VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TADIQ NUK SHKON NË ROMË, PASI SHKON JAHJAGA
E Martë, 05.31.2011, 11:04am (GMT1)

Publikuar: Sot, më 31 maj 2011

Prishtinë, 31 maj - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, nuk do të merr pjesë më 2 qershor në Romë në festimin e 150 vjetorit të bashkimit të Italisë, pasi që nikoqirët, siç ka deklaruar Tadiq për agjencinë e lajmeve ANSA, në atë ngjarje kanë ftuar edhe presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në të njëjtën kohë, Tadiq ka deklaruar se vendimi i tij nuk do të ndikojë në mbajtjen e samitit italo-serb në Beograd në fund të qershorit, transmeton "Zëri".

"Jam thellësisht i dëshpëruar pasi që nuk do të jem në gjendje të marr pjesë, më 2 qershor, në kremtimin e 150 vjetorit të bashkimit të Italisë, pasi që në atë ngjarje është e ftuar edhe presidentja e të ashtuquajturit shtet të Kosovës", është shprehur Tadiq.

"Unë duhet dhe dua t'i mbroj interesat legjitime të Serbisë, dhe, siç duket, institucionet italiane i kanë dhënë përparësi pjesëmarrjes së përfaqësueses së Kosovës në këtë ngjarje", ka shtuar Tadiq.

Presidenti serb, Boris Tadiq, nuk ishte i pranishëm as gjatë samitit të 17-të të presidentëve të vendeve të Evropës Qendrore, që u mbajt në Varshavë më 27 dhe 28 maj, për të njëjtën arsye, se në samit ishte e ftuar dhe merrte pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.