E Martë, 03.19.2024, 08:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Kalendari 7 maj ATSH
E Enjte, 05.07.2009, 06:07pm (GMT+1)

NGA VENDI

1485 - Nikollë Leonik Tomeu, apo siç quhej shpesh dhe Epirioti, një ndër humanistët më të shquar shqiptarë, u laureua për filozofi.  Ai u lind në Venedik në vitin 1456 në një familje që kishte mërguar nga Durrësi. Në veprat që ka lënë, ai e përmend me krenari prejardhjen shqiptare. Në vitet 1504-1531 ishte një ndër intelektualët më të njohur të Venedikut dhe drejtues i shoqërisë "Shkolla e shqiptarëve", qendër e kulturës shqiptare në mërgim. Më 1497 Nikolla emërohet profesor dhe titullar i katedrës së filozofisë në Universitetin e Padovës, ku pati si student edhe Nikolla Kopernikun, një ndër astronomët më të mëdhenj të Mesjetës. Si politolog dhe njohës i mirë i kulturës antike dhe të kohës, Tomeu ka lënë një seri veprash si "Dhjetë dialoget", "Aristoteli, historia e jetës dhe veprave", studime historike dhe filozofike. Humanisti shqiptar ishte materialist dhe veprat e tij u dogjën nga inkuizicioni. 

1879  -Delegatët e Lidhjes së Prizrenit në Prishtinë, kërkuan që në Vilajetin e Kosovës shqiptarët të administronin vetë gjykatat. Si përgjigje Qeveria Osmane lejoi krijimin e gjykatave paralele; turke dhe shqiptare. Kërkesa u përsërit në Gjakovë, Pejë, madje ajo u avancua duke kërkuar mbylljen e gjykatave turke.

1914 - Andartet grekë sulmojnë Nikolicën dhe Arrëzën në zonën e Korçës. Mbi 1500 forca u përleshën me shqiptarët që mbrojnë trojet e tyre. Rezistenca ishte e ashpër dhe agresorët u detyruan të tërhiqen, duke lënë shumë të vrarë. Luftime u zhvilluan edhe në fshatrat e Vakëfeve. Gjatë tërheqjes grekët dogjën Leskovikun.

1947  - U nda nga jeta veprimtari i shquar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike, Mësuesi i Popullit, Jani Minga. Pas diplomimit në Athinë filloi të japë mësim dhe në shkollat greke u mësonte fshehurazi nxënësve gjuhën shqipe. Ishte nismëtar i hapjes së shkollës së parë shqipe dhe klubit "Labëria" në Vlorë më 1908. Dy vite më vonë hapi në Kaninë shkollën shqipe dhe në nëntor 1912 ishte delegat në Kuvendin e Vlorës. Për veprimtari patriotike u internua nga italianët më 1920. Në vitet 20-të luftoi për një shkollë kombëtare dhe laike, për një shoqëri dhe shtet demokrat dhe përparimtar. Ka lënë disa tekste mësimore me vlera të mëdha për kohën.

1992 - Në Zofingen të Zvicrës doli numri i parë i gazetës kosovare "Rilindja", që u ndalua nga ushtria serbe në Prishtinë. Pas një viti gazeta filloi të botohej edhe në Tiranë. Ajo ishte e vetmja gazetë në gjuhën shqipe që dilte në katër botime të njëherëshme ditore dhe shpërndahej kudo ku kishte shqiptarë.

NGA BOTA

1832 - Oto i Bavarisë u zgjodh mbret i Greqisë nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës. 

1833 - Lindi pianisti dhe kompozitori gjerman, Johanes Brams. Ai shkroi katër simfoni dhe dy koncerte për piano, që u bënë një standard për repertorin klasik. 

1840 - Lindi kompozitori i njohur rus, Pjoter Iliç Çaikovski. Ndër veprat e tij përmenden"Arrëthyesi", "Liqeni i mjelmave", "Bukuroshja e fjetur" etj. 

1892 - Lindi Josip Broz Tito, udhëheqës i partizanëve jugosllavë dhe president i Jugosllavisë së pas luftës nga viti  1945-'80. 

1915 - Trageti britanik Lusitania u mbyt nga një nëndetëse gjermane. Të 1198 pasagjerët dhe ekuipazhi i tragetit u zhdukën. 

1942 - Vdiq kompozitori dhe dirigjenti austriak, Feliks Vaingartner. Ai u bë i njohur për dirigjimet e veprave të Bethovenit dhe Vagnerit. 

1943 - Gjatë Luftës së Dytë Botërore forcat aleate çliruan Tunisin dhe Bizerten. 


1945 - Komanda e Vermahtit Gjerman nënshkroi aktin e kapitullimit me përfaqësuesit e forcave anglo-amerikane. Përfundoi kështu Lufta e Dytë Botërore në Evropë.

1954 - Në Vietnamin e Veriut, rrethimi i forcave franceze në Dien-Bien-Fu përfundoi me dorëzimin e francezëve. 

1960 - Leonid Brezhnjev zëvendësoi Klement Voroshilov në postin e presidentit të Bashkimit Sovjetik. 

1980 - U lirua nga burgu i Bikon në Nju Jork, Pol Gaidel, i dënuar për vrasje në vitin 1911. Ai ndenji në burg 68 vjet dhe 245 ditë, i cilësuar si burgimi me kohëzgjatje më të madhe në botë. 

1990 - Lituania zgjodhi Ivars Godmanis si kryeministër, pasi Moska kërkoi më shumë informacion për kushtet e shkëputjes së kësaj republike nga Bashkimi Sovjetik. 

1994 - Dha dorëheqjen Ministri i Drejtësisë në Japoni, Shigeto Nagano. Kjo pas përpjekjeve të tij për të pastruar të kaluarën e agresionit ushtarak japonez në Azi. 

1995 - Zhak Shirak fitoi zgjedhjet presidenciale në Francë. Ai mundi bindshëm kundërshtarin socialist Lionel Zhospen, duke i dhënë fund kështu periudhës 14-vjeçare të socialisteve në presidencë. 

1997 - Një studim i qeverisë amerikane kritikoi Zvicrën për çështjen e arit të rrëmbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke fajësuar qeveritë amerikane dhe zviceriane të asaj kohe. 

1999 - Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi fondin shtesë prej 13.1 miliard dollarë për të mbuluar operacionet  ushtarake në Jugosllavi dhe ndihmën për refugjatët kosovarë në Maqedoni, Shqipëri dhe gjetkë. 

1999 - Papa Gjon Pali II vizitoi për herë të parë Bukureshtin (Rumani), një vend ku komuniteti katolik paraqiste  një pakicë. 

2000 - Vladimir Putin u shpall zyrtarisht president i Rusisë gjatë betimit të tij në një ceremoni solemne në Sallën e Madhe të Kremlinit. 

2002 - Vdiq  në shtëpinë e tij në Barcelonë muzikanti në moshën 90 vjeçare, kompozitori katalan Xavier Montsalvatge. Montsalbatge, figurë e madhe e muzikës spanjolle të shekullit të 20-të, lindur në Gerone më 1912, kompozoi gjatë jetës së tij mëse 100 vepra, simfoni, opera, duke kaluar tek baleti dhe muzika e kinemasë
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nermin Kumanova: Nëse ti nuk merresh me politikë, atëherë politika do të merret me ty (05.07.2009)
Berluskoni hap zemrën ndaj Veronikës dhe italianëve - "E majta vetëm shpif, Veronikën e dua, kthehu Veronika !" (05.06.2009)
Veronika Lario i thotë addio Berluskonit (05.03.2009)
Kalendar 3 maj ATSH (05.03.2009)
Kalendari 2 maj ATSH (05.02.2009)
Andrey Shary: Ballkani - strategjik për Rusinë (05.01.2009)
Kalendari 1 maj ATSH (05.01.2009)
Wisner: Si do të shuhet nacionalizmi i Ballkanit (05.01.2009)
Kalendar 30 prill ATSH (04.30.2009)
Valbona ose fshati verilindor që jeton me turizmin (04.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]