E Shtunë, 04.20.2024, 01:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

10 Vjet pas Atentatit George W.Bush tregon përpara kamerave te National Geographic Channel

PRESIDENTI GEORGE W.BUSH TREGON PËR 11 SHTATORIN 2001, KUR MËSOI LAJMIN


E Mërkurë, 08.10.2011, 11:28am (GMT+1)

10 Vjet pas Atentatit George W.Bush tregon përpara kamerave të National Geographic Channel

Voal-online - Dhjetë vjet pas atentatit, ish-Presidenti i SHBA-ve, tregon përpara kamerave mëngjezin e atij 11 shtatori, kur u informua për sulmin.

Është folur për vite të tërë se si e priti Presidenti George W. Bush lajmin e sulmit kundër Kullave Binjake. Në prag të dekadës të kësaj ngjarje që tronditi mbarë Amerikën por edhe botën, ish-Presidenti tregon të vërtetën në intervistën që do të shfaqet më 9 shtator në orën 21.55 tek National Geographic Channel (Kanali 403 i Sky).

Në këtë intervistë, Bush ndërton 11 shtatorin 2001 minutë pas minute, duek filluar prej zgjimit me jogging e mëngjezit tek vizita në shkollën fillore «Emma E. Booker» të Sarasota, në Florida, ku merr lajmin e sulmit. Ishte shefi i kabinetit të tij, Andrew Card, që ia tregoi në vesh, se çfarë ishte duke ngjarë. Presidenti kujton se u ndje në vështirësi, të përballej me shtypin sepse ndodhej në sallën e një shkolle të mbushur me fëmijë. Dhe e tregon sot, se ndërsa ai fliste, ishin shumë ata që vëshgonin me kujdes sjelljen e tij me marrjen e lajmit se ishin sulmuar Kullat Binjake.

Një ditë përpara se të jepte intervistën, Presidenti Obama lajmëroi vrasjen e Osama Bin Laden. «E kam përgëzuar atë dhe njerëzit që u përfshinë në këtë mision të rrezikshëm », thotë Bush. «Nuk provova lumturi. Ndjeva një sens mirënjohje : sepse drejtësia kishte shkuar në vend».

«11 Shtatori», përfundon Bush, «do të mbetet e shënuar në kalendar. Ashtu si dita e Pearl Harbor. Për ata si ne që e përjetuan këtë ditë, do të mbetet një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë»./Elida Buçpapaj

Në foto shefi i kabinetit të tij, Andrew Card duke i treguar

(http://www.corriere.it)

Perktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E BIJA E KRYEMINISTRIT TË ITALISË, BARBARA BERLUSCONI: "ASKUSH NUK MUND TË MË THOTË SE CILIN TË DUA"Ekskluzive e Vanity Fair, ku për herë të parë vajza e premierit të Italisë tregon dashurinë e saj të re (08.10.2011)
SPEKTAKËL ME DRITA NË QIELL (08.09.2011)
JACKIE KENNEDY, INTERVISTË TRONDITËSE: "LYNDON JOHNSON E DONTE VDEKJEN E JFK" (08.09.2011)
PRESIDENTI OBAMA: PROBLEMET EKONOMIKE TË SHBA JANË TË ZGJIDHSHME (08.08.2011)
THAÇI: NDRYSHIMI I KUFIJVE TË KOSOVËS MUND TË SJELLË NDRYSHIM KUFIJSH PËR RAJONIN (08.08.2011)
SOT NË HISTORI - 08.08.2011 - (08.08.2011)
BASHKËSIVE FETARE E ETNIKE IU JEPEN KOMPETENCA KUNDËRKUSHTETUESE (08.08.2011)
"NËSE JE SHQIPTARE MOS SHKO NË RUDARE!" (08.08.2011)
NJË RRUGË NË PRISHTINË ME EMRIN E ENVER ZYMBERIT (08.07.2011)
KOMUNAT VERIORE TË KOSOVËS, DREJT STATUSIT SPECIAL (08.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]