VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kalendar 30 prill ATSH
E Enjte, 04.30.2009, 10:21am (GMT1)

 NGA VENDI: 

     1910-Ushtria osmane, e komanduar nga Shefqet Turgut pasha dhe e përbërë në fillim nga rreth 10 000 veta, e përforcuar me reparte kalorësie dhe e mbështetur nga zjarri i artilerisë, filloi mësymjen kundër 3 000-4 000 kryengritësve shqiptarë të përqendruar në Shkallën e Kaçanikut të udhëhequr nga Idriz Seferi. Me gjithë epërsinë e madhe numerike të forcave armike, kryengritësit i thyen sulmet e tyre ne Betejen e Kacanikut.

     1923 - Lindi në Korçë Dr.Prof. Dhimitër Pilika, një dijetar i përmasave botërore. Ai ishte njohës i shkëlqyer i 12 gjuhëve të huaja. Studiues i historisë dhe gjuhës shqipe. Botues i 64 vëllimeve në çekosllovakisht me përmbajtje nga kultura shqiptare. Ka zbuluar 21 dokumente që vërtetojnë praninë e shqiptarëve në Ballkan në shekujt I dhe II të erës sonë. Pasi mbaroi Liceun Francez fillon studimet në Universitetin e Sienës në Itali. Më 1945 zgjidhet kryeredaktor i "Zërit të Rinisë" në Korçë. Dha mësim në shkollat ë mesme të Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës. Nderohet me dy medalje ari dhe iu dha titulli "Doktor" në histori dhe gjuhë shqipe nga Universiteti i Pragës. Gjatë qëndrimit 15-vjeçar në Pragë merret gjurmimin e dokumenteve për Shqipërinë. Pas prishjes së marrëdhënieve kthehet në Shqipëri dhe internohet në fshatrat e Lushnjës. Pilika vdiq i vetmuar, më 31 dhjetor të vitit 2003.

     1930- Në Greqi vdiq në një aksident ajror Stefan Xhaja nje nga 14 pilotet e pare shqiptare. Lindi në Elbasan në vitin 1900. Pas përfundimit shkëlqyeshëm të shkollës së mesme në Selanik të Greqisë ai hyn në Akademinë e Aviacionit për pilot ushtarak. Pas diplomimit ai qëndron në Greqi, ku bëhet një nga pilotët më të mirë. Vdiq ne moshen 30 vjecare.

     1984 -U nda nga jeta Besnik Sykja, shkencëtari shqiptar që fitoi respekt në botë. U lind në qytetin e Shkodrës më 1948. Mësimet e para i mori në qytetin e Shkodrës me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1967 filloi studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega fizikë. U dërgua për studime në një prej universiteteve më në zë të botës- në Upsala të Suedisë, pranë institutit të kimisë kuantike. Mjedisi shkencor i këtij instituti e mirëpriti autoritetin e shkencëtarit të ri 32-vjeçar nga Shqipëria dhe fjalën e mendimin e tij e ndiqte dhe e dëgjonte me vëmendje. Vdiq papritur ne moshen 36 vjecare nga leucemia.

     1991- Me zgjedhjen e presidentit të parë të Republikës Parlamentare nga ana e një Parlamenti shumëpartiak, krijohet Institucioni Kushtetues i Presidentit të Republikës.

     1997- Nga shpërthimi i eksplozivit në një depo të ushtrisë në QafÄ—-Shtamë të Burrelit, humbÄ—n jetÄ—n 22 persona.

NGA BOTA:

     1770 - Lindi në Londër zbuluesi kanadez, Dejvid Tomson. Njeriu i parë i bardhë që zbuloi gjatësinë e Lumit Kolumbia, ai bëri gjithashtu hartën e një pjese të madhe të Kanadasë dhe të Perëndimit amerikan. 

     1777 - Lindi në Gjermani Johan Karl Fridrih Gaus, që ishte një nga matematikanët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. 

     1789 - Xhorxh Uashingtoni u zgjodh si presidenti i parë i Amerikës. 

     1803 - Franca ra dakord t'i shesë Luizianën Amerikës, dorëzimi zyrtar i së cilës u bë në muajin dhjetor dhe po në atë ditë në vitin 1812 ajo u bashkua me Shtetet e Bashkuara si shteti i 18-të. 

     1804 - Shrapneli, i shpikur në vitin 1784 nga ushtari britanik, Henri Shrapnel, u përdor për herë të parë në luftë nga britanikët kundër holandezëve në Surinam. 

     1883 - Vdiq piktori impresionist francez, Eduard Manet. Në fillim i destinuar për karrierë ligjore, ai studioi artin  nga viti 1850 nën ndikimin e madh të Klod Monet. 

     1883 - Lindi shkrimtari çek Jarosllav Hashek, autor i romanit, "Ushtari i mirë Shvejk". 

     1893 - Lindi Joakim von Ribentrop, këshilltar i Adolf Hitlerit për politikën e jashtme. Tregtar vere para se të hynte në Partinë Nacionalsocialiste në vitin 1932, ai u gjet fajtor në Gjykatën e Nyrenbergut për krimet e luftës,  ndërsa në vitin 1945 u ekzekutua.  

     1945 - Adolf Hitleri dhe bashkëshortja e tij Eva Braun kryen vetëvrasje në bunkerin e nëndheshëm në Berlin.  Trupat ruse hynë në Berlin, duke pushtuar Rajshtagun dhe godinat e tjera qeveritare. Trupat aleate pushtuan Mynihun  dhe trupat franceze kaluan kufirin për në Austri. 

     1973 - Presidenti amerikan, Nikson, bëri një deklaratë në televizion mbi Uotergejtin, duke pranuar përgjegjësinë  për përgjimin që ndodhi në kompleksin e apartamenteve të Uashingtonit në vitin 1972. Po atë ditë në vitin 1974, ai  dorëzoi dorëshkrimet e pjesshme të regjistrimeve për tu përdorur nga hetuesia. 

     1975 - Presidenti i Vietnamit të Jugut, Minh njoftoi kapitullimin pa kushte para Vietkongut, duke i dhënë fund konfliktit më të gjatë në shekullin e 20-të. 

     1980 - Në Londër, qitës të armatosur pushtuan ambasadën e Iranit, duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë në Iran. Rrethimi zgjati gjashtë ditë. 

     2001 - Alpinisti Babu Çiri Sherpa i Nepalit që mbante rekordin për ngjitjen më të shpejtë të majës Everest, vdiq ndërsa po përpiqej të ngjitej në malin më të lartë të botës. Aksidenti ndodhi në lartësinë 6 500 metra në rrugën  përgjatë kreshtës juglindore të malit që është 8 850 metra i lartë.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.