VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MARILYN, IA BEHIN FOTOGRAFI TË TJERA TË PANJOHURA
E Hënë, 05.30.2011, 08:28am (GMT1)

Janë gjetur më 1980, i publikoi dje për herë të parë CNN në faqen e saj në internet

Voal-online - NEW YORK - Një seri fotosh të panjohura të Marilyn Monroe në kostum banjoje, gjetur rastësisht në vitin 1980, janë publikuar dje për herë të parë në uebsajtin e CNN, pak ditë para 85 vjetorit të aktores mitike, e cila vdiq e vetëvrarë më 1962.

Fotot dhe negativët janë blerë nga koleksionisti Anton Fury, në një treg të vjetërsirave të Parsippany, New Jersey, për dy dollarë. Ishin dy zarfa: e para me fotot e panjohura të Marilyn, e dyta me fotot e negativët e Jayne Mansfield.

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.