E Enjte, 04.25.2024, 09:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Reportazh: Në Dobrunë ku kufiri mes shqiptarëve është fiktiv
E Hënë, 05.18.2009, 07:42am (GMT+1)

Nën një diell thuajse përvëlues dhe në një rrugë thuajse të shkatërruar, udhëtimi për në Dobrunë, fshati që ndodhet këtej e andej kufirit me Kosovën, ku lule shumëngjyrëshe e pyje të dendura na shoqërojnë përgjatë gjithë rrugës, të ngjall ndjesi të veçantë.    

"Rrugën do ta ndërtojmë, bile këtë vit, pasi fondi është dhënë, por kufirin ende është vështirë t'a prishim", më thotë kryetari i komunës së Golajt, Adem Lala. 
     Kjo  komunë ka nën administrim fshatin Dobrunë, ku një lagje ende është e ndarë në mes nga kufiri me Kosovën, ndonëse fiktiv, ku fëmijët udhëtojnë çdo ditë për në shkollën e Godenit, fshat pranë kufirit, por i Kosovës.
     Duket e çuditshme që fëmijët e të njejtit fshat janë të ndarë më dysh, pasi vijojnë shkollën në dy shtete të ndryshme. Kështu ndodh me fëmijët e fshatit Goden: mësojnë në dy shtete të ndryshme, ndonëse banorët e tyre flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat zakone, miqësi të shumta....   
     Dhe askund tjetër nuk ndodh kështu, ndaj banorët e Dobrunës pyesin "cfarë kufiri është ky, ne tani hyjmë e dalim në Goden kur të duam, edhe pse programi mësimor është i ndryshëm, edhe pse për fëmijët tanë ka furgon për t'i çuar në shkollë".
     Dobruna, fshati afër kufirit, është në vemëndjen e OJQ-ve. "Për Dobrunën mund të flasim gjatë edhe pse është një fshat i vogël", thotë Jonuz Kola, drejtor ekzekutiv i shoqatës VMA (Viktimat e Minava e Armëve). Sepse Dobruna, tashmë është e pastruar nga minat, por ka një histori tragjike ...
                                                      

                                             -Në Dobrunë ndarja mbetet fiktive-


     Fshati ndodhet vetëm 200 - 330 metra larg kufirit, ku një lagje e tij, Zylfaj, ndahet nga kufiri. Banorët e fshatit ende kujtojnë pranverën e vitit '99, kur fshati u shpopullua krejtësisht, të gjithë banorët u larguan tek të afërmit në Krumë, apo në Golaj, na tregon Rifati, djalë i fshatit dhe sot drejtor i zyrës së Bujqësisë të rrethit. "Në ato kohë, kishte edhe gazetarë të huaj që kanë tentuar të hyjnë në fshat, por u sprapsën nga predhat e artilerisë serbe", tregon Rifati. 
     Ndonëse kanë kaluar 10 vjet, ende në muret e shtëpive në këtë fshat kanë gjurmët e bombardimeve. Kështu janë muret e shtëpisë së Ali Mulës, ku gjurmët e predhës së rënë janë ende të pranishme. Agim Mulaj, që e ka shtëpinë vetëm rreth 200 metra larg kufirit, thotë që dhe sot e kësaj dite, "kufiri na ka ndarë, por jo zemra e zakoni.
Tani shkojmë e na vijnë kumbarët".  
     Shpesh ndodh që fëmijët e Godenit e Dobrunës takohen në mes të kufirit ku luajnë së bashku. "Unë mësoj në Goden, por pas mësimit bëhem me shokët e mi të fshatit, edhe pse në orën e pushimit luaj me shokët atje", thotë me ciltërsi Besimi 12 vjecar.
     Dobruna ka rreth 70 familje me 250 banorë. "Gjithnjë e më tepër banorët po largohen  në Krumë, ose në zonat fushore. "Të vjetrit po shkojnë pas fjalës së të rinjve, shumica e të cilëve janë në emigracion", thotë kryetari i komunës, Lala. 
     Fshati ka pyje shumë, por jo tokë bujqësore, e cila është aq sa banorët të mbjellin sa për vete. Cdo familje ka 1-2 lopë dhe 10-15 dele, apo dhi. " Meren kryesisht me blegtori, se kullota ka sa të duash", thotë Rifati, djali i fshatit.  Për shumë vite edhe toka bujqësore larg fshatit ishte e minuar dhe kjo rritur tendencën për t'u larguar. Tani kanë mbetur vetëm më të varfërit. 
     "25 familje trajtohen me ndihmë ekonomike, ose rreth 30 për qind", tregon kryesorari I komunës. "Sikur nuk është tregues i varfërisë, pasi në Krumë me ndihmë ekonomike trajtohen mbi 40 për qind e familjeve", vazhdojmë bisedën. "Ndoshta, por është fshat i vogël dhe ndihma u jepet vetëm familjeve që nuk kanë asnjë përpkrahje, as nga emigracioni", vazhdon kryetari.  
       I japim të drejtë kryetarit për mënyrën e dhënies së ndihmës ekonomike, pasi shumica e familjeve kanë djemtë në emigracion, pa ndihmën e të cilëve kushedi se c'jetë mund të bëhet në këtë majëmali, ndarë nga një kufi absurd.  
                                                       

                                          -Zylfajt, andej dhe këndej kufirit- 

      Zylfajt është lagje e Dobrunës edhe andej, edhe këndej kufirit. Këtej janë 30 banorë, matanë pak më shumë, rreth 50.
Një lagje e vogël, por me një histori e çuditshme, si shëmbëllimi I historisë së gjithë shqiptarëve, që ndër shekuj pranuan të tkurrin trojet, por jo identitetin. Një shembull të tillë të dytë, vështirë ta gjesh në histori. 
     Gëzimi është djali i Hysni Hotit, që nga minat ja kishte humbur të dyja këmbët. Por Hysniu kishte edhe një vëlla tjetër, pak metra larg, por matanë kufirit. Dhe nuk e kishte parë për afro gjysmë shekulli. Hysniu ka vdekur4 vjet më parë, por kushurinjtë tani shkojnë e vijnë te njëri tjetrin. As nuk kanë frikë se po "thyejnë kufirin". 
     Dobrunasit e godenasit edhe tokat e tyre I kanë këtej e andej kufirit. "Deri tani nuk kemi patur përplasje, i dimë se cilat janë tokat tona, cilat të godenasve. Secili punon brenda kufirit, por ia njohim pronën njëri-tjetrit", thotë Gëzimi. 
                                                              

                                                   -Arsimi andej kufirit-  

     Dobruna ka një shkollë fillore me klasa kolektive ku mësojnë gjithsej 27 nxënës në të katër klasat. Për të vijuar arsimin 9-vjecar në fshatin Letaj, afër doganës së Qafë Prushit, zyra arsimore e rrethit ka vënë në dispozicion të fëmijëve të fshatit një furgon për t'I marrë dhe cuar. Por jo të gjithë fëmijët shkojnë në shkollën e Letaj, pasi 8 fëmijë të Dobrunës vijojnë mësimin në shkollën e Godenit. 
     "Ne ua kemi krijuar kushtet që të vijojnë shkollën këtej, por nuk mund t'ua imponojmë, ndaj 8 fëmijë vijojnë mësimin në shkollën e Godenit, vetëm 2 kilometra larg fshatit", thotë kryetari i komunës.    
     Shkolla e parë shqipe në këtë zonë është çelur në Goden në vitet '30, ku mësonin shqip fëmijët e fshatrave Dobrunë, Goden dhe Letaj.    
     Tashmë edhe shkolla e Godenit po trkurret nga numri i nxënësve, pasi dhe prej andej  janë larguar shumë prej banorëve. Është fshat i masakruar në pranverën e vitit '99.Vetëm në një ditë, në 25 prill 1999 në oborrin e shkollës u masakruan 22 burra të fshatit, prej të cilëve 4 mësues. Banorët e tjerë në mbrëmjen e asaj ditë kaluan kufirin dhe u strehuan në Krumë. 
    Ardhja e godenasve ishte preludi i fillimit të eksodit biblik që përfshiu largimin me dhunë të afro gjysmë milioni në drejtim të Kukësit, Hasit, Tropojës. Ndaj godenasit i mirëpresin nga viti në vit fëmijët nga Shqipëria në shkollën e tyre.                                                      

                                           -Plagët që nuk harrohen-     

      Dobrunasit e kanë të pamundur të harrojnë pranverën e vitit '99 kur u detyruan të largohen krejtësisht nga trojet e tyre. Por edhe kur u kthyen, vuajtjet për ta nuk mbaruan, pasi toka ishte e minuar. Për të jetuar, bagëtia duhej kullotur dhe toka duhej punuar. 
      Gjatë këtyre viteve nga prania e zonave të minuara, nga ky fshat i vogël kanë humbur jetën 4 banorë, 10 të tjerë janë gjymtuar, ndërsa në shkallë komune, janë 10 të vdekur e 47 të gjymtuar e të plagosur.
       Izet Ademi, ish punonjës policie, i gjymtuar nga minat afër kufirit, që tashmë punon në Shoqatën "Viktimat e Minave dhe Armëve" dhe njihet në të 39 fshatrat e qarkut të Kukësit, të prekur e të dëmtuar nga minat. Aty në Dobrunë, Izeti na prezanton me Korab Mulajn, një prej të gjymtuarve nga minat. "Korabi, sapo është fejuar, këtë rradhë nuk kemi ardhur për ta uruar, e kemi lënë një ditë tjetër që ta lodhim pak", thotë me të qeshur Izeti.    
      Korabi, djalë i ri 26-vjeçar qesh e nis tregon, "sikur të mos kisha ndihmën e shoqatës, tani do të isha në shtrat"  "Si re në mina", e pyes. "Pse ma kujton, kanë kaluar 7 vite e dua të harroj, atëherë gjithë zona ishte e minuar, por bagëtia duhej kullotur, thotë me nota mërzie Korabi, që si Izeti, njërën këmbë e ka me proteza të vendosura në Slloveni.  Për mirëmbajtjen e tyre kujdeset një specialist pranë spitalit civil të Kukësit.
      Për t'u ardhur në ndihmë banorëve të Dobrunës kjo shoqatë ka zbatuar edhe projekte rehabilituese në drejtim ekonomik, ka trajnuar 7 persona të gjymtuar në kurse profesionale, ndërsa 7 familje që kanë persona të gjymtuar, kanë përfituar lopë apo koshere bletësh. "Synimi ynë është që të gjymtuarit të mos e ndjejnë veten të braktisur", thotë Izeti. 
     Kjo është Dobruna, fshati i ndarë mes për mes nga një kufi fiktiv, që tashmë ndodhet vetëm në harta, pasi banorët prej kohësh e kanë prishur atë. Edhe pse banorët janë duke u larguar, Dobruna është një fshat që rrallë kund j'a gjen shoqen.  ATSH
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Marrëdhëniet me Italinë të shkëlqyera, falë edhe imazhit të ndryshuar të komunitetit shqiptar (05.16.2009)
Vaçe Zela: Lus Zotin çdo ditë të shoh dhe një herë Shqipërinë (05.12.2009)
Kalendar 12 maj ATSH (05.12.2009)
Jonathan Eyal: Ballkani vazhdon ta ketë vëmendjen amerikane (05.11.2009)
Kalendar 11 maj ATSH (05.11.2009)
Fatmir Sejdiu: Nuk jam ftuar në Shkup (05.10.2009)
Kalendar 10 maj ATSH (05.10.2009)
Piloti Xhejms Berisha gati për udhëtimin në Amerikën e Jugut (05.09.2009)
Reportazh: Morini, porta e hapur mes vëllezërve (05.08.2009)
Kalendar 8 maj ATSH (05.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]