E Premte, 04.19.2024, 02:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
RALLY ALBANIA, NJË KARTOLINË E BUKUR NGA "VENDI I SHQIPONJAVE"
E Mërkurë, 08.10.2011, 05:18pm (GMT+1)

Piloti Manuel Lucchese në Rally Albania

10.08.2011

Edicioni i këtij viti i Rally Albania është zhvilluar në fillimin e qershorit dhe ka mbledhur pjesëmarrës si asnjëherë tjetër. Përtej problemeve sporadike si në çdo garë, Rally Albania ka magjepsur të gjithë pilotët. Regjistrimet për vitin tjetër kanë nisur shumë kohë para afatit.

Malet e Tropojës, lugina e bukur e Valbonës, rëra e pashkelur e gjirit të Lalzit apo shkëmbinjtë e rrezikshëm të Karaburunit. Kanë qenë pikërisht këto imazhe që kanë mbetur në mendjen e dhjetëra pilotëve pjesëmarrës në Rally Albania 2011. Shumë prej tyre të cilët as nuk lejohen tu afrohen lumenjve me makinat apo motorët, kanë "gjetur" parajsën me garën e zhvilluar në Shqipëri. Gjeografia fantastike e ndërthurur me një itinerar mbresëlënës shërbyen për të shtuar dozën e adrenalinës në një cirkuit të përgatitur mbi hartat ushtarake të viteve `80.

Një terren gati i pashkelur më parë në Rally Albania, më shumë sesa mrekulloi protagonistët, shërbeu edhe për të shtuar jehonën shqiptare, anembanë botës. U krye një trajektore rreth 90% në të gjithë terrenin shqiptar, kishte etapa më të gjata speciale që arritën deri në 80 kilometra. Ndërkohë ndihma mjekësore, me motorë lëvizës, shmangu edhe rrezikun më të vogël për jetën e pilotëve. Bildunterschrift: Piloti Florian Voko

I kthyer me prepotencë në një etapë qëndrimi për pilotët profesionistë, ky aktivitet bashkë me Rally Dalmatia, janë aktivitetet kryesore të Ballkanit për "off road". Rally Albania 2011, ka ulur siparin në vendin ku morën udhë 1500 kilometrat e parashikuar të garës, në një ceremoni të bukur në sheshin "Nënë Tereza". Pikërisht aty janë mbledhur të gjithë protagonistët, 400 pilotët pilotët, asistenca dhe shumë tifozë të cilët tashmë janë mësuar që në fillimin e verës, të shijojnë dhe garën spektakolare.

Aksidentet e shumta në Rally Albania

Gara sportive ka patur më shumë aksidente se asnjë herë tjetër por fatmirësisht asnjë nuk pa patur pasoja të rënda, ndërsa më shumë janë llogaritur dëmet materiale. Aksidenti i parë erdhi nga piloti shqiptar Arben Meqemeja, që gati njësoj si vitin e kaluar, përmbysi makinën e tij Toyota, por këtë radhë numri i rrokullisjeve ishte më shumë, gati 10 të tilla. Edhe italiani Marco Frappa, nuk bëri dot as 3 kilometra nga nisja e kronometruar në fshatin Buz, duke pësuar një frakturë në dorë, por mori mjekimin e duhur pak minuta më vonë. Të njëjtin fat kanë patur edhe Sobota, Marton dhe Sapino, por ia kanë dalë që të përfundojnë garën, gjë të cilën nuk e bënë dot rreth 110 pilotë, disa nga aksidentet dhe disa nga lodhja e madhe. Një incident ndodhi edhe në tunelin e Komanit, kur një prej kamionëve të asistencës mori flakë pas kontaktit me një kabllo elektrike, duke shkaktuar edhe ndërprerjen e garës për pak kohë,

Organizatorët e garës i bashkon pasioni për garat sportive dhe në bazën e tij pasioni, kanë zgjedhur të bëjnë atë që duket e lehtë por që në të vërtetë është sfilitëse; organizimin e garës elitare sportive Rally Albania. Julinda Dhame dhe Edvin Kasimati janë pikërisht ata që bëjnë të mundur zhvillimin e garës, një "Road book" perfekt për pjesëmarrësit dhe organizimin e mundimshëm dhe logjistikën.

Andrea Cosentino

"Ky vit ka patur pjesëmarrës më shumë se asnjëherë tjetër krahasuar me edicionet e tjera. Edhe Rally Dakar, që është gara kryesore dhe që asnjë aktivitet tjetër nuk mund ti afrore, ka patur vetëm 100 pjesëmarrës më shumë si dhe 600 njerëz staf i kualifikuar. Ne bëjmë të pamundurën por me buxhetin që kemi, vështirësitë dhe problemet e vogla nuk mund të shmangen" thotë Julinda Dhame, presidente e Rally Albania.

Fituesit në të gjitha kategoritë

Etapa e fundit e Rally Albania 2011, u kthye gati në një formalitet pasi në klasifikim ishin ravijëzuar pak a shumë fituesit dhe shkallët e tjera të podiumit. Në kategorinë e makinave u shpall fitues spiloti shqiptar Florian Voko, i dyti Almir Dervishaj dhe në vendin e tretë Josef Machacek.

Në kategorinë e motorëve, një supremaci të pilotëve italianë, me 2 nga 3 vendet e para. Piloti i KTM, Christian Pastori u shpall fitues ndërsa në vendin e dytë doli gjermani Kubarski. Pas dyshes së parë, italiani tjetër Silvestri. Në kategorinë e motorëve "quad", nuk u vu asnjëherë në diskutim fitorja e pilotit slloven Marko Jagger. Ndërkohë në vendin e dytë bie në sy, renditja e një femre, pilotes bullgare Todorova.

 

Arben Meqemeja

Autor: Aurel Boriçi

Redaktoi: Aida Cama

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
10 Vjet pas Atentatit George W.Bush tregon përpara kamerave te National Geographic ChannelPRESIDENTI GEORGE W.BUSH TREGON PËR 11 SHTATORIN 2001, KUR MËSOI LAJMIN (08.10.2011)
E BIJA E KRYEMINISTRIT TË ITALISË, BARBARA BERLUSCONI: "ASKUSH NUK MUND TË MË THOTË SE CILIN TË DUA"Ekskluzive e Vanity Fair, ku për herë të parë vajza e premierit të Italisë tregon dashurinë e saj të re (08.10.2011)
SPEKTAKËL ME DRITA NË QIELL (08.09.2011)
JACKIE KENNEDY, INTERVISTË TRONDITËSE: "LYNDON JOHNSON E DONTE VDEKJEN E JFK" (08.09.2011)
PRESIDENTI OBAMA: PROBLEMET EKONOMIKE TË SHBA JANË TË ZGJIDHSHME (08.08.2011)
THAÇI: NDRYSHIMI I KUFIJVE TË KOSOVËS MUND TË SJELLË NDRYSHIM KUFIJSH PËR RAJONIN (08.08.2011)
SOT NË HISTORI - 08.08.2011 - (08.08.2011)
BASHKËSIVE FETARE E ETNIKE IU JEPEN KOMPETENCA KUNDËRKUSHTETUESE (08.08.2011)
"NËSE JE SHQIPTARE MOS SHKO NË RUDARE!" (08.08.2011)
NJË RRUGË NË PRISHTINË ME EMRIN E ENVER ZYMBERIT (08.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]