VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FILMI ARTISTIK FRANCEZ "CAPTIFS" PORTRETIZON NJË SHEKULL TERROR QË KANË BËRË SERBËT NË KOSOVË

Për realizimin e filmit Beogradi fajëson Kushnerin
E Mërkurë, 08.03.2011, 08:57am (GMT1)

Serbët kanë reaguar ndaj filmit artistik francez "Captifs", i cili portretizon atë që realisht kanë bërë serbët që nga pushtimi i Kosovës në vitin 1912, masakra, terror, vrasje të grave shtatzëna, nxjerrje të fëmijëve nga barku i tyre, marrje organesh dhe shumë e shumë mizori të tjera.

Reagimi i serbëve ka shkuar aq larg, sa kanë akuzuar dhe francezin Bernard Kushner, kryeadministratorin e parë të Kosovës, se ka ndihmuar në financimin e filmit. "Filmi në masën më të madhe është financuar nga shqiptarët. Ka mundësi që edhe Bernard Kushner ta ketë ndihmuar atë", shkruan e përditshmja "Kurir".

"Captifs" është një film francez i zhanrit horror, në të cilin prezantohen serbët duke transplantuar organet e shqiptarëve. Ngjarja zhvillohet në Ballkan. Carole është një infermiere humanitare që përfundon atje me misionin, por së bashku me 2 kolegë të saj ajo rrëmbehet. Ata mbahen në kushte mesjetare si të burgosur dhe ndërsa qëndrojnë aty, mësojnë për tmerrin e krimeve serbe.

Filmi do të dalë në kinema gjatë muajit tetor. E përditshmja beogradase e ka quajtur shpifje të madhe këtë film dhe në artikull theksohet se shqiptarët u kanë dhënë para francezëve për t'i portretizuar serbët si kriminelë. Për këtë film është prononcuar Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi. Ata janë të bindur se ky është një film propagandistik dhe u kanë dërguar një letër autoriteteve përkatëse - Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. "Ky film me buxhet të ulët tallet me viktimat e vërteta të trafikimit të organeve", - ka deklaruar zëvendësprokurori i Krimeve të Luftës në Serbi, Bruno Vekariç.

(http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.