E Premte, 03.29.2024, 01:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
JACKIE KENNEDY, INTERVISTË TRONDITËSE: "LYNDON JOHNSON E DONTE VDEKJEN E JFK"
E Martë, 08.09.2011, 09:17am (GMT+1)


JFK dhe Jacqueline kanë mbërritur në Dallas

Zonja e Parë ishte i bindur se pas vrasjes së presidentit John Kennedy ishte nënpresidenti dhe një lobby nga Teksasi. Dhe ajo ia tha këtë të fshehtë Arthur Schlesingerit. Procesverbali i intervistës është mbajtur sekret për 50 vjet pas vdekjes së Jacqueline. Sipas tabloidit britanik Daily Mail, vajza e tij, Caroline, ia ka ofruar intervistën rrjetit televiziv ABC në këmbim të anulimit të miniseries "Kennedys" (Kenedët).

Voal-online - LONDËR - Një intervistë "eksplozive", e lëshuar nga Jackie Kennedy menjëherë pas vrasjes së JFK, në këmbim të anulimit të miniserisë Kennedy. Për këmbimin u ra dakord nga Caroline Kennedy, vajzës 53 vjeçare të presidenti të SHBA të vrarë në Dallas më 22 nëntor 1963, dhe rrjetit amerikan ABC, i cili transmeton miniserinë aq shumë të kontestuar nga klani Kennedy. Kjo është shpallur nga tabloidi britanik Daily Mail.

Teoria e konspiracionit, e cila sfidon konkluzionet e Komisionit Warren sipas të cilit Lee Oswald ka vepruar i vetëm në organizimin dhe zbatimin e planit për vrasjen e presidentit të 35-të amerikan, ka ushqyer aq shumë literaturën dhe kinemanë. Oliver Stone, në veçanti, i cili në "JFK" e tij (1991) thekson idenë e një një plani të përgatitur nga nënpresidenti i atëhershëm më vonë presidenti Lyndon Lyndon në bashkëpunim me CIA, FBI dhe Mafian, me qëllim që të hiqej pengesa Kennedy dhe të hapej rruga e përshkallëzimit amerikan në Vietnam, zhytur në luftë në vitin 1964, në të mirë të industrisë së luftës të SHBA.


Por askush nuk e dinte se Jacqueline Kennedy ishte e bindur se i njihte autorët në hije të planit, duke identifikuar saktësisht Lyndon Johnson dhe një lobi të industrialistëve të naftës të Teksasit dhe disa biznesmenëve të tjerë. Jacqueline ia zbuloi atë

historianit amerikan Arthur Schlessinger, një bashkëpunëtor i afërt i John Kennedy, disa muaj pas pasdites së përgjakshme në Dallas. Sipas Jackie Kennedy, Lee Harvey Oswald e qëlloi presidentin, por ishte vetëm dora e një komploti më të madh. Me vullnetin e Jackie, intervista ishte sekretuar menjëherë, me urdhër të prerë që të mos e publikojë deri pesëdhjetë vjet pas vdekjes së saj ndoshta nga frika e hakmarrjes së mundshme kundër familjes së saj.

Jacqueline Kennedy vdiq në Nju Jork 19 maj 1994. Kaseta e bisedës së saj me Schlesinger do të qëndronte në një vend të sigurt të paktën deri në vitin 2044, të fshehura në arkivat më të paarritshëm të Bibliotekës Kennedy në Boston, një institucion i ndërtuar nga Jackie dhe inauguruar nga presidenti Carter në vitin 1979. Vetëm 17 vjet pas vdekjes së Jackie, në vend të kësaj do të bëhen publike nga vajza e saj Caroline dhe do të jetë në qendër të një dokumentari të ABC. Për t'iu kundërvënë vullnetit të nënës së saj, Caroline do të kërkonte në SHBA ndalimin e transmetimit të The Kennedys.

Por, sipas drejtuesve të ABC, ato kaseta përmbajnë zbulimet më të çuditshme në jetën dashurore të Jackie në vitet e saj si zonjë e parë. Jacqueline, sipas zërave, do të merrte hak për pabesinë e JFK duke ia lejuar vetes flirtet. Në veçanti, Jack dyshon se burri i saj kishte pasur një aferë me një praktikante 19 vjeçe në Shtëpinë e Bardhë. Jack tregon në intervistë se ajo gjeti në dhomën e gjumit të çiftit presidencial një palë mbathje që, sipas saj, i përkasin stazhistes. Në shenjë hakmarrjeje, Jackie do të kryente marrëdhënie jashtëmartesore, për shembull, me aktorin William Holden e me Gianni Agnellin, atëherë trashëgimtari i FIAT. Disa javë para vrasjes, çifti ishte afruar shumë përsëri dhe donin të kishin më shumë fëmijë./Elida Buçpapaj

(http://www.repubblica.it)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA: PROBLEMET EKONOMIKE TË SHBA JANË TË ZGJIDHSHME (08.08.2011)
THAÇI: NDRYSHIMI I KUFIJVE TË KOSOVËS MUND TË SJELLË NDRYSHIM KUFIJSH PËR RAJONIN (08.08.2011)
SOT NË HISTORI - 08.08.2011 - (08.08.2011)
BASHKËSIVE FETARE E ETNIKE IU JEPEN KOMPETENCA KUNDËRKUSHTETUESE (08.08.2011)
"NËSE JE SHQIPTARE MOS SHKO NË RUDARE!" (08.08.2011)
NJË RRUGË NË PRISHTINË ME EMRIN E ENVER ZYMBERIT (08.07.2011)
KOMUNAT VERIORE TË KOSOVËS, DREJT STATUSIT SPECIAL (08.07.2011)
ELIZA DUSHKU NË TIRANË, PROMOVON VLERAT TURISTIKE TË SHQIPËRISË (08.06.2011)
WASHINGTON: JOE DIOGUARDI MORI PJESË NË KONVENTËN KOMBËTARE REPUBLIKANE TË KOLEGJEVENga BEQIR SINA, New York (08.06.2011)
MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT NË SHBA (08.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]