VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Berluskoni hap zemrën ndaj Veronikës dhe italianëve - "E majta vetëm shpif, Veronikën e dua, kthehu Veronika !"
E Mërkurë, 05.06.2009, 09:54am (GMT1)

"E majta vetëm shpif, Veronikën e dua, kthehu Veronika!"

 

Voal-online - Berlusconi: "Jam akuzuar për gjëra të paqena. E majta dhe shtypi i saj nuk arrijnë të pranojnë popullaritetin tim që është në masën 75%. Bëjnë vetëm sulme personale të bazuar në shpifje." Nga salloni i Bruno Vespës ku spikatin të shkruara fjalët "Tani flas unë", Kryeministri Silvio Berlusconi, iu përgjigjet ashpër sulmeve dhe akuzave, të cilat javën e fundit kanë pezmatuar mediat mbi raportet me bashkëshorten Veronica Lario. "Gruaja ime ka rënë në një grackë buçet Kryeministri në mikrofonët e emisionit të famshëm Porta a Porta edhe historia e velinave është një gënjeshtër abosulte, bëhet fjalë për gjëra të paqena". Pastaj përfundon kështu: "Gruan time e dua pa masë dhe më vjen keq që janë përfshirë në këtë gjë edhe fëmijët e mi."

 

"Shtrëngata" kundër Kryeministrit

 

"Sinqerisht nuk e prisja këtë shtrëngarë, por edhe në të kaluarën në shtyp janë publikuar gjëra të rreme. E kujtoj kur në në mbrëmje të organizuar në emisionin Tv Sorrisi e Canzoni e patën vënë në gojën time një shprehje drejtuar një zonjusheje së cilës i paskam thënë se do të doja ta merrja për grua, në realitet i kam thënë se është një vajzë e mirë për ta pasur në shtëpi." Berlusconi flet për pluhnajën që ka ngjallur festa e Noemit dhe duke u ndalur tek shërbimet  fotografike të cilat janë botuar sot në revistën javore Chi, përgënjeshtron "rrenat" që i janë veshur atij. "Është raportuar edhe një shprehje të një vajze e cila paskësh thënë se do të donte të vinte me mua kudo shpjegon Kryeministri është një tjetër rrenë, sepse asaj vajze ia kishin bërë pyetjen se kë donte të hidhte nga një kullë, mua apo dikë tjetër, dhe ajo ishte përgjigjur se me Berlusconi-n do të shkonte kudo."

 

Asnjë velinë në listën e eroparlamentareve

 

Berlusconi mbron pastaj femrat kandidate në listën e Popullit të Lirisë në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Kryeministri hedh poshtë kritikat e këtyre ditëve mbi praninë e të ashtuquajturave velina në ato lista: "Velinat nuk ekzistojnë në ato lista dhe ajo që thuhet është absolutisht gënjeshtër." Kavalieri shpjegon se nuk ka asgjë kundër atyre që punojnë në botën e artit dhe flet për meritat e kandidateve. Kavalieri përmend shembullin e Licia Renzulli-t: "Është në krye të një ekipi mjekësor që kryen edhe misione në Bangladesh dhe koordinatorët kanë menduar se ajo do të zgjidhet dhe do të ketë detyrën për të koordinuar deputetët tanë." Jo vetëm kaq. Berlusconi shpjegon se është trillim akuza se ishte vendosur të përjashtoheshin disa persona nga listat e kandidateve për në Parlamentin Europian pas deklaratave të Veronica Lario-s. "Isha në Varshavë dhe nuk e kisha mundësintë të ndërhyja ka vazhduar Berlusconi por nuk kishte asnjë emër që mund të ngjallte diskutime. Ishin njëqind kandidatë dhe duhej shkurtuar 28 për të arritur në numrin 72, janë hequr emra të meshkujve dhe të fmerave." Dhe përfundon: "Prestigiacomo, Gelmini, Carfagna, Ravetto. Ja disa nga femrat që janë kandidate. Ja parametrat tanë. Krejt tjetërgjë nga velinat. Ne në Parlament dërgojmë femra që janë më të zonjat e më serioze se edhe meshkujt."

 

Raporti me Veronica Lario-n

 

"Situacione false që janë marrë si të vërteta." Kjo është, sipas Kryeministrit, baza prej nga niset kërkesa e Veronica Lario-s për divorc. "Është një ngjarje që duhet të mbetet private. Është e drejtë të mos përflitet." Dhe vazhdon: "Kush është ngarkuar me një funksion publik si Kryeministër mund të pranojë vazhdimësinë e raportit vetëm nëse kuptohet se dy situata false kanë provokuar një sjellje të tillë dhe nëse deklarohet se ka rënë në gabim." Pastaj Kryeministri pranon: "Gruan time e dua pa masë dhe për raportin me të nuk dua të shtoj tjetër. Dhe më vjen keq që janë përfshirë në këtë mes edhe fëmijët e mi, të cilët i dua aq shumë sa nuk e them dot me fjalë. Besoj se mund të thuhet se jam për ata një baba i jashtëzakonshëm dhe shumë i adhuruar."

 

Tetëmbëdhjetëvjetorët e fëmijëve

 

Kryeministri i përgjigjet akuzës për "mungesën" në tetëmbëdhjetëvjetorët e fëmijëve të tij: "Im bir Luigi është si unë, nuk i ka festuar kurrë ditëlindjet. Për time bijë Barbara, ndërkaq, kam mbështetur financiarish një festë në Las Vegas ku të ftuari ishin në maska veneciane të Shekullit XVIII. Të gjithë miqtë e saj dhe i fejuari i saj janë dërguar në Las Vegas me shpenzimet e mia. Ndërsa Eleonora më ka thënë në telefon se nuk i kujtohet a ka bërë festë për 18 vjetorin apo jo.

 

Asnjë raport me minorenët

 

"Gazeta Repubblica ka pasur një titull ku nënkuptohej se unë frekuentoja një vajzë që atë ditë mbushte 18 vjet e, prandaj, deri në atë moment, ishte minorene. Është një rrenë me bisht e asgjë tjetër," shpërthen Kryeministri që ka shpjeguar se është paraqitur në ditëlindjen e vajzës pasi i kishte premtuar prej kohësh babait të saj për një takim ku të flitnim për "kandidatë të mrekullueshëm" për zgjedhjet në Jug. Berlusconi, kështu, shpjegon: "Atë mbrëmje me ka telefonuar babai i vajzës dhe më shpjeguar se ishte në një festë të familjes në një vend nja tri minuta pranë Capodichino-s". Berlusconi rrëfen se kishte arritur në Napoli pak para kohe për një mbledhje politike që kishte në mbrëmje. "Kur babai i Noemit më ka thënë se ata ishin bashkuar në restorant për festën e vajzës i cili ishte vetëm tri minuta nga aeroporti i Capodichino-s, kam verifikuar dhe duke pasur një orë kohë, kam shkuar ajte", vazhdon Kryeministri duke treguar se kishte arritur me veturë, shoqëruar nga policia dhe nga eskorta e tij: "Kam hyrë dhe menjëherë kanë filluar duartrokitjet. Në praninë e atyre njerëzve nuk kam mundur të mos bëj fushatë elektorale dhe kështu që kam filluar të bëj foto me të gjithë, nga familjarët tek drejtuesit e restorantit. Por unë pyes si është e mundur të menohet që, po të kish qenë një takim pikant, do të ishte dashur t'i bëja të gjitha ato foto e sidomos të shkoja në një vend ku të ishin të gjithë familjarët, miqtë dhe prindërit."

 

Sulmet e shtypit

 

"Nuk ka qenë një gjë e rastësishme dhe nuk them tjetër gjë." Kështu i përgjigjet Berlusconi pyetjes së bërë nga Vespa nëse ai ishte gjithnjë i bindur se ishte dikush që ta kishte frymëzuar të shoqen për të thënë gjëra të tilla. Kryeministri nuk përgjigjet dhe përfiton për ta lavdëruar Ferruccio De Bortoli-n, drejtorin e Corriere della Sera: "I kam telefonuar dhe dua ta them publikisht përse e kam vlerësuar mënyrën e tij ndershme dhe të ekuilibruar me të cilën e ka trajtuar lajmin." Por drejtori i Corsera saktëson se, po ta kishte pasur letrën e Veronica Larios të cilën ia kish dërguar gazetës Repubblica do ta kishte publikuar. Atëherë e gatëshme do të ishte edhe përgjigja e Berlusconi-t që ia sjell në mendje De Bortoli-t mungesën e "provokacionit, pra të letrës". "Gjëja e papranueshme të cilën unë do të doja ta denoncoja shton ai është se janë sajuar dy falsitete, njëra i përket rastit të velinave dhe që e ka lënduar Popullin e Lirisë dhe mua dhe tjetra, më personale, që më ka lënduar mua."


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.