E Premte, 04.19.2024, 07:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Jonathan Eyal: Ballkani vazhdon ta ketë vëmendjen amerikane
E Hënë, 05.11.2009, 03:28pm (GMT+1)

"Vizita e nënpresidentit amerikan Biden në Ballkanin Perëndimor është indikacion i qartë se administrata aktuale synon t'i zgjidhë nyjat që kanë mbetur në Ballkan", thotë Jonathan Eyal, nga Instituti Mbretëror për çështje sigurie, Londër.


Javën që vjen, nënkryetari amerikan, Joseph Biden, pritet të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor, më saktësisht Sarajevën, Beogradin dhe Prishtinën. Jonathan Eyal, drejtor i studimeve në Institutin Mbretëror për çështje sigurie në Londër, shpjegon shkaqet që e kanë shtyrë zotin Biden ta bëjë një vizitë të këtillë, vetëm pak muaj pas emërimit të tij në postin e zëvendëspresidentit amerikan.

JONATHAN EYAL
Ka disa fakte që janë të rëndësishme në adresimin e kësaj çështjeje. Fakti i parë është se nënkryetari Biden ka marrë përgjegjësi të zgjeruara për Evropën.
Sa për ilustrim, ai ka qenë i pari nga administrate e presidentit Obama që ka vizituar kontinentin e vjetër. Fjala është për pjesëmarrjen e tij në konferencën mbi sigurinë në Mynih, të mbajtur në shkurt të këtij viti, vetëm pak javë pas formimit të administratës amerikane.

Biden gjithashtu është njeriu që ka lansuar porosinë e famshme mbi fillimin e një epoke të re të marrëdhënieve me Rusinë. Së dyti, vizita e Bidenit në Ballkanin Perëndimor është indikacion i qartë se administrata aktuale synon t'i zgjidhë nyjat që kanë mbetur në Ballkan dhe është e dukshme tendenca e saj që të përballet me sfidat në rajon në mënyrën që të përfshijë të gjitha aspektet, në vend se të merret vetëm me krizat akute pas shpërthimit të tyre.

Për shembull, është evidente qasja e administratës së Obamas që të përqendrohet në Pakistan dhe Afganistan si një pako çështjesh dhe njëkohësisht i sheh marrëdhëniet me Rusinë në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar. Në këtë kuadër mund të shihet edhe fakti se qasja karshi Ballkanit Perëndimor do të jetë e përgjithshme, që do të merret parasysh rajoni si një tërësi, në vend të ndarjes së vëmendjes në pjesë të ndara të rajoni.

Megjithatë, këtu vjen edhe pyetja nëse një qasje e këtillë e ndryshme në Ballkanin Perëndimor paralajmëron edhe ndryshim të politikës në rajon. Unë aktualisht nuk shoh asnjë ndryshim. Administrata e re për shembull e ka shtyrë me ngulm Kosovën drejt anëtarësimit në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ajo vazhdon të dërgojë porositë e njëjta të cilat i kemi dëgjuar deri më tash se në ç'kah duhet të shkojnë Kosova dhe Serbia.

Nuk besoj prandaj se aktualisht mund të flitet për ndonjë politikë të ndryshueshme karshi Ballkanit Perëndimor. Por, definitivisht mund të thuhet se me atë çfarë bën Uashingtoni aktualisht, dërgon porosi të qartë se Ballkani nuk është lënë mënjanë në oborrin evropian për të cilin Amerika nuk çan kokën. Përkundrazi, ky rajon vazhdon ta ketë një pjesë të madhe të vëmendjes së Shteteve të Bashkuara.

RADIO EVROPA E LIRË
Cilat janë porositë që mund të priten nga nënpresidenti Biden në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë?

JONATHAN EYAL
Mendoj se porositë nuk do të jenë aq të ndryshme nga ç'janë sot: Serbisë do t'i rekomandohet ta pranojë pavarësinë e Kosovës si një fakt të pandryshueshëm dhe të fuqizojë përparimin drejt strukturave evropiane; Bosnjë e Hercegovinës të shikojë përtej kufijve të Marrëveshjes së Daytonit, për të arritur deri tek një qeverisje më funksionale dhe unanime. Porosi për gjithë rajonin do të jetë që tejkalojë konfliktet nga çastet e fundit të shekullit të kaluar.

Mos të harrojmë, administrata e Obamas e ka përshëndetur sinqerisht faktin se Shqipëria dhe Kroacia janë bërë vende anëtare të NATO-s, prandaj edhe këtë meritë mund t'ia përshkruajë vetes.

RADIO EVROPA E LIRË
A mund të konsiderohet vizita e zotit Biden si një shenjë se administrata amerikane do ta shtojë angazhimin në Ballkan, në mënyrë që në listën e saj të prioriteteve të ngrihet profili i këtij rajoni në raport me pozitën që e ka pasur gjatë qeverisjes së zotit Bush?

JONATHAN EYAL
Mendoj se përgjigja në këtë pyetje është pozitive. Do të shtoja megjithatë se nuk është e ndershme të kritikohet administrata e kaluar. Ajo ka shpenzuar mjaft kohë në Ballkan që prej mandatit të saj të parë, edhe pse është e saktë se problemet tjera dhe rajoni si për shembull terrorizmi, Lindja e Mesme dhe e Afërt kanë hyrë në krye të agjendës së qeverisë së zotit Bush para skadimit të mandatit. Por, t'u kthehemi banorëve aktualë të Shtëpisë së Bardhë.
Nuk ka asnjë dyshim në faktin se administrata e presidentit Obama synon të projektojë një imazh të ri, duke lënë të kuptohet se nuk është më e obsesionuar me terrorizmin dhe Lindjen e Mesme, se është e gatshme dhe ka vullnet që botën ta shikojë si një tërësi.

Synimet e këtilla të Uashingtonit, për Ballkanin Perëndimor ofrojnë përfitime të veçanta, por, siç e thashë edhe më parë, elementet thelbësore të politikës së Uashingtonit përballë kësaj pjesë të botës ka kohë që nuk kanë ndryshuar aspak.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kalendar 11 maj ATSH (05.11.2009)
Fatmir Sejdiu: Nuk jam ftuar në Shkup (05.10.2009)
Kalendar 10 maj ATSH (05.10.2009)
Piloti Xhejms Berisha gati për udhëtimin në Amerikën e Jugut (05.09.2009)
Reportazh: Morini, porta e hapur mes vëllezërve (05.08.2009)
Kalendar 8 maj ATSH (05.08.2009)
Mimoza Kusari Lila: Anëtarësimi në FMN - moment i rëndësishëm (05.07.2009)
Kalendari 7 maj ATSH (05.07.2009)
Nermin Kumanova: Nëse ti nuk merresh me politikë, atëherë politika do të merret me ty (05.07.2009)
Berluskoni hap zemrën ndaj Veronikës dhe italianëve - "E majta vetëm shpif, Veronikën e dua, kthehu Veronika !" (05.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]