VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SPEKTAKËL ME DRITA NË QIELL
E Martë, 08.09.2011, 08:38pm (GMT1)

Meteoriten

09.08.2011

Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë një rrymë meteroitësh. Imazhi mrekullues i këtyre rymave meteroidësh mund të shijohet vetëm nëse moti do të jetë i favorshëm. Kulmin e këtij spektakli qiellor astranomët e presin të shtunën (13.08.2011)

Spektakli qiellor pritet me shumë interes prej soditësve të qiellit dhe romantikëve: Çdo vit në gusht Toka përjeton rreshjet e grimcave të ndritshme kozmike. Veçanërisht i ndritshëm është qielli në përiudhën mes 10 dhe 14 gushtit. Astronomët sivjet llogarisin me rreth 100 rryma meteroidësh në orë nga e premtja deri të shtunën. Koha me e mirë e vrojtimit është e shtuna në mëngjes pak para agimit.

Shkak për këtë dukuri është kometa Swift-Tuttle, e cila tërheq pas një bisht të gjatë hiri. Në orbitën e saj rreth Diellit Toka kryqëzohet me bishtin e kometës çdo vit në gusht. Si rrjedhojë pjesëzat e saj si meteroidë depërtojnë në atmosferën e Tokës me shpëjtësi të lartë duke u djegur, gjë që krijon një brez ndriçues.

Sivjet një tjetër fenomen qiellor mund t'a influencojë dendësinë e rrymës së meteorideve: Të shtunën është Hënë e plotë. Që vrojtuesve të mos u vriten sytë prej ndriçimit, Christoph Prall nga shoqata e miqve të yjeve këshillon, që spektakli të shihet nga sipër prej hijeve të pemëve ose të godinave. Por duhet të kihet parasysh që vështrimi të jetë i lirë në hapësirën përreth konstelacionit të yjeve Perseus, sepse rryma e meteroidëve do të kalojë që andej. Kjo është edhe arësyeja përse kjo rrymë ka marrë të njëjtin emër. Perseus rreth orës 23:00 shihet në drejtimin verilindor të qiellit dhe ndodhet poshtë konstelacionit Kassiopeia me formën e tij karakteristike si një W.

Në disa pjesë të Gjermanisë për këtë natë parashikohet mot me vranësira të dendura, që do të vazhdojë sipas parashikimeve të shërbimit sinoptik edhe gjatë fundjavës.

Ndërsa në të gjitha ato pjesë të Tokës, ku qielli do të jetë pa re njerëzit do të kenë mundësi të shijojnë bukurinë e këtij spketakli natyror. 

 

Meteoriten

Autor: dpa/ Vilma Filaj Ballvora

Redaktoi: Aida Cama

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.