VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LUGINA E PRESHEVËS DO PRANI NË MINISTRINË E DIASPORËS
E Hënë, 05.30.2011, 03:41pm (GMT1)

Publikuar: Sot, më 30 maj 2011

Preshevë, 30 maj - Banorë të Luginës së Preshevës dhe aktivistë nga kjo pjesë shqiptare në Serbi, e shohin domosdo përkrahjen e Kosovës për banorët e tri komunave shqiptare, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, për realizimin e të drejtave të tyre, sikur që i gëzojnë serbët në Kosovë.

Madje, ata kërkojnë hapjen e një Zyre për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, në kuadër të Ministrisë së Diasporës, e cila është formuar së fundi, njofton KosovaLive.

Kosova duhet të përkujdeset për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që padrejtësisht janë ndarë nga trungu i saj është shprehur Refik Hasani, veprimtar për të drejtat e shqiptarëve të tri komunave shqiptare në Serbi, i cili tashmë jeton në Gjilan.

"Të shpërngulurit dhe të zhvendosurit nga komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në Gjilan dhe komuna tjera të Kosovës, kërkojnë që në kuadër të Ministrisë së Diasporës, të hapet edhe një Zyrë për Luginën e Preshevës kësaj ministrie të ketë edhe një Zyrë për Luginën".

Veprimtari Hasani, thekson se hapja e një zyre të tillë do të ishte shumë e rëndësishme për banorët e Luginës, ngase nëpërmjet saj, kjo pjesë e popullatës shqiptare do të mund të ngre zërin për të drejtat dhe liritë themelore, por edhe për ato të përbashkëta.


Sipas tij, nëpërmjet kësaj zyre do të kishte një komunikim më të mirëfilltë me banorët e Luginës, të cilët tashmë janë në gjendje jo të mirë dhe ndihen pa përkrahje.

Hasani, thotë se qeveria e Kosovës ka obligim moral, institucional, por edhe kombëtar, që të përkujdeset për këta banorë, të cilët padrejtësisht janë ndarë nga trungu kosovar dhe sipas tij, Ministria e Diasporës do të duhej të jetë e ndarë në disa sektorë, ku gjithsesi se në njërën prej tyre do të përfshiheshin edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, derisa edhe në kushtetutën e Kosovës do të duhej të figuronte diaspora.

"Kosova duhet të përkujdeset dhe preokupohet në mënyrë institucionale për shtetasit e vetë kudo që jetojnë", shprehet Hasani, i cili gjithashtu ka kërkon lehtësim të procedurave për pajisje me dokumente civile për banorët e Luginës së Preshevës, që jetojnë në Gjilan dhe komuna tjera të Kosovës, pasi ata po përballem me vështirësi.

Një lehtësim të tillë për pajisje me dokumente civile në Kosovë, për banorët e Luginës së Preshevës, e ka kërkuar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lutfi Haziri, duke theksuar, se këta banorë meritojnë trajtim më meritor nga institucionet tona qendrore dhe lokale.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.