VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Kalendari 7 maj ATSH E Enjte, 05.07.2009, 06:07pm (GMT1) NGA VENDI 1914 - Andartet grekë sulmojnë Nikolicën dhe Arrëzën në zonën e Korçës. Mbi 1500 forca u përleshën me shqiptarët që mbrojnë trojet e tyre. Rezistenca ishte e ashpër dhe agresorët u detyruan të tërhiqen, duke lënë shumë të vrarë. Luftime u zhvilluan edhe në fshatrat e Vakëfeve. Gjatë tërheqjes grekët dogjën Leskovikun. 1947 - U nda nga jeta veprimtari i shquar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike, Mësuesi i Popullit, Jani Minga. Pas diplomimit në Athinë filloi të japë mësim dhe në shkollat greke u mësonte fshehurazi nxënësve gjuhën shqipe. Ishte nismëtar i hapjes së shkollës së parë shqipe dhe klubit "Labëria" në Vlorë më 1908. Dy vite më vonë hapi në Kaninë shkollën shqipe dhe në nëntor 1912 ishte delegat në Kuvendin e Vlorës. Për veprimtari patriotike u internua nga italianët më 1920. Në vitet 20-të luftoi për një shkollë kombëtare dhe laike, për një shoqëri dhe shtet demokrat dhe përparimtar. Ka lënë disa tekste mësimore me vlera të mëdha për kohën. 1992 - Në Zofingen të Zvicrës doli numri i parë i gazetës kosovare "Rilindja", që u ndalua nga ushtria serbe në Prishtinë. Pas një viti gazeta filloi të botohej edhe në Tiranë. Ajo ishte e vetmja gazetë në gjuhën shqipe që dilte në katër botime të njëherëshme ditore dhe shpërndahej kudo ku kishte shqiptarë. NGA BOTA 1954 - Në Vietnamin e Veriut, rrethimi i forcave franceze në Dien-Bien-Fu përfundoi me dorëzimin e francezëve. 1960 - Leonid Brezhnjev zëvendësoi Klement Voroshilov në postin e presidentit të Bashkimit Sovjetik. 1980 - U lirua nga burgu i Bikon në Nju Jork, Pol Gaidel, i dënuar për vrasje në vitin 1911. Ai ndenji në burg 68 vjet dhe 245 ditë, i cilësuar si burgimi me kohëzgjatje më të madhe në botë. 1990 - Lituania zgjodhi Ivars Godmanis si kryeministër, pasi Moska kërkoi më shumë informacion për kushtet e shkëputjes së kësaj republike nga Bashkimi Sovjetik. 1994 - Dha dorëheqjen Ministri i Drejtësisë në Japoni, Shigeto Nagano. Kjo pas përpjekjeve të tij për të pastruar të kaluarën e agresionit ushtarak japonez në Azi. 1995 - Zhak Shirak fitoi zgjedhjet presidenciale në Francë. Ai mundi bindshëm kundërshtarin socialist Lionel Zhospen, duke i dhënë fund kështu periudhës 14-vjeçare të socialisteve në presidencë. 1997 - Një studim i qeverisë amerikane kritikoi Zvicrën për çështjen e arit të rrëmbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke fajësuar qeveritë amerikane dhe zviceriane të asaj kohe. 1999 - Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi fondin shtesë prej 13.1 miliard dollarë për të mbuluar operacionet ushtarake në Jugosllavi dhe ndihmën për refugjatët kosovarë në Maqedoni, Shqipëri dhe gjetkë. 1999 - Papa Gjon Pali II vizitoi për herë të parë Bukureshtin (Rumani), një vend ku komuniteti katolik paraqiste një pakicë. 2000 - Vladimir Putin u shpall zyrtarisht president i Rusisë gjatë betimit të tij në një ceremoni solemne në Sallën e Madhe të Kremlinit. 2002 - Vdiq në shtëpinë e tij në Barcelonë muzikanti në moshën 90 vjeçare, kompozitori katalan Xavier Montsalvatge. Montsalbatge, figurë e madhe e muzikës spanjolle të shekullit të 20-të, lindur në Gerone më 1912, kompozoi gjatë jetës së tij mëse 100 vepra, simfoni, opera, duke kaluar tek baleti dhe muzika e kinemasë www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |