E Premte, 04.19.2024, 06:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

E BIJA E KRYEMINISTRIT TË ITALISË, BARBARA BERLUSCONI: "ASKUSH NUK MUND TË MË THOTË SE CILIN TË DUA"

Ekskluzive e Vanity Fair, ku për herë të parë vajza e premierit të Italisë tregon dashurinë e saj të re
E Mërkurë, 08.10.2011, 10:32am (GMT+1)

 

Ekskluzive e Vanity Fair, ku për herë të parë vajza e premierit të Italisë tregon dashurinë e saj me Pato, futbollistin e Milan-it

Ndoshta nga një menaxhere, e lauruar në Filozofi, e konsideruar intelektuale në familje, nuk pritej një i fejuar futbollist?

«Çfarë hipokrizie : e përse duhet ta zgjedh të dashurin tim sipas një klisheje? Preferoj të krijoj përshtypjet e mia, preferoj të dëgjoj zemrën».

Ai është Alexandre Pato, nuk i ka mbushur ende 22 vjeç, brazilian dhe sulmues i Milan-it. Ajo është Barbara Berlusconi, 27, e punësuar në shoqërinë Cda të futbollit të familjes, dhe prej disa muajsh është e lidhur sentimentalisht me kampionin e futbollit. Sot revista Vanity Fair, i ka dedikuar të bijës të kryeministrit të Italisë kopertinën e numurit, e cila me këtë rast tregon se si lindi kjo love story dhe si përfundoi një histori dashurie 10 vjeçare ajo me Giorgio Valaguzza, babain e dy djemve të saj, Alessandro e Edoardo.

«Ndarja ishte e dhimbshme për të gjithë. Por si unë ashtu edhe Giorgio kemi dhënë gjithnjë maksimalen : por si po duket nuk mjaftoi për të vazhduar më tutje. Jemi rritur bashkë, unë isha 16 vjeç, ai 22 kur e filluam historinë tonë të dashurisë. Me kalimin e kohës jemi rritur, jemi formuar, kemi ndryshuar në karakter dhe aspiratat tona. Pas dhjetë vjetësh kemi qenë më të pjekur por të distancuar».

Prej muajsh lidhja jote me Alexandre Pato mbush fatet e para të kopertinave. Ishte e gatëshme për një dashuri të re?

«Jo, po ngjau, kjo lidhje nuk është lidhje se ashtu ta shkrepi koka».

Atëherë është diçka serioze?

«Nëse nuk do të isha e dashuruar, nuk do të qendroja kurrë me një burrë».

Si e jeton këtë moment?

«Jam e lumtur. Alexandre është një person me të cilin është bukur t'i ndash gjërat».

Sapo fillove punë tek Milan, pas pak fillove të dalësh me njërin prej kampionëve. A nuk të duket një lëvizje e nxituar?

«Ndihem një vajzë normale e cila bien ë dashuri me një djalë i cili i bën përshtypje. NUk lidhet me statusin tim apo me një markë të ndaluar. Për zgjedhjet që bëjmë ne gratë gjykohemi në mënyra të ndryshme, por nëse kam kryer një gabim, këtë do ta zbuloj vetë : sepse natyrisht nuk mund të jetoj sipas kritereve që m'i zgjedhin të tjerët për mua».

Vëllai juaj Piersilvio ka thënë tash së fundi se Pato nuk mund të shitet sepse është «njeri i familjes».

«Të gjithë mund të transferohen dhe Pato nuk përjashtohet nga kjo».

 

Në Itali është përhapur lajmi se Pato ka probleme me ish-bashkëshorten për probleme parash pas divorcit.

«Kjo është një çështje delikate që nuk më përet mua, prandaj preferoj të mos flas. Të dy kemi patur një të shkuar sentimentale të rëndësishme, por ditë pas dite, shohim përpara».

Fotot janë bërë nga Alan Gelati

 

 

 

 

Përktheu dhe përgatiti ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SPEKTAKËL ME DRITA NË QIELL (08.09.2011)
JACKIE KENNEDY, INTERVISTË TRONDITËSE: "LYNDON JOHNSON E DONTE VDEKJEN E JFK" (08.09.2011)
PRESIDENTI OBAMA: PROBLEMET EKONOMIKE TË SHBA JANË TË ZGJIDHSHME (08.08.2011)
THAÇI: NDRYSHIMI I KUFIJVE TË KOSOVËS MUND TË SJELLË NDRYSHIM KUFIJSH PËR RAJONIN (08.08.2011)
SOT NË HISTORI - 08.08.2011 - (08.08.2011)
BASHKËSIVE FETARE E ETNIKE IU JEPEN KOMPETENCA KUNDËRKUSHTETUESE (08.08.2011)
"NËSE JE SHQIPTARE MOS SHKO NË RUDARE!" (08.08.2011)
NJË RRUGË NË PRISHTINË ME EMRIN E ENVER ZYMBERIT (08.07.2011)
KOMUNAT VERIORE TË KOSOVËS, DREJT STATUSIT SPECIAL (08.07.2011)
ELIZA DUSHKU NË TIRANË, PROMOVON VLERAT TURISTIKE TË SHQIPËRISË (08.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]