VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

10 Vjet pas Atentatit George W.Bush tregon përpara kamerave te National Geographic Channel

PRESIDENTI GEORGE W.BUSH TREGON PËR 11 SHTATORIN 2001, KUR MËSOI LAJMIN


E Mërkurë, 08.10.2011, 11:28am (GMT1)

10 Vjet pas Atentatit George W.Bush tregon përpara kamerave të National Geographic Channel

Voal-online - Dhjetë vjet pas atentatit, ish-Presidenti i SHBA-ve, tregon përpara kamerave mëngjezin e atij 11 shtatori, kur u informua për sulmin.

Është folur për vite të tërë se si e priti Presidenti George W. Bush lajmin e sulmit kundër Kullave Binjake. Në prag të dekadës të kësaj ngjarje që tronditi mbarë Amerikën por edhe botën, ish-Presidenti tregon të vërtetën në intervistën që do të shfaqet më 9 shtator në orën 21.55 tek National Geographic Channel (Kanali 403 i Sky).

Në këtë intervistë, Bush ndërton 11 shtatorin 2001 minutë pas minute, duek filluar prej zgjimit me jogging e mëngjezit tek vizita në shkollën fillore «Emma E. Booker» të Sarasota, në Florida, ku merr lajmin e sulmit. Ishte shefi i kabinetit të tij, Andrew Card, që ia tregoi në vesh, se çfarë ishte duke ngjarë. Presidenti kujton se u ndje në vështirësi, të përballej me shtypin sepse ndodhej në sallën e një shkolle të mbushur me fëmijë. Dhe e tregon sot, se ndërsa ai fliste, ishin shumë ata që vëshgonin me kujdes sjelljen e tij me marrjen e lajmit se ishin sulmuar Kullat Binjake.

Një ditë përpara se të jepte intervistën, Presidenti Obama lajmëroi vrasjen e Osama Bin Laden. «E kam përgëzuar atë dhe njerëzit që u përfshinë në këtë mision të rrezikshëm », thotë Bush. «Nuk provova lumturi. Ndjeva një sens mirënjohje : sepse drejtësia kishte shkuar në vend».

«11 Shtatori», përfundon Bush, «do të mbetet e shënuar në kalendar. Ashtu si dita e Pearl Harbor. Për ata si ne që e përjetuan këtë ditë, do të mbetet një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë»./Elida Buçpapaj

Në foto shefi i kabinetit të tij, Andrew Card duke i treguar

(http://www.corriere.it)

Perktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.