E Martë, 04.23.2024, 09:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MBI 35 MIJË FAMILJE NËN ASISTENCË SOCIALE
E Enjte, 04.21.2011, 12:13pm (GMT+1)

Pamje në Prishtinë

21.04.2011

Luljeta Krasniqi

Kosova vazhdon të përballet me gjendje të rëndë ekonomike sociale dhe nivel të lartë të varfërisë së skajshme. Zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale konfirmojnë se numri i familjeve që përfitojnë nga ndihma sociale është mbi 35 mijë.


Në Kosovë janë rreth 35 mijë familje me 182 mijë anëtarë që përfitojnë ndihmë sociale prej 40 deri në 80 euro në muaj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Behxhet Gagjiqi, thotë se viti 2011 ka shënuar ngritje shumë të vogël të familjeve që kanë nevojë për asistencë.

"Nuk kemi ndonjë rritje të madhe të shfrytëzueseve të asistencës sociale. Kemi mbi 35,245 familje, me 182 mijë anëtarë. Mjetet jepen nga Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale", thotë Gagjiqi.

Vështirësitë që ka kaluar Kosova gjatë luftës, shkatërrimi i ekonomive familjare si dhe largimi i punëtorëve nga puna gjatë viteve '90, thuhet se kanë shkaktuar gjendjen e vështirë ekonomike, e cila është manifestuar me një shkallë të lartë të varfërisë në vend.

Situata ekonomike e familjeve kosovare vlerësohet të jetë vështirësuar edhe më shumë gjatë viteve të fundit, kur në tregun e Kosovës janë shënuar ngritje të çmimeve të produkteve elementare, ndërsa vlera e asistencës sociale ka mbetur e njëjtë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punës, Gagjiqi, thotë se as gjatë këtij viti nuk pritet të ketë rritje të ndihmë sociale.

"Në bazë të programit që ne kemi, nuk është paraparë të ketë ngritje për këtë vit. Në vitin e kaluar ka pasur ngritje të këtyre skemave, por për këtë vit nuk do të ketë. Për këtë kategori pritet të ketë rritje në vitet vijuese",
shprehet Gagjiqi.

Përfaqësues të Sindikatave të Kosovës thonë se përballë gjendjes së rëndë socio-ekonomike të këtyre familjeve, institucionet vendore duhet të fokusohen në krijimin e një infrastrukture më të mirë sociale.

Alush Sejdiu, nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës, thotë:

"Skemat ekzistuese për familjet e varfra nuk mund të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së rëndë ekonomike që kanë këto familje".

Kosova ka krijuar një bazë të politikave sociale, që përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e pleqërisë dhe kontributdhënëse, pastaj pensionet e personave me aftësi të kufizuara dhe pensionet e Trepçës.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifaj, thotë se institucionet e vendit duhet krijuar politika më të mirëfillta për familjet e varfra.

"Ekziston mundësia që në rishkimin e buxhetit në gjashtëmujorin e parë të bëhet diçka më shumë për këto kategori, për ta përmirësuar gjendjen e tyre. Por, për të gjitha këto duhet të bëhet një dialog", thotë Arifaj.

Në hulumtimet e bëra nga organizata të ndryshme vendore thuhet se gjendja e vështirë ekonomike dhe sociale në Kosovë reflektohet edhe me nivelin në rritje të pakënaqësisë së popullsisë, me standardin e tyre jetësor dhe me shtimin e disponimit të tyre për të migruar.

Lexoni edhe këtë:
Përjashtimi social

(http://www.evropaelire.org)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SERBIA IU SHPREH MIRËNJOHJEN PËR MOSNJOHJEN E KOSOVËS, POR I QUAN AFRIKANËT KANIBALË (04.20.2011)
WILL E KATE DO TË THONË PO NË YOUTUBE (04.20.2011)
JAVA PËRKUJTIMORE E VIKTIMAVE TË KRIMIT E DHUNËSNga MIMOZA DAJÇI (04.19.2011)
ALBAN DACI IU PARAQET LEXUESVE LIBRIN E TIJ "EUROPA DHE SHQIPTARËT" (04.18.2011)
PRESIDENTI FRANKLIN RUZVELT DHE "MARRËVESHJA E DYTË E RE" (04.17.2011)
"Financial Times": AMERIKA HEQ DORË NGA EVROPA (04.16.2011)
SHKOLLA MBAJTI ZI PËR SHOKUN E KLASËSNga BEQIR SINA, New York (04.15.2011)
KILI THOTË SE KLAUS E MORI STILOLAPSIN UNIKAL (04.14.2011)
SHKRIME TË WALT WHITMAN JANË GJETUR NË ARKIVAT E SHBA (04.14.2011)
Nju Jork: U kremtua dhe u përkujtua 5,7 dhe 9 Prilli, "Ditët e Prillit të Mbretërisë Shqiptare"PRILLI - KOHA QË NDODHËN SHUMË NGJARJE TË MBRETËRISË SHQIPTARENga BEQIR SINA, New York (04.12.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]