E Enjte, 03.28.2024, 09:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Aliona Zeqiri - Kur biznesi ka aromë gruaje
E Shtunë, 05.23.2009, 04:30pm (GMT+1)

 

 

 

 

Aliona Zeqiri, presidente e "A&A Group", pas diplomimit në dy fakultete, gjermanisht dhe drejtësi në Universitetin e Tiranës, ka kryer disa specializime pasuniversitare në Gjermani. Në 1995-1996, ajo u specializua në Universitetin e Freiburg and Bielefeld për Marketing nderkombetar, në 1997 në Institutin Carl Duisberg për menaxhim drejtuese dhe staf, në 1998-1999 në Universitetin e Leipzig për promocion tregtar dhe menaxhim ndërkombëtar si dhe Master në drejtësi. 
     
Zotëron tre kompani shërbimi në Tiranë. Ka disa diploma pas trajnimeve si në "Trump University New York", SHBA dhe Gjermani. Në 2007 shpallet nga Departamenti Amerikan "Gruaja e suksesit në biznes 2007". Është njohëse e 4 gjuhëve të huaja. Është e martuar, me një vajzë 11 vjeç.

     "Kur do diçka, drejtohu tek një burrë. Nëse do diçka të mbaruar, atëherë drejtohu tek një femër", shprehet diku Margaret Theçer. Dhe pasi njeh Aliona Zeqirin, nëse kërkon një përshtatje për ecjen e biznesit shqiptar, thua "nëse do diçka të mbaruar me sukses, atëherë lërja në dorë Aliona Zeqirit". 
     Ka zgjedhur të ketë një profil jo shumë publik në media. Por, në botën e biznesit janë të paktë ata që nuk ia njohin autoritetin, ashtu sikurse shumë shqiptarë që kanë "provuar" shërbimet e kompanive që drejton nuk njohin gruan që qëndron pas tyre. Ishte vetëm 20 vjec kur j'u fut rrugës së biznesit me ofrimin e konsulencës, kur studente, ndiqte dy fakultete njëkohësisht: gjermanisht dhe juridik. Sot tre bizneset e saj në fushën e shërbimeve rezultojnë mjaft të suksesshme.

                    -Dora e Alionës, dy baret në aeroportin "Nënë Tereza"-

     Aeroporti "Nënë Tereza", një copëz perëndimore, nga dyqanet deri tek baret, pasi terminali i rikonstruktuar ka ndryshuar në strukturë dhe koncept, mban "dorën" e Alionës, e cila kur vendosi të investonte tek dy baret aty, e kishte shumë të qartë ç'ka synonte të arrinte. 
     "Më pëlqente ideja e kafe-bareve në aeroport, kur mendoja për njerëzit që do shkelnin aty për herë të parë, që udhëtojnë aq shpesh, ata që presin të afërmit prej vitesh pa parë, apo që i përcjellin me lot në sy.
Aeroporti është dëshmitar emocionesh. Më pëlqente shumë që të menaxhoja këtë pjesë të aeroportit, imagjinoja aromën ekzotike të kafesë, pritjen që duhet të jetë sa më e lehtë, atë pëshpëritje të këndshme që kanë aeroportet. Kisha shumë ide dhe mezi po prisja që t'i materializoja", tregon Aliona.
     Pasi konkretizoi të gjitha idetë, qëllimet dhe risitë që kishte në kokë, konkurroi në tenderin e organizuar nga kompania menaxhuese e aeroportit, "Hochtief Airport Retail", e drejtuar nga gjermanë, të cilët e përzgjodhën atë si personi që i përputhej më së miri vizionit dhe konceptit të tyre për terminalin e ri. Kështu kompania e saj "Altego" fitoi një kontratë nënkoncesioni 7 vjeçare për të operuar në biznesin e ushqimit, pijeve dhe shërbimit në aeroport dhe ku në  sipërfaqen 379 m2, në fasadën kryesore të terminalit, nisën punën baret "Albania" dhe "Airport". 
     Për një kafe të mirë në aeroport ka gjithmonë kohë. Aliona synonte që pasagjerët të shijonin një traditë universale, aromën e mirë të kafesë në dy pika të reja takimi, ku ofrohen shërbime risi, atmosferë relaksi për ata që sapo zbresin nga avioni, ashtu si ata në nisje. "Kafe Albania" në hyrje të aeroportit është vendi ideal për të pritur sa me kendshem pasagjerët, që zbresin nga avioni. "Bar Airport" ndodhet aty, ku pasagjerët qëndrojnë më shumë, direkt përpara hyrjes për në gate, nje  kombinim mobilimi modern, ofruar nga lideret e designos dhe arredimit Italian, me atmosferën relaksuese.
        Në të dy bizneset, Aliona zbatoi sistemin gjerman të menaxhimit, ku gjithcka kontrollohet me përsosmëri, po dhe ku pika më e rëndësisshme është stafi. "Mendoj se nëse zgjedh një staf të mirë, atëherë ke arritur pjesën më të madhe të suksesit", thotë ajo. Ishte po kjo kohë, kur në mars të 2007, lindi ideja e zgjerimit të shërbimeve ofruar në bare. Kështu u ngrit kompania e Cateringut, qe futi një tjetër koncept të ri, furnizon me produkte ushqimore të freskëta dy baret e kompanisë dhe më pas dhe sot edhe zyrat e nenkontraktoreve të tjerë rreth e rrotull. 
     Linja tjetër furnizon me menu të veçanta linjat e ndryshme ajrore apo dhe kompani prestigjoze si Sheraton, Sigal etj. Dhe të gjitha si pjesë plotësuese e idesë së Alionës se si duhet të ishte "F&B biznes" në aeroport. 
     Tani,  shumë shpesh, kur i duhet të marrë avionin për udhëtim, ulet në një nga baret në terminal ku sheh gjithçka me syrin e klientit, duke ditur se ka në dorë edhe fuqinë e drejtores ekzekutive për të ndryshuar ç'ka nuk i pëlqen.
      Nuk është rastësi që kompanitë e Alionës janë të parat në fushën e tyre në Shqipëri, të vlerësuar me çmimet ISO 9001:2000 për menaxhim, shërbim dhe konsulencë, si dhe ISO 22000:2005 për prodhimet ushqimore. 
     Në vitin 2007, në Londër, "A&A Group" fitoi "Kurorën e Artë të Cilësisë", një pasaportë që vulos standardet ndërkombëtare të të gjitha kompanive. E thënë ndryshe kjo është një tjetër portë e hapur besimi për bizneset e huaja që kërkojnë partnerë seriozë në Shqipëri.


                   -Udhëtim me stilin e Segafredo Coffee Shop-

 

     Sapo është kthyer nga një udhëtim, ku ka fituar një tender shumë të rendësishëm në Aeroport duke finalizuar kështu një tjetër projekt ambicioz, ndaj dhe është marrë më së shumti me projektin më të ri të kompanisë. 
     Pas supeve të Alionës në zyrë shkruhet "success is not a journey, is a destination", ndërsa mbi tavolinën e punës, krahas luleve të freskëta, një riprodhim i statujës së çmimeve Oscar, me mbishkrimin "you deserve an award" (ti meriton një çmim). Aliona kontrollon emailet e reja në Blackberryn e saj, "kjo ka qenë një ditë e mirë. Shumë e çmendur, e lodhshme, por e mbushur me të reja!". 
     Projekti i saj më i ri lidhet me fazen B të Terminalit te ri, që do të inaugurohet së shpejti në aeroportin e Rinasit, një zgjerim në hapësirë dhe shërbime, që do t'i ofrojë pasagjerëve vizion akoma dhe më perëndimor në të vetmin aeroport në Shqipëri. 
     Firma "Altego", nën drejtimin e Alionës, ka marrë sërish të drejtën për të menaxhuar shërbimet në këtë hapësire të re, por këtë herë ishte shumë më e vështirë për shumë arsye. Edhe pse kishte dhënë prova se ishte e suksesshme në këtë fushë, kompanitë e mëdha preferojnë që të kenë diversitet në zgjedhjen e tyre. 
     "Këtë herë e dija që nuk do ta kisha aspak të lehtë", rrëfen ajo, ndërsa shton se "asgjë nuk është e pamundur!".
Dhe në fakt, fitoi. Midis shumë kompanive të ndryshme që konkurronin, "Altego" u zgjodh si përgjegjëse për shërbimet ndaj klientëve, në zonat, ku Aliona Zeqiri kishte dhënë provat.
     "Kjo nga një anë e bënte akoma dhe më të vështirë këtë herë, pasi duhet të tejkaloja veten dhe idetë që kam pasur me baret "Albania" dhe "Airport", thotë. Lidhet me kompaninë "Segafredo" dhe ia del të marrë ekskluzivitetin e firmës së njohur për aeroportin shqiptar dhe objekte te tjera te rendesise se vecante. 
     Marrja e ekskluzivitetit ishte garancia për shërbimin që kompania konçesionare e aeroportit, synon për terminalin e ri të tij. "Segafredo" kompania lider në prodhimin e ekspresit të kafesë në Itali dhe mbarë botën, me mbi 20 vjet eksperiencë, me mbi 500 filiale në mbarë botën, me më shumë se 70 mijë klientë dhe 50 milionë filxhanë ekspresi të pirë çdo ditë, është një tregues i qartë i cilësisë që do t'u përçohet gjithë pasagjerëve të Rinasit. 
     "Bari Segafredo do të jetë hapësira që do t'ju ofrojë të gjithë pasagjerëve një tjetër perspektivë "pritje" deri në bord. Ndonëse mund të porosisin një kafe apo makiato, vetë Segafredo është më shumë se një kafe. Esenca e kompanisë është stili italian i të jetuarit, i reflektuar në gjithë baret e saj dhe sigurisht, kafenë e famshme të njohur në mbarë botën", tregon ajo, që vendosi bashkëpunimin me këtë kompani për disa ide.
      
"Eshtë markë me shumë eksperiencë. Duke ditur që standartet për terminalin që do të inagurohet së shpejti ishin shumë të larta, doja që projekti im, t'i arrinte, pse jo, dhe t'i tejkalonte ato. Kështu që vendosa të bashkëpunoja dhe të sillja këtë kompani të madhe", shpjegon Aliona.
     
E veçanta e Segafredo-s është futja e një fryme të re. "E veçanta qëndron që nga koncepti i barit, deri tek recetat e shijshme që do të vijnë ekskluzivisht nga Italia për klientët tanë. Jam kujdesur për cdo detaj, pasi eshtë projekt shumë ambicioz, që mezi pres t'a përfundoj, t'a shoh të marrë jetë. Kur mora për herë të parë në duar skicën e barit, u preka. Ishte ideja dhe përfytyrimi im i hedhur në tre dimensione! Tani po punojmë më konkretisht për të sjellë në jetë imazhin e firmës, të kombinuar me atë që klientët duan dhe çfarë ne mendojmë se mund t'i ofrojmë në mënyrë të veçantë!", tregon ajo.  
                             
                         -Kur biznesin e bëjnë gratë-

 

     Gjatë më shumë se 15 vite në krye të disa kompanive, Aliona ka arritur të fitojë dhe ruajë influencën e saj në një ambient të dominuar kryesisht nga meshkuj, të mbushur me konkurencë të fortë, shpesh edhe të pandershme. Në zyrat tek "A&A Group" ka shumë femra, për të cilat vlerëson zgjedhjen. 
     "Vështirësitë hasen, pavarësisht nga profesioni që zgjedhim, andaj dhe gjithçka varet vetëm nga karakteri, vendosmëria dhe puna jote. Është e rëndësishme, që edhe nëse përpara teje nuk ka pasur shembuj pozitiv, të jesh aq e guximshme sa t'i tregosh të gjithëve, se si duhet të jetë mënyra e duhur e të bërit të gjërave". 
     Por dhe ndjen shumë keqardhje për paragjykimet ndaj grave në biznes. "Mendoj se është një shërbim shumë i keq që na bëhet si gra dhe si biznesmene, kur femrat që vërtet punojnë shumë për t'ia dalë në biznes, krahasohen me disa stereotipe të caktuara. Takoj çdo ditë femra të bukura, por mbi të gjitha shumë inteligjente, që nuk kanë nevojë të tregojnë trupin e tyre për të ecur përpara. Sidomos në biznes, nëse nuk di ta bësh punën tënde, nuk ka rëndësi fare se sa e bukur je. Nëse nuk je e zonja, nuk do zgjasësh shumë në këtë ambient. Unë jam shumë e kënaqur nga stafi im. Nëse jam këtu, është edhe falë aftësive dhe dedikimit që ata kanë, ndaj i vlerësoj shumë", shprehet Aliona Zeqiri. 
     Para dy vitesh Departamenti Amerikan i Shtetit, e nderoi duke e perzgjedhur si gruan e biznesit të vitit për të përfaqesuar Shqipërinë në Programin Internacional të Leadershipit në SHBA, i ofroi një muaj vizita në kompanitë më të mëdha amerikane, si "Trump", "Google", "Worldbank",etj, ku njohu nga afër funksiononimin e tyre. 
     Veçse u ndje shumë e vlerësuar, kuptoi dhe se ishte pjesë e vrullit amerikan. "Europiane nga jetesa, amerikane nga vrulli me të cilin punon", kështu e përkufizon Aliona Zeqiri sot veten.

                               

-Vetëm qielli është limit-
     
     
Nëse ka diçka ekstravagante në shijet, padyshim që është dashuria për udhëtimet. Në çfarëdo vend të rruzullit tokësor që mund të mendohet, dëshmohet nga fotografitë e ndryshme, diku duke buzëqeshur ne first class te Airbuss 380, në suitën e hotelit me shtatë yje Burj Al Arab në Dubai, duke peshkuar në Bora Bora, apo Galapagos. 
     "Një pjesë e udhëtimeve janë për arsye pune dhe këto janë më të shpeshtat", tregon ajo. "Por shpesh kam nevojë të lëviz me familjen time, qoftë në kërkim të një aventure të re, qoftë edhe thjesht për t'u larguar nga zhurma e për t'u qetësuar. Sa herë që arrij të firmos një kontratë të rëndësishme apo realizoj një qëllim, festoj me udhëtimin e radhës". 
     Kështu ishte dhe me për tenderin e fundit në aeroportin e Rinasit, kur ndërsa priste vendimin përfundimtar, u largua për disa ditë me bashkëshortin dhe vajzën në Amerikë, ku shëtiti nëpër studiot e mëdha kinematografike dhe Disneyland. 
     Kur u kthye mori lajmin e mirë dhe tani i është futur punës për të përfunduar ato që u ka premtuar të tjerëve, por mbi të gjitha vetes. Do të ketë më vonë kohë për të menduar se kush do të jetë destinacioni i radhës. Se për Aliona Zeqirin, vetëm qielli është limit.... ATSH   

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kalendari 23 maj ATSH (05.23.2009)
Soren Jessen Petersen për vizitën e Xhozef Bajdenit (05.22.2009)
Bajden në Kuvendin e Kosovës: pavarësia është e pakthyeshme (05.22.2009)
Foto-reportazh: Duke pritur Nënpresidentin Bajdën (05.21.2009)
Nënpresidenti amerikan Xho Bajden sot në Kosovë (05.21.2009)
Radio Evropa e Lirë - Në pritje të vizitës historike (05.20.2009)
Kalendar 19 maj ATSH (05.19.2009)
Reportazh: Në Dobrunë ku kufiri mes shqiptarëve është fiktiv (05.18.2009)
Marrëdhëniet me Italinë të shkëlqyera, falë edhe imazhit të ndryshuar të komunitetit shqiptar (05.16.2009)
Vaçe Zela: Lus Zotin çdo ditë të shoh dhe një herë Shqipërinë (05.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]