E Enjte, 04.25.2024, 05:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SERBIA IU SHPREH MIRËNJOHJEN PËR MOSNJOHJEN E KOSOVËS, POR I QUAN AFRIKANËT KANIBALË
E Mërkurë, 04.20.2011, 09:20am (GMT+1)

Një shkarje në fjalorin politik nga një politikan në parlamentin e Serbisë sjell tensione me disa shtete afrikane. Kërkimi i faljes u bë me vështirësi. Vështrim nga shtypi.

Gazeta "Neue Zürcher Zeitung" analizon korrektesën në marrëdhëniet e Serbisë me vendet afrikane, nisur nga një shkarje në fjalorin politik:

"Në Ballkan...kërkimi personal i faljes është inekzistent në fjalorin politik. Por kjo mund të ndryshojë.

Kur para pak kohësh politikani opozitar liberal, Cedomir Jovanoviç, sulmoi në parlament ministrin e Jashtëm të Serbisë, Jeremic, ai u shpreh: në vend që të interesohej për fatin e tmerrshëm të civilëve në Libi, ministri i Jashtëm viziton i patrazuar "kanibalët në Afrikë". Askush nuk reagoi. Koloriti gjuhësor është diçka e zakonshme për "Cedon" vazhdimisht të zemëruar. Por ata, që reaguan, ishin një grup ambasadorësh afrikanë, të drejtuar nga algjeriani Abdelkadr Mesoua: me indinjatë u regjistrua kjo deklaratë raciste dhe me zhgënjim u konstatua që deklarata nuk u pasua nga një dënim zyrtar. Atëherë Ministria e Jashtme e Serbisë nisi të punojë.

Ministri dha siguri se Jovanoviçi nuk përfaqëson pikëpamjen e Serbisë. Përkundrazi, Serbia u është mirënjohëse miqve afrikanë, që nuk e kanë njohur Kosovën.

Tani të gjithë i hodhën sytë nga Jovanoviçi. A do të kërkonte falje ai? Natyrisht që jo. Në vend të kësaj pasuan deklarata: me "kanibalë" ai nuk ka pasur parasysh popujt e Afrikës, por diktatorë si kongolezin Kabila, të cilin e kishte vizituar ministri i Jashtëm.

Por afrikanëve kjo nuk u mjaftoi. Edhe pasi Jovanoviçi shprehu keqardhjen në biseda kokë më kokë, Mesoua insistoi për një falje publike. Kjo më në fund ndodhi dhjetë ditë pas shkarjes verbale. Pse e pati kaq të vështirë Jovavoniçi të kërkojë falje? Sociologu Jovo Bakiç e shpjegoi: në kulturën politike vendase, një kërkim faljeje shihet gjithmonë si shenjë dobësie."

Autor: Auron Dodi (nzz)

Redaktoi: Ina Verbica

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
WILL E KATE DO TË THONË PO NË YOUTUBE (04.20.2011)
JAVA PËRKUJTIMORE E VIKTIMAVE TË KRIMIT E DHUNËSNga MIMOZA DAJÇI (04.19.2011)
ALBAN DACI IU PARAQET LEXUESVE LIBRIN E TIJ "EUROPA DHE SHQIPTARËT" (04.18.2011)
PRESIDENTI FRANKLIN RUZVELT DHE "MARRËVESHJA E DYTË E RE" (04.17.2011)
"Financial Times": AMERIKA HEQ DORË NGA EVROPA (04.16.2011)
SHKOLLA MBAJTI ZI PËR SHOKUN E KLASËSNga BEQIR SINA, New York (04.15.2011)
KILI THOTË SE KLAUS E MORI STILOLAPSIN UNIKAL (04.14.2011)
SHKRIME TË WALT WHITMAN JANË GJETUR NË ARKIVAT E SHBA (04.14.2011)
Nju Jork: U kremtua dhe u përkujtua 5,7 dhe 9 Prilli, "Ditët e Prillit të Mbretërisë Shqiptare"PRILLI - KOHA QË NDODHËN SHUMË NGJARJE TË MBRETËRISË SHQIPTARENga BEQIR SINA, New York (04.12.2011)
UDHËHEQËSIT FETARË NË SHBA BËJNË THIRRJE PËR QETËSI PAS DJEGIES SË KURANIT (04.11.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]