VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FYTYRAT E MUP NË VERI TË KOSOVËS
E Premte, 08.05.2011, 08:01am (GMT1)

Televizioni KTV ka sjellë fotot dhe emrat e pjesëtarëve të MUP-it të Serbisë, të cilët besohet se janë përfshirë në dhunën e ditëve të fundit në veriun e vendit. Burime të njohura me zhvillimet i kanë thënë KTV-së se dyshohet që pjesëtarë të MUP-it serb dhe biznesmenë serbë nga po kjo anë, në lidhje të drejtpërdrejta me qeverinë në Beograd, qëndrojnë prapa shumë ngjarjeve të ndodhura në veri, përfshirë vrasjen e policit Enver Zymberi, djegien e pikës kufitare në Jarinjë dhe bllokimet e rrugëve. Këto burime shumicën e ngjarjeve i kanë lidhur me biznesmenin e derivateve të naftës në veri, i njohur me nofkën Zvonko. Për këtë të fundit burimet kanë treguar se ka qenë në shoqërim të vazhdueshëm me Borko Stefanoviqin dhe Goran Bogdanoviqin. Madje thuhet se Zvonko është parë të ketë bërë rojë gjatë takimit që është zhvilluar ndërmjet komandantit të KFOR-it, Erhard Bühler, me Stefanoviqin e Bogdanoviqin. Po ashtu, sipas këtyre burimeve, një numër tjetër i të dyshuarve për dhunën në veri janë pjesëtarë të MUP-it serb. Gjorgje Dragoviq, Dragan Baboviq, Milan Ivanoviq, Ivan Aksentijeviq, që të gjithë dyshohet të jenë pjesë e MUP-it serb në veri.

Në listën e të dyshuarve besohet të jenë edhe disa nga të ashtuquajturit Rojat e Urës. Megjithëkëtë, organi i cili po punon në zbardhjen e shkaktarëve të dhunës në veri, EULEX-i nuk ka pohuar e as mohuar nëse ndonjëri nga emrat e përmendur më lart janë pjesë e hetimeve ose jo.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.