E Enjte, 04.25.2024, 06:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

"New York Times": PAQJA E MUNGUAR E REVOLUCIONIT

Nga ABDULLAH GYL, President i Turqisë


E Enjte, 04.21.2011, 10:02pm (GMT+1)

21.04.2011

Vala e kryengritjeve në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore për nga rëndësia historike është e njëjtë me revolucionet e vitit 1848 dhe 1989 në Evropë.

Njerëzit e rajonit, pa përjashtim, u revoltuan jo vetëm në emër të vlerave universale, por po ashtu për të rifituar krenarinë dhe dinjitetin e tyre të shkelur për kohë të gjatë.

Por, çuarja e këtyre kryengritjeve drejt demokracisë dhe paqes, apo drejt tiranisë dhe konfliktit, do të varet nga ndërtimi i marrëveshjes së paqes izrealito-palestineze dhe paqes izraelito-arabe në një masë më të gjerë.

Vështirësitë e palestinezëve kanë qenë rrënja e trazirave dhe konfliktit në rajon dhe po përdoren si pretekst për ekstremizmin në të gjitha skajet e botës.

Izraeli, më shumë se çdo shtet tjetër, duhet të adaptojë një klimë të re politike në rajon. Por, nuk duhet të ketë frikë; lindja e fqinjësisë demokratike përreth Izraelit është një garancë e fuqishme për sigurinë e këtij shteti.

Në këto kohë trazirash, dy forca do ta formësojnë të ardhmen: dëshirën e njerëzve për demokraci dhe demografitë që vazhdojnë të ndryshojnë në rajon.

Herët a vonë, Lindja e Mesme duhet të demokratizohet dhe, sipas përkufizimit, një qeveri demokratike duhet të pasqyrojë vullnetin e popullit të tij.

Me vite të tëra, shumë qeveri në rajon nuk i kanë marrë në shqyrtim nevojat e qytetarëve të tyre, kur zbatonin politikën e jashtme. Historia vazhdimisht na e ka dëshmuar se një paqe e vërtetë, e ndershme dhe e qëndrueshme mund të arrihet midis popujve, jo midis elitave në pushtet.

Liderët e Izraelit duhet t'i qasen procesit paqësor me një mendësi strategjike dhe jo me manovrime taktike me pamje të kufizuar. Duke përqafuar status-quon e paqëndrueshme do ta vërë Izraelin në një rrezik më të madh.

Demografia në histori ka dëshmuar se është faktori vendimtar në përkufizimin e fatit të kombeve. Në 50 vjetët e ardhshëm, arabët do të përbëjnë shumicën dërrmuese të popujve midis Detit Mediteran dhe Detit të Vdekur. Dhe, gjeneratat e reja të arabëve janë më të vetëdijshme për demokracinë, lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

Në këtë kontekst, Izraeli nuk mund t'ia lejojë vetes të perceptohet si një ishull apartheidi, i rrethuar me një det zemërimi dhe armiqësi arabe. Shumë liderë izralitë janë të vetëdijshëm për këtë sfidë dhe së këndejmi besojnë se krijimi i një shteti të pavarur palestinez është imperativ.

Turqia mendon në kontekstin strategjik për procesin paqësor izraelito-palestinez, jo vetëm pse e di se një Lindje e Mesme në paqe do të kishte përfitime të mëdha, por edhe për faktin se beson se nga paqja izraelito-palestineze do të përfitonte edhe pjesa tjetër e botës.

Prandaj, jemi të gatshëm të shfrytëzojmë gjithë kapacitetin tonë për të ndihmuar në negociata konstruktive dhe kemi besim të plotë se janë Shtetet e Bashkuara ato që kanë përgjegjësinë për t'u rreshtuar kah ligji ndërkombëtar dhe ndershmëria, kur është në pyetje procesi paqësor izraelito-palestinez. (a.v.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBI 35 MIJË FAMILJE NËN ASISTENCË SOCIALE (04.21.2011)
SERBIA IU SHPREH MIRËNJOHJEN PËR MOSNJOHJEN E KOSOVËS, POR I QUAN AFRIKANËT KANIBALË (04.20.2011)
WILL E KATE DO TË THONË PO NË YOUTUBE (04.20.2011)
JAVA PËRKUJTIMORE E VIKTIMAVE TË KRIMIT E DHUNËSNga MIMOZA DAJÇI (04.19.2011)
ALBAN DACI IU PARAQET LEXUESVE LIBRIN E TIJ "EUROPA DHE SHQIPTARËT" (04.18.2011)
PRESIDENTI FRANKLIN RUZVELT DHE "MARRËVESHJA E DYTË E RE" (04.17.2011)
"Financial Times": AMERIKA HEQ DORË NGA EVROPA (04.16.2011)
SHKOLLA MBAJTI ZI PËR SHOKUN E KLASËSNga BEQIR SINA, New York (04.15.2011)
KILI THOTË SE KLAUS E MORI STILOLAPSIN UNIKAL (04.14.2011)
SHKRIME TË WALT WHITMAN JANË GJETUR NË ARKIVAT E SHBA (04.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]