VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ELIZA DUSHKU NË TIRANË, PROMOVON VLERAT TURISTIKE TË SHQIPËRISË
E Shtunë, 08.06.2011, 06:21pm (GMT1)

Tiranë 6 gusht- Eliza Dushku, aktorja e njohur shqiptare në Hollivud ka mbërritur në Tiranë, për të ndikuar me imazhin e saj në promovimin e vlerave turistike të Shqipërisë. Mbërritja e saj në aeroportin "Nënë Tereza", ku u prit nga nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, u shoqërua me një gjest shumë sinjifikativ. Ajo firmosi kërkesën për të pasur një pasaportë shqiptare, duke u bërë kështu dhe zyrtarisht një shtetase shqiptare. Kjo është hera e tretë që ajo viziton Shqipërinë dhe u shpreh se ndjehej shumë e lumtur. Këtë herë kam sjellë një grup xhirimi amerikan, për të udhëtuar rreth vendit dhe për të dokumentuar bukuritë dhe vlerat e Shqipërisë, në mënyrë që t'i tregojmë botës më shumë mbi Shqipërinë. Njerëzit ende nuk dinë mjaftueshëm për këtë vend dhe në disa raste duhet t'ia tregosh se sa e bukur është Shqipëria nga bregdeti, nga malet dhe qytetet e saj", u shpreh ajo. Ndërsa nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku, tha se "aktorja ka ardhur për të promovuar vlerat social-kulturore të Shqipërisë, për të parë disa nga qytetet kryesore për rreth 10 ditë". Projekti i aktores i cili mbështetet nga producentë të "Lonely Planet" apo "Travel Channel", ka për qëllim për të treguar sa e mahnitshme është Shqipëria. Në këtë projekt janë bashkëpunëtorë dhe fotografi shqiptar Fadil Berisha, aktori Blerim Destani dhe sopranoja Inva Mula.Gjatë qëndrimit të saj disi të gjatë në Shqipëri, aktorja do të vizitojë disa nga qytetet kryesore të vëndit si Durrësin, Beratin, Krujën, Vlorën, si dhe qytetin e Korçës prej nga ka prejardhjen babai i saj. Aktorja Eliza Dushku, 30 vjeç e nisi karrierën kur ishte vetëm 12 vjeç me filmin "That night". Gjatë viteve 1996 - 1998 përfundoi shkollimin në gjimnazin "Ëatertoën Highschool" dhe dëshironte të vazhdonte studimet, mirëpo pas ofertave për rolet në filmat Buffy dhe Angel vendosi të vazhdonte karrierën si artiste. Prindërit e Elizës janë profesorë universiteti, babai është shqiptar nga Korça, ndërsa nëna daneze dhe jep mësim në universitetin e Suffolk-ut në Boston. Ajo ka luajtur përkrah aktorëve të famshëm si Leonardo Di Caprio dhe Robert de Niro si dhe Arnold Schwarzeneger, Jamie Lee Curtis, Halle Berry dhe James Belushi në filma si "This Boy's Life" dhe "True Lies". Ndër filmat ku ajo luan mund të përmëndim:"Noah's Arc: The Neë Beginning (2009), The Cover Up (2008),Sex and Breakfast (2008),Bottle Shock (2008),On Broadëay (2007),  Nobel Son (2007),Open Graves (2007),Buffy the Vampire Slayer: Chaos Bleeds (2003) ,Ërong Turn (2003)Jessie Burlingame City by the Sea (2002)Gina, etj.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.