VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ORGANIZATA KOMBËTARE SHQIPTARO-AMERIKAN MBAJTI NË WASHINGTON D.C. KONVENTËN VJETORE TË 65-të-E pranishme këngëtarja e njohur Ermira Babaliu dhe orkestrina e saj Nga Washington D.C. ARDIAN MURRAJ


E Enjte, 08.11.2011, 09:22am (GMT1)

Albanian-American National Organization (AANO), e njohur si Organizata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane mbajti në Washington DC, Konventën Vjetore të gjashtëdhjetë e pestë. Ky takim treditor u zhvillua në fundjavën e parë të muajit Gusht nga datat 5, 6 dhe 7-2011 në Westin Hotel.

Washington D.C: Dita e parë ishte ajo e mirëseardhjes se afro 200 pjesmarrësve, njohjes me njëri-tjetrin si shqiptarë me origjinë që janë shtirë në shtete të ndryshme të SHBA-së dhe Kanadasë. Këtu vlen të përmendet puna e mirë e çdo dege të AANO-së që i përket pra një gjeografie ku mund të përmendim nga lindja e kontinentit, Masaçusetsin, Kënektikatin, Nju Jorkun, Pensilvaninë, Floridan, Çikagon, Miçiganin, Ohajon, Illinois, Nevada, Uashingtonin DC dhe duke u ngjitur në veri për Kanadanë me Toronton dhe Ontario. Thuajse që nga viti 1947 me nismën e kësaj organizate janë mbajtur takimet vjetore në disa qytete të njohur të këtyre shteteve duke përfshirë edhe konventën e vitit 2006 e cila u mbajt në kryeqytetin Shqiptar, Tirana.

Një pjesë e mirë e këtij informacioni dhe histori të AANO-s ndër vite e gërshetuar kjo edhe me historinë e Shqipërisë ishin vendosur në një kënd të veçantë "Dhoma e Kulturës", pranë mjediseve të hotelit ku u zhvillua veprimtaria.

Drejtuesit e organizatës kishin mundësinë e mbajtjes së disa mbledhjeve të veçanta në dobi të mbarëvajtjes së AANO-së ndërsa për pjesmarrësit salla qendrore " National Ballroom" do të ishte pjesta e festës dhe e haresë së këngës dhe muzikës popullore e cila i ishte besuar për këtë zbavitje treditore këngëtares së njohur Ermira Babaliu dhe orkestrinës së saj.

Për organizatorët pjesa më kulmore e takimit të 65-të ishte nata e dytë ku u drejtuan fjalime të shkurtëra përshëndetse dhe u dhanë vlerësimet vjetore të propozuara më parë nga degët e Nju Jorkut dhe Çikagos, Bostonit dhe Usterit. Ceremoninë e çeli z. Riçard Rafail i cili drejdoi mirëseardhjen dhe prezantoi tryezën kryesore me funksionarët e organizatës si dhe miqtë e ftuar, përfaqesuesit e shtetit shqiptar, Konsullin e Rep. Shqipërisë Spase dhe Ambasadorin e Kosovës Avni Spahiu.

Zoti A.Spahiu duke shprehur përshendetjet e shtetit dhe popullit të kosovës veçoi rëndësinë që ka puna e bërë nga AANO si një organizatat më të vjetra në diasporë për vlerat e ruajtjes së identitetit kombëtar, të kulturës, gjuhës dhe traditave shqiptre këtu në amerikë prej kaq shumë vitesh.

Shqiparët e parë emigrantë të mbrritur në amerikë theksoi në fjalën e tij zoti Spase erdhën me një endërr për një jetë më të mirë, por në veten e vet çdo familje mbajti fort lidhjet me vendlindjen e paraardhësve dhe shqiperinë e për shumë vite me rradhë ata u bënë me punën dhe arritjet e tyre një shembull i mirë si individë të shquar po aq përsa i përket edhe forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy shteteve. Më tej ai theksoi dhe disa aspekte nga arritjet e viteve të fundit në Shqipëri siç janë antarësimi në NATO, Lëvizja e Lirë e qytetarëve si dhe puëen që qeverisë shqiptare i del për më tej në të ardhmen drejt arritjes së standarteve për anëtarësimin e plotë në Europën e Bashkuar.

Në fjalën e saj bashkëkryetarja e konventës zj. Lea Bita tregoi se që prej fillimeve të saj kjo organizatë pavarësisht nga perkatesite fetare dhe politike i kushtoi një rëndesi të veçantë çështjes së ruajtjes së identitetit shqiptar përmes gjuhës shqipe. Kjo ka shumë rëndesi sot që të forcohet në brezat e rinj të emigrantëve dhe sidomos të atyre brezave që kanë lindur dhe do të lindin këtu.

Ferit Nazarko, kryetari i AANO-së tregoi se qëllimet e kësaj kanë mbetur të pandryshueshme që prej themelimit të saj në vitin 1946, identiteti, gjuha shqipe, forcimi i lidhjeve dhe krenaria si shqipëtar ashtu sikurse dhe paraardhesit nisën me perkushtim në punen e tyre, kjo na bën edhe ne sot të përpiqemi dhe të jemi krenar. Një nga pikat e forta që AANO ka në vemendje është Fondi i Edukimit, prej te cilit gjatë 56 viteve që kur kjo punë ka nisur janë mbështetur në bursat e studimeve dhe kanë përfituar mbi 300 studentë. Në fushat e tyre ata janë diplomuar me rezultate te larta dhe për këtë ne ndihemi vërtetë të shpërblyer dhe krenar.

Blerina Vila zonjusha që mban Kurorën e Mbretëreshës Kombëtare për vitin 2010 nga Detroit, përshëndeti duke treguar përvojën e saj në vlerat e bukura që ajo dhe familja e saj ruajnë nga tradita dhe kultura shqiptare.

Johanna Fundos për Komitetin dhe Fondet e Edukimit dha një pasqyrim të shkurtër për përfituesit ndër vite të bursave studentore. Edhe këtë vit përmes aplikimeve janë pesë studentë të rinj qe do te mbështeten. Ajo që do të përmirësojë më tej këtë qëllim është mbështetja e donatorëve të cilët janë treguar bujarë dhe shpresojmë se do të jenë të tillë edhe më tej në të ardhmen. Me këtë rast zonja Fundos prezantoi dy përfitueset e bursave Kimberli Osvald dhe Linda Semaja të cilat gjithashtu shprehen përpara të pranishëmve falenderimet dhe mirënjohjet e tyre.

Teksa mbrëmja vazhdonte me bisedat dhe miqësitë ë këto mjedise, çastet e shumpritura ishin dhënia e çmimeve vjetore "Shqiptari i Vitit" dhe " Arritjet Jetësore".

Julia Black njohu të pranishmit me çmimin e parë, "Shqiptari i Vitit" për artistin-fotograf Fadil Berisha. Ishin dega e Chikagos dhe e Nju Jorkut ato që propozuan këtë figurë të sukseshme dhe me tej ajo bëri të njohur një përshkrim jetësor dhe arritjet artistike në karrierën e Fadil Berishës. Me këtë rast, në emër të zotit Berisha vlerësimi për mungesë pjesëmarrjeje u tërhoq nga z. Avni Mustafa i cili fillimisht kërkoi ndjesë për mungesën e zotit Fadil pasi punimet e konventës kanë pëkuar në kohë me një turrne pune qe artisti fotograf kishte planifikuar për në Shqipëri dhe Kosove. Megjithatë ai përcolli falenderimin dhe nderin e madh qe AANO dhe bashkësia shqiptare i bëjnë zotit Fadil Berisha dhe sigurisht për të ndarë sëbashku vlerat dhe shpirtin si shqiptar.

Në vijim nga dega e Usterit ishte zonja Nensi Kaspick e cila përshkroi jetën dhe arritjen jetësore të piktorit-ikonograf Dhimitri Çika, "Shqiptari i Vitit" duke u përqendruar në vlerat artistike që ai i dha në dhjetë vitet e fundit zbukurimit me ikonë të Kishës Orthodokse Shqiptare "Fjetja e Shën Marisë" së Usterit, e cilësusr si një ndër veprat e rralla të Amerikës së Veriut, e projektuar nga arkitektë shqiptarë dhe e zbukuruar mjeshtërisht nga duart e piktorit-ikonograf Dhimitri Çika. Duke falenderuar të gjithë për këtë vlerësim, Dhimitri Çika theksoi se kjo kishë ka përshkrimet e tabllove biblike në gjuhën shqipe. Kjo ka ardhur si një kërkese dhe domosdoshmëri e brezave paraardhës të emigrantëve në Uster dhe që materializimi saj u arrit në fillimet e shekullit të 21-të si një përpjekje e shqiptarëve për të mbajtur gjallë kulturën dhe gjuhën shqipe përmes asaj përkatësie besimi që sollën me vehte paraardhësit emigrantë e që u vendosën në qendrat pranë Bostonit. Unë uroj që ta gëzojmë sëbashku dhe përshumë vite këtë Kishë, kjo është një arritje e përbashkët dhe ky është edhe vlerësimi më i rëndësishëm për punën time; do të veçonte Dh. Çika.

Mes përcjelljes me duartrokitje e mori fjalën arkitektja Shpresa Theodhosi nga Bostoni e cila prezantoi jetëshkrimin dhe vlerësimin për "Arritjet Jetësore" dhënë zotit William N. Johns (Vasil Kamenica). Billi duke marrë fjalën sigurisht dhe duke përjetësusr përvojën e tij gati shtatëdhjetëvjçare në përpjekjet e bashkësisë shqiptare veçoi se gjithshka e arritur sikurse dhe projekte të reja që i kemi vënë vetes pë më tej na kujtojnë atë thënie të vjetër :- "trimi i mirë me shokë shumë", me të cilë ne do të jemi në gjendje që kurdoherë të jemi të sukseshëm. Ky është edhe urimi dhe falenderimi im për të gjithë juve.

Mbremja pas ligjëratave përshëndetëse i la vend muzikës dhe valleve popullore, ku shpesh sheshi i vallëzimit pushtohej nga shumëngjyrëshi i kostumeve popullore që kishin sjellë grupi të rinj të kërcimtarëve të Kishës së Usterit të drejtuar me mjeshtëri nga vallëtari i pasionuar Dhimitraq Demiri. Vallet shpesh gëzonin pjesmarrjen e thuajse të të të ftuarve të çdo moshe dhe shoqëroheshin këndëshëm nga muzike e përzgjedhur e Ermira Babaliut nga të gjitha trevat e vendit. Për disa orë folku shqiptar zbukuroi Konventën e 65-të të Organizatës Kombëtare Shqiptaro- Amerikane, nje veprimtari që do të mbetet në kujtese dhe që do të përsëritet në vitet e ardhëshme ne të tjera shtete mikpritëse të Amerikës së Veriut dhe po ashtu me të tjerë shqiptaro amerikanë të sukseshëm në arritjet e jetës së tyre.

Perkthimi ose pershtatja e biografive ne paraqitjen e mbremjes sipas botimit Trumbeta e AANO-së

Vlerësimi "Shqiptari i Vitit" i jepet nga SHKSHA një shqiptaro-amerikani i cili i ka dhënë një shërbim të çmuar bashkësisë.

Përgëzimet për fituesit e këtij viti shkojnë për, Z. Fadil Berisha dhe Z. Dhimitri Çika.

Fadil Berisha i lindur në Shqipëri, fëmijërinë e tij e kaloi më së shumti në Kosovë. Ai është një nga fotografët me famë në botë i diplomuar në NY në Institutin e Teknologjisë për Silet e Veshjeve. Në tre dhjetëvjeçarët e fundit ai ndërtoi një karrierë të pasur dhe me një larmi personalitetesh nga fusha të ndryshme. Spikasin sportistë të famshëm si Roxher Federer, Emit Smith, Fill Mikelson, aktore si Halle Berri, sipërmarrës si Donald Trupp dhe personalitete të politikës si Bill Klinton.

Fadil Berisha njihet si fotografi zyrtar i Mis SHBA-së, Mis Universit që prej vitit 2002. Ai gjithashtu njihet si fotograf i kërkuar edhe prej shumë revistave nisur nga Glamour tek Vouge.

Pranë dhe i dashur në zemrat e shqiptarve, Fadil Berisha fotografoi në Kosovë gjatë periudhës së luftës që nga viti 1998 dhe nxiti Fondin e Shpëtimit të Kosovës prej të cilit përfituan ndihma mjaft bashkëkombas shqiptar. Që prej vitit të kaluar , kohë edhe kur ai u propozua për vlerësimin "Shqiptari i Vitit" ai nisi bashkëpunimin me revistën "Vështrimi e Shqiponjës" botim dy herë në vit që promovon turizmin në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, Kjo revistë si një udhërrëfyese e vendeve, bukurive dhe e ushqimit në këto vende pasqyron edhe fotografi të mrekullueshme të njerzve atje ( Shipëri, Kosovë dhe Maqedoni).

Fadil Berisha ka qëne një njeri me përkushtim të fortë për bashkësinë shqiptare dhe ndihmesa e tij veçmas në vitin e fundit është e shkëlqyer. Ne e përshëndesim atë për arritjet dhe e përgëzojmë me gjithë zemër.

Një tjetër përfitues i vlerësimit "Shqiptari i Vitit" është Dhimitri Çika, piktor-ikonograf. Gjatë pranverës ai përfundoi zbukurimin me ikona të Kishës së "Shën Marisë" në qytetin e Usterit, Masaçusets. Me një përqendrim dhjetvjeçar Z Çika dorëzoi një vepër artistike pas një përpjekje dhe pune të përmasave të mëdha. Frymëzimi nga afresku klasik dhe pas Bizantin përshkojnë këtë vepër dhe njëkohësisht ajo është një burim frymëzimi për besimtarët dhe për cilindo që e ka vizituar kishën mëparë gjatë punimeve apo tani e tutje pas përfundimit.

Dhimitër Çika u lind në Korçë, më 1955. Si djalosh ai u shqua në vizatim dhe pikturë dhe u nxit mjaft nga kujdesi i prindërve për të ndjekur rrugën e artit. Ai përfundoi studimet në liceun Artistik "Jordan Misja" të Tiranës dhe ca vite më vonë më 1984 u diplomua piktor-grafist në Institutin e Lartë të Arteve. Punoi në Institutin e Monumenteve të Kulturës, në departamentin e Artit Bizantin dhe pas Bizantin si piktor restaurator për rreth 12 vjet e cila i shërbeu si frymëzim dhe si një përvojë njohjeje nga afër me artistët e epokës Bizantine si edhe për punen e tij te mëtejshme në pikturën e lirë dhe ikonografinë.

Në vitin 1992 ai largohet si emigrant dhe vendoset në Selanik të Greqisë. Realizoi mbi 1300 piktura dhe punime artistike të cilat i ekspozi në galerite e Selanikut, Larisës dhe Athinës.

Në vitin 1998 Dhimitri shtegtoi me gjithë familjen në Boston për t'u vendosur dy vite më vonë në qytetin e Usterit, periudhë kohe tëcilës prej atëherë ai ja kushtoi zbukurimit ikonografik te Kishës Orthodokse Shqiptare "Fjetja e Shën Marisë". Në Nëntor të vitit 2009, Degët e Bostonit dhe të Usterit të SHKSHA e propozuan Dhimitrin në adresë të Presidencës së shtetit shqiptar me vlerësimin "Mjeshtër i Madh", për arritjen jetësore dhe realizimin ikonografik të KOSH "FSHM".

Kisha shqiptare e Usterit është një tregues i shkullit të 21-të përsa i përket ikonografisë në Amerikën e Veriut dhe e krijuar nga puna dhe duart e shqiptaro amerikanit Dhimitri Çika...

Një punë që ne po e vlerësojmë dhe qe me plot besim në të ardhmen vlerat e kësaj pasurie shqiptare do të rriten...

SHKSHA vlerëson me çmimin e "Arritjeve Jetësore" për vitin 2011 Z Uilliam N Xhons, nga Holdeni i Masaçusetsit.

Një nga anëtarët e përjetshëm të shoqatës, i palodhur dhe përherë i përkushtuar për bashkësinë shqiptare në SHBA.

Me emrin Vasil Kamenica, ai u lind në Korçë më 1932-in. Familja e tij emigroi në SHBA kur ai ishte 6 vjeç. Billi mori mësime në Uster në Shkollën Tregtare dhe më pas në Akademine e Usterit. Ai eshte martuar me Loreta Xhons prej 54 vitesh, jetojnë në Holden, pranë Usterit dhe kanë tre fëmijë të rritur Karen Dono, Sandra Dionis dhe Mark Xhons si dhe 9 nipa dhe mbesa të mrekullueshëm. Tani ai eshte ne pension, ka lene pas vitet si biznesmen i sukseshem ne fushen e restoranteve dhe gjithnje e sheh te jete ndihmues dhe i palodhur per shqiptaret, kishen shqiptare dhe bashkeqytetaret e tij. Gjate jetes se tij ka marre çmime dhe vleresime për punën e tij ku perfshihen Vleresimi per te Krishteret dhe Hebrenjtë, Bisnesmeni i Vitit, Medaljen e Shën Gjergjit ( Nedrimi i Lartë I Kishës Orthodokse Shqiptare) dhe vlerësime si nder shqiptaret me te shquar te diaspores dhene prej qeverise shqiptare. Billi ka sherbyer si kreyetar i Bordit te KOSHFSHM, perfaqesues i Arqiodiezes Shqiptare, Kryetar i Fondit te Luftes kunder Kancerit, anetar i Klubit Kiuianis, dhe i nderuar edhe nga Shoqata e biznesit te Uebsterit. Ne Nentor 2009 atij iu dorezua çmimi "Antoni Thanas" per bashkesine shqiptare. Ai eshte shembull i perpjekjeve dhe perkushtimit mes bashkeatdhetareve dhe me gjere.

Çmimi P"per arritje jetesore " nga SHKSHA ne 65 vjetorin e saj dhe ne konventen vjetore te Uashingtonit ijepet per punen epalodhur qe z. Xhons ka bere ne sherbim te bashkesise shqiptare.



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


ARDIAN MURRAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.