VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Fatmir Sejdiu: Nuk jam ftuar në Shkup
E Djelë, 05.10.2009, 05:24pm (GMT1)

Voal-online - Radio Evropa e Lirë bën të ditur se Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka konfirmuar sot vetë se nuk është ftuar në inaugurimin e presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov. Megjithëse ky veprim eshte kritikuar nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se Kosova do të vazhdojë rrugën e njëjtë të bashkëpunimit me këtë shtet fqinj, duke ripohuar kështu politikën shtetërore të Kosovës për rol sa më konstruktiv në marrëdhëniet ndërfqinjësore, përfshirë këtu Maqedoninë. Z. Fatmir Sejdiu i ka bërë këto komente pas kthimit nga Turqia, ku qëndroi për një vizite disaditëshe. Gjatë këtyre ditëve ishin dhënë lajme kundërthënëse lidhur me ftesën që kreu i ri shtetëror i vendiit fqinj do t'ia bënte kreut shtetëror të Kosovës.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.