VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vaçe Zela: Lus Zotin çdo ditë të shoh dhe një herë Shqipërinë
E Martë, 05.12.2009, 08:43am (GMT1)

Dita e 9 majit 2009 do te mbetet ne kujtese te mbi 200 shqiptareve ne Zvicer, jo vetem se ate dite u promovua libri per nder te akademikut Bedri Dedja, por edhe sepse e pranishme ne kete eveniment, ishte legjenda e muzikes se lehte shqiptare Vace Zela. E shoqeruar nga bashkeshorti i sa, perkthyesi i talentuar i disa librave te autoreve zvicerane per Shqiperine dhe Kosoven, Pjeter Rodiqi dhe e bija, Irma Rodiqi, ekonomiste e shquar e Institutit te Statistikave ne Bazel te Zvicres dhe poete, Vacja dukej se e kishte mposhtur semundjen qe e shoqeron prej vitesh.

 

 

Eshte hera e pare qe Vace Zela, "Artiste e Popullit" dhe "Nder i Kombit", me gjithe gjendjen e saj shendetesore jo te mire, merr pjese ne nje aktivitet arsimor dhe kulturor. Hyrja e saj ne sallen e madhe te restorantit Tropicale- Hotel des Communes, Geneveys-sur Caffrane, Neuchatel (Neshatel) u prit me ovacione, qe vazhduan me teper se 20 minuta, shoqeruar me tingujt e kengeve te paharruara te perles se muzikes shqiptare. E emocionuar, artistja jone e shquar, por teper modeste dhe fisnike, pranoi te dale ne fotografi, si kujtim i bukur i kesaj mbremje te vecante, me te gjithe pjesemarresit. Teper e emocionuar, ajo shprehu kenaqesine e saj me fjalet "sot ju me shtuat jeten time, me nje dekade dhe nuk do ta harroj kurre kete pritje madheshtore". "Ju dhe te gjithe bashkekombesit e mi, me keni frymezuar qe te kendoj dhe te jap nje ndihmese modeste per kengen ne gjuhen shqipe, se bashku me te gjithe ate armate kengetaresh te suksesshem, qe po japin nje kontribut te madh per te gezuar shqiptaret, si dhe per te cuar se bashku me tej, demokracine e vendosur ne Shqiperi", pohoi kengetarja e madhe. Me nje modesti te shquar, diva qe mbushi 70 vjet pak jave me pare, shtoi se ndoshta nuk e meritonte nderin e madh, duke e cilesuar si "Personalitet te vitit 2009" nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe duke marre njekohesisht kenaqesine e gjithe atyre telefonatave nga Shqiperia, qe nga Presidenti i Republikes Bamir Topi, kreu i MTKRS-se Ardjan Turku etj. Evenimentin e rralle ne Neshatel te Zvicres, e nderoi me pjesemarrjen e tij edhe balerini i shquar shqiptar qe ka bere zene shume skena te botes, Enkel Zhuti.

Si e festuat 70-vjetorin e lindjes suaj dhe shpalljen tuaj si "Personalitet i vitit 2009", nga Ministria e Kultures?

7 prilli ka qene nje dite e vecante. E kam te veshtire t'jua pershkruaj emocionet e asaj dite. Kam marre telefonata te pafundme, te cilat kane filluar ne oren 07:00 te mengjesit dhe kane perfunduar rreth mesit te nates. Me kane marre te njohur dhe te panjohur ne telefon, por ajo qe me ka prekur me se shumti ka qene telefonata e Presidentit Topi, i cili me uroi ne emer te te gjithe shqiptareve. Me pare ai me dergoi nepermjet kryetarit te bashkise se Lushnjes, nje buqete te bukur me lule dhe disa dhurata me dedikimin e posacem. Po ashtu me ka prekur shume edhe telefonata e nje shkolle fillore. Ata zera femijesh qe me uronin te gjithe ne kor ditelindjen. Po jo vetem telefonatat; nuk pushonte se reni edhe zilja e deres. Korriere njeri pas tjetrit, qe sillnin buqeta me lule. Nuk di t'u them sa buqeta me kane ardhur nga Shqiperia, nje buqete me 70 trendafila nga Franca, te tjera nga Italia, Austria dhe mjaft vende te tjera. Ka qene nje dite e paharruar. Gjithashtu koncerti i organizuar nen kujdesin e Zonjes se Pare per nderin timin, ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane. Gjithe ato urime te bukura te marra nga koleget e mi. Fakti qe gjimnazi "Qemal Stafa" organizoi nje veprimtari te vecante per mua ne kete dite, si ish-nxenese e ketij gjimnazi. Oh! Kam frike se nuk jua kam permendur te gjitha. Natyrisht edhe shpallja "Personalitet i Vitit" ishte nje nder i rralle per mua. Te gjitha keto une kam fatin e madh t'i perjetoj per se gjalli, prandaj dhe i jam aq mirenjohese atij vendi, qe me rriti, me beri ate qe jam dhe qe mbi te gjitha me nderon edhe sot, megjithese mungoj prej gati nje cerek shekulli nga skena shqiptare. Kete gje di ta bej vetem populli yne i mrekullueshem.


Cfare mbresash patet nga takimi me bashkekombesit tuaj ne Neshatel, me 9 maj 2009 dhe kur degjonit kenget tuaja te shoqeruara nga duartrokitjet e tyre?

Mbresat dhe emocionet ishin thuajse te njejta me ato te ditelindjes. Salla e gjithe e ngritur ne kembe qe per pese minuta me radhe nuk reshte se duartrokituri, aq sa me vinte zor, sepse ai takim behej per nder te shkrimtarit te madh, profesorit Bedri Dedja. E gjithe kjo u nxit edhe nga fakti se mikja e familjes sone, vajza e Bedriut, Edlira Dedja, kishte vene ne magnetofon kengen me tekstin aq domethenes "Po ku ka si ti, o Shqiperia ime!" Qe nje veprimtari dinjitoze, e organizuar shume bukur, ashtu si e meritonte i ndjeri Dedja, qe tregoi se artistet e vertete nuk vdesin kurre.

Kur keni filluar te kendoni per here te pare?

Isha vetem nente vjece dhe me hipen ne nje karrige, me veshen nje fustan nuseje. E vetmja gje qe nuk gjeten dot ishin nje pale kepuce, keshtu qe heren e pare kam kenduar zbathur. Por nuk u kuptua, sepse i leva kembet me shkumes. Edhe sot qesh, kur me kujtohet ajo dite.

Zgjedhja e profesionit tuaj si kengetare si erdhi?

Ne menyren me te natyrshme. Ajo ishte gjeja qe mund te beja me mire se gjithcka tjeter. Ne fakt une rrjedh nga nje familje qe e ka dashur shume kengen. Nena ime ka pasur ze te bukur, keshtu qe edhe une jam rritur me dashurine per kengen. Megjithate, prinderit donin qe une te mesoja dicka tjeter, sepse kenga nuk u dukej zanat.

A keni ndonje kujtim te bukur nga jeta teatrale, pasi ju keni mbaruar shkollen e larte per teater?

Une kam luajtur vetem ne nje pjese teatrale. Ne fakt une kisha vetem nje qellim, te behesha kengetare e zonja. Por meqenese u zhgenjeva njehere, sepse nuk me pranuan ne Liceun Artistik, duke me quajtur te paafte dhe doja me cdo kusht te studioja, mendova se Shkolla e Larte per Teater, do te me ndihmonte per te interpretuar me mire kengen.

Karriera e suksesshme si kengetare, ju ka ofruar me shume sfida apo kenaqesi?

Te dyja se bashku. Sot natyrisht qe une kujtoj vetem kenaqesite dhe si ju thashe edhe me lart, kam fatin e rralle qe te perjetoj kenaqesi po aq te medha, sa edhe kur ngjitesha ne skene.

Sa vite bete ne skenen kombetare? Ju keni kenduar ne disa zhanre ne muzike. Keni kenduar edhe kenge popullore dhe te lehta. Cila kenge e interpretuar, ju ka lene me teper mbresa?

Kam kaluar nje jete te tere ne skene, rreth 40 vjet. Nuk di t'ju them se cila kenge me pelqen me shume, sepse une kam dashur me shpirt cdo kenge qe kam kenduar. Natyrisht kam qene shume kerkuese. Jo rralle i kam munduar koleget e mi kompozitore dhe poete, sepse nuk pranoja te kendoja asnje fraze, jo me kenge, qe nuk me "ngjiste". Sa net pa gjume kane kaluar prej meje, por me pas ma falnin mundin qe u krijoja, sepse bindeshin qe kisha pasur te drejte.

Cfare ju ka mbetur ne kujtese nga pjesemarrja juaj ne turnete jashte shtetit, me Ansamblin e Kengeve dhe Valleve Popullore?

Kur kam kenduar per here te pare ne Kosove ne vitin 1979. Kane qene emocione te rralla, te paperseritshme. Por kam edhe kujtime te tjera te bukura. Nuk di c'te permend me pare. Ne Norvegji me dhane dy ore para koncertit, nje kenge norvegjeze per ta kenduar. Mendoni sa e veshtire eshte te mesosh per dy ore, nje kenge ne nje gjuhe qe nuk e njeh. Pasi kendova strofen e pare, per nje moment harrova tekstin. Por pa kaluar as nje minute, sikur ta kishin bere te gjithe me fjale, 2000 spektatore ngrihen njeherazi ne kembe dhe vazhdojne se bashku me mua te kendojne kengen. Qe nje emocion aq i madh sa koleget e mi me vone, me thoshin qe ti bere enkas sikur harrove fjalet. Nje tjeter kujtim i bukur eshte koncerti ne Firence, kur kam kenduar kengen italiane "Firenze stanotte". Jane disa kenge qe lene gjurme te thella ne publikun vendas, i cili me nje lloj fanatizmi ruan interpretimin e kengetareve vendas dhe e ka shume te veshtire, per te mos thene te pamundur, te pranoje se nje i huaj mund t'i kendoje kenget e tyre me mire. Une kam pasur fatin ta perjetoj nje gje te tille. Edhe atje eshte ngritur i gjithe publiku ne kembe, duke kenduar se bashku me mua.

Semundja ju ka ndare nga skena, por jo nga hobi juaj per lulet. A kujdeseni per to?

Sa do te doja ta beja nje gje te tille, por per shkak te gjendjes sime shendetesore tani e kam te pamundur. Vajza ime Irma, e cila ka trasheguar edhe ajo pasionin per lulet, kujdeset sot per to. Perpara se te semuresha kaloja ore te tera ne bahce, saqe fqinjet e mi zvicerane me quajne "zonja me gishtat jeshile" dhe me shaka thone se ata duhet te paguajne per ate pamje te bukur, qe shohin nga dritaret e tyre. Edhe dyqanet qe shesin lule me njohin dhe kur shkoj shitesit, si me shaka me thone, "Oh zonje, u be kohe e gjate, gati nje jave qe s'ju kemi pare".

Vajza juaj Irma ka zgjedhur ekonomine si profesion. A do te kishit deshire qe ajo te ishte bere kengetare si ju?

Jo, kete nuk e kam dashur kurre. Pastaj, ajo per sa i perket profesionit ka trasheguar me shume nga i ati, prej te cilit ka pasur edhe prirjen per shkencat ekzakte.

Cfare mesazhi keni per brezat e rinj te kengetareve shqiptare? Cili eshte mendimi juaj per muziken shqiptare ne teresi?

E kam te veshtire te luaj rolin e mesueses ne distance, por do t'u lutesha qe te ruajne me cdo kusht identitetin tone kombetar, qe eshte gjeja me e vyer qe kemi.

Vacja dhe familja. A keni ndonje kompliment per bashkeshortin tuaj Pjeter dhe vajzen Irma?

Vazhdoj te jetoj sot, pas tere atyre semundjeve te renda qe kam kaluar, vetem ne saje te dashurise dhe perkushtimit te tyre ndaj meje.

A keni deshire te ktheheni ndonjehere ne qytetin tuaj te lindjes dhe ne pergjithesi ne Shqiperi?

Oh, kjo eshte nje pyetje qe me mire mos te ma kishit bere, sepse me mbush me trishtim. Kjo eshte endrra ime me e madhe. Do te doja me gjithe shpirt te shkelja edhe nje here rrugicen ku kam lindur dhe kam kenduar per here te pare. Te shoh se si ka ndryshuar Tirana, ku kam kaluar pjesen me te madhe te jetes sime. Lus Zotin cdo dite, qe te ma realizoje kete deshire, sepse Shqiperia per mua ka qene dhe mbetet vendi qe me ka falur emocione te jashtezakonshme, qe me ka bere te ndjehem njeriu me i lumtur ne bote. Prandaj, ua them me gjithe shpirt; jam aq krenare qe jam shqiptare, se ai vend me mungon me shume se gjithcka tjeter.

Flet i shoqi: "Urimet i dhane force Vaces"

"Per urimet e derguara me rastin e 70-te vjetorit te ditelindjes, Vacja lutet te pranoni falenderimet me te sinqerta dhe shprehjen e mirenjohjes se saj dhe iu deshiron shendet, mbaresi e gjithe te mirat e mundshme", tha bashkeshorti i Vace Zeles, Pjeter Rodniqi. Sipas tij, vleresimet dashamirese te bera ne adrese te saj, c'eshte e verteta, e kane emocionuar e mallengjyer, por njekohesisht i kane sherbyer edhe si mbeshtetje dhe nxitje te fuqishme, per perballimin e veshtiresive qe lidhen me gjendjen e saj, jo gjithnje te mire shendetesore. Edhe une, bashke me Irmen, ju falenderojme dhe shpresojme te kemi rast t'ua shperblejme ne te mira dhe gezime.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.