre si dhe një pianist i talentuar dhe muzikant jazz-i. Ai kompozoi 2 mijë vepra. 

1901 - Lindi perandori japonez Hirohito. Në vitin 1940, kur Japonia ishte nën pushtimin amerikan, Hirohita abdikoi nga froni i perandorit. 

1942 - Ushtria japoneze pushtoi qytetin Lashio, duke prerë kështu rrugën që lidhte Kinën dhe Indinë. 

1965 - Malta u bë anëtarja e 18-të e Këshillit të Europës. 

1975 - Në orët e fundit të Luftës së Vietnamit, u evakuuan nga Saigoni trupat e fundit amerikane. Gjatë skenave kaotike në ambasadën amerikane mijëra vietnamezë u evakuuan njëlloj si të ishin nënshtetas amerikanë. 

1980 - Vdiq Sir Alfred Hiçkok, regjisori i famshëm britanik i njohur për filmat e tij 'thriller', më i famshmi i të cilëve titullohet "Phyko". 

1989 - 14 tifozë futbolli të ekipit të Liverpulit u dënuan me burg për pjesëmarrjen e tyre në tragjedinë që ndodhi më 1985 në stadiumin Heizel të Belgjikës. 

1993 - U liruan në Kosta Rika 18 anëtarë të Gjykatës së Lartë, pas mbajtjes peng tri ditë, nga njerëz të  armatosur. 

1996 - Rusia arriti marrëveshjen me Klubin e Parisit për shlyerjen e borxhit të saj. 

1998 - Korea e Veriut publikoi një letër të hapur të udhëheqësit të saj Kim Jong-it, ku u shpreh kërkesa për unifikimin me Korenë e Jugut. Ky ishte edhe dokumenti më i rëndësishëm gjatë sundimit të tij katërvjeçar. 

2000 - Vdiq në moshën 83 vjeçare dramaturgu i famshëm spanjoll Bujero Vallejo. Veprat e tij pasqyruan epokën represive të pas Luftës Civile në Spanjë. Vallejo fitoi në vitin 1986 çmimim më prestigjioz për letërsinë  spanjolle "Servantez Prize", mes shumë të tjerëve, si dhe u konsiderua si babai i teatrit modern spanjoll. 

2001 - Tridhjetë e një vetë humbën jetën në luftimet dhe shpërthimet në shtetin e trazuar nga lufta të Xhamus dhe Kashmirit. Në mes të të vrarëve ishin 16 guerilë separatistë dhe 11 trupa indiane të sigurimit


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.