E Enjte, 04.25.2024, 05:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
"PA RROGA NJË VIT!" - KEQPËRDORIMI I GAZETARËVE NË BALLKAN
E Premte, 04.22.2011, 08:29am (GMT+1)

Pamje simbolike

Me përkrahje të fondacionit Friedrich Ebert, Lidhja e Sindikatave të Gazetarëve në Maqedoni ka organizuar një tryezë të rrumbullakët në Shkup, ku është diskutuar për një organizim më cilësor të sindikatave të gazetarëve.

Ata që punojnë në media janë një forcë e kualifikuar që aktivizohet shpesh mbi bazën e profesionit të lirë. Kjo keqpërdoret jo rrallë nga pronarët e mediave. Të këtij mendimi janë në sindikatën e gazetarëve të Serbisë. Në këtë shtet, sindikata është formuar në vitin 2002, por ende ajo nuk ka forcën e duhur për t'i mbrojtur të drejtat e të punësuarve në media, thotë Dragana Çabarkapa, kryetare e sindikatës së gazetarëve në Serbi.

E palejueshme: Gazetarët në dy televizione serbe pa rroga një vit

Në dy mediume private në Serbi , TV5 në Nish dhe në "Svetlost" në Kragujevc, të punësuarit nuk kanë marrë rrogat për një vit, ata janë në grevë. Pronarët nuk i respektojnë ligjet dhe nuk u lejojnë të zhvillojnë grevën. Nuk ka gazetari në profesion lirë pa gazetarë, të cilët nuk kanë guxim të pyesin për rrogat e tyre, kjo është e pakuptimtë, thotë Çabarkapa. Për problemet në media ata kanë informuar edhe federatën evropiane të gazetarëve. "Të organizohemi bashkarisht pët të kërkuar ndihmë, trajnim, të shohim mundësitë e organizimit, sepse me te vërtetë ballafaqohemi me probleme të njëjta. Nuk ka vende demokratike me gazetari të këtillë", thotë Dragana Çabarkapa.

Gjendja e të punësuarve në media në Maqedoni

Në Maqedoni të punësuarit në media në vazhdimësi janë në shënjestër, ndërsa vendet e punës gjithnjë e më shumë po bëhen të pasigurta, një numër i konsiderueshëm i tyre janë të paditur edhe në gjyq." Tamara Çausidis kryetare e sindikatave të mediave në Maqedoni, këmbëngul: "Sindikata jemi të gjithë ne. Nuk është sindikata ndonjë ministri, e cila do t'i trokasë në derë punësdhënësit." Armend Ibrahimi gazetar në televizionin shtetëror TVM, mendon se sindikata e fortë është ajo sindikatë, e cila prapa saj ka anëtarësi besnike. Një riorganizim i sindikatave të gazetarëve është domosdoshmëri e kohës, sipas tij, kjo për shkak të pavarësisë finansiare, por edhe njëkohësisht për shkak të rritjes së cilësisë së punës dhe shërbimeve që i kryejnë gazetarët.

Gjendja në Kroaci më shpresëdhënëse

Në Kroaci gjendja me të punësuarit në media është pjesërisht më e mirë, për të drejtat tyre mund të luftojë sindikata, e cila ekziston më se njëzet vite. Por, kriza ekonomike i ka nxjerrë prapë në sipërfaqe problemet e të së kaluarës. "Punëtorëve nuk u paguhen kontributet për sigurim të detyrueshëm ose nuk u paguhen të ardhurat mujore, ne këto probleme mes tjerash i tejkalojmë me ndihmën e gjyqit. Kemi ankesa në gjyq për mos respektimin elementar të gazaterëve dhe njerëzve të medias dhe lirshëm mund të them se 99% e të ankesave i kemi fituar në gjyq", thotë Marinka Bolkovac nga sindikata e gazetarëve të Kroacisë. Bashkëpunimi dhe organizimi i sindikatave të vendeve të rajonit do të ishte kuptimplotë sepse pothuajse të gjitha vendet përballen me probleme te natyrave të njejta. "Një bashkëpunim i sindikatave mes shteteve të rajonit do të ishte më se i nevojshëm për një rritje të cilësisë së punës edhe në këtë pjesë të Evropës ", shprehet Armend Ibrahimi.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Lindita Arapi

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"New York Times": PAQJA E MUNGUAR E REVOLUCIONITNga ABDULLAH GYL, President i Turqisë (04.21.2011)
MBI 35 MIJË FAMILJE NËN ASISTENCË SOCIALE (04.21.2011)
SERBIA IU SHPREH MIRËNJOHJEN PËR MOSNJOHJEN E KOSOVËS, POR I QUAN AFRIKANËT KANIBALË (04.20.2011)
WILL E KATE DO TË THONË PO NË YOUTUBE (04.20.2011)
JAVA PËRKUJTIMORE E VIKTIMAVE TË KRIMIT E DHUNËSNga MIMOZA DAJÇI (04.19.2011)
ALBAN DACI IU PARAQET LEXUESVE LIBRIN E TIJ "EUROPA DHE SHQIPTARËT" (04.18.2011)
PRESIDENTI FRANKLIN RUZVELT DHE "MARRËVESHJA E DYTË E RE" (04.17.2011)
"Financial Times": AMERIKA HEQ DORË NGA EVROPA (04.16.2011)
SHKOLLA MBAJTI ZI PËR SHOKUN E KLASËSNga BEQIR SINA, New York (04.15.2011)
KILI THOTË SE KLAUS E MORI STILOLAPSIN UNIKAL (04.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]