VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUSI: ARRESTOHET I DYSHUARI KRYESOR PËR VRASJEN E GAZETARES ANA POLITKOVSKAJA
E Martë, 05.31.2011, 08:42pm (GMT1)

Zëri i Amerikës E martë, 31 Maj 2011

Rusia arrestoi të dyshuarin kryesor për vrasjen në vitin 2006 të gazetares së njohur dhe kritikes së qeverisë Ana Politkovskaja.

Zyrtarët rusë e njoftuan arrestimin e Rrustem Mahmudov sot. Një zëdhënës is Komisionit Hetimor Rus tha se zoti Mahmudov u arrestua në Republikën e Çeçenisë dhe do të transferohet në Moskë për t'u marrë në pyetje.

Zonja Politkovskaja njihej ndërkombëtarisht për shkrimet e saj në Novaja Gazeta mbi abuzimet e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin në Çeçeni dhe pjesë të tjera të Kaukazit rus të prekura nga kryengritjet islamike.

Ajo ishte kritike e ashpër edhe e Kremlinit dhe politikave të tij në Çeçeni, si dhe udhëheqësit të kësaj republike Ramzan Kadirov. Një person i armatosur e qëlloi për vdekje zonjë Politkovskaja në apartamentin e saj në vitin 2006.

Redaktorët e Novaja Gazeta e mirëpritën arrestimin duke thënë se ky hap do të ndihmonte në gjetjen e të vërtetës.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.