VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOMUNAT VERIORE TË KOSOVËS, DREJT STATUSIT SPECIAL
E Djelë, 08.07.2011, 10:52am (GMT1)

Prishtinë, 7 gusht - Tendencat e Serbisë për t'i futur brenda kufijve të saj tri komunat veriore të Kosovës mund të përfundojnë me nxjerrjen e një autonomie substanciale për serbët që jetojnë në Zubin Potok, Leposaviq dhe në Zveçan, shkruan sot në një shkrim të gjatë gazeta Koha Ditore.

Një paralajmërim të tillë e kanë bërë të shtunën burime të gazetës brenda institucioneve të larta shtetërore, duke mos e përjashtuar mundësinë që "autonomia substanciale e veriut" të dalë edhe publikisht si propozim i një pjese të faktorit ndërkombëtar gjatë ditëve në vijim. "Miqtë ndërkombëtarë kanë filluar ta shohin si mision të pamundur integrimin e veriut pas 12 vjetësh shkëputjeje nga pjesa tjetër e shtetit. Dhe, me qëllim të shmangies së konflikteve të armatosura, si rrugëzgjidhje më të pranueshme ata po e shohin dhënien e një statusi special për atë pjesë", ka thënë burimi i gazetës.

Ai ka sqaruar se "ndërkombëtarët" e arsyetojnë këtë formulë, duke thënë se vetëm në këtë mënyrë Kosova do të arrijë t'i ruajë kufijtë e saj aktualë.

"Ideja e ndërkombëtarëve është që komunat në veri të njihen si njësi të veçanta dhe t'u jepen kompetenca në vetëqeverisje dhe financim", ka shpjeguar zyrtari i lartë institucional. Mirëpo, sipas tij, autoritetet vendëse deri tash nuk kanë dhënë shenja se do ta pranojnë një zgjidhje të tillë. "Pakoja e Ahtisaarit mbetet si oferta më e madhe që i është bërë komunitetit serb që jeton në Kosovë", ka thënë burimi i gazetës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në gazetën e sotme Koha Ditore)
(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.