VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Der Spiegel: Gjendet kufoma e Roza Luksemburgut
E Premte, 05.29.2009, 02:41pm (GMT1)

 

Voal-online Kufoma e Rosa Luxemburg është zbuluar në mortarin e spitalit Charité të Berlinit. Këtë e bën të ditur Der Spiegel e cila përmend fjalët e shefit të repartit të mjekësisë ligjore, Michael Tsokos. Një varg elementesh bëjnë të mendosh se janë pikërisht mbetjet trupore të themelueses së Partisë Komuniste Gjermane të vrarë midis 15 e 16 janarit 1919 ndërkohë që po transferohej nga burgu. Kufoma qe hedhur në kanal, prej këtu pastaj u muarën mbetje trupore të cilat u varrosen sikur ishin të Luxemburg. Mjeku ligjor ka shpjeguar se trupi pa kokën, duart dhe këmbët është i një gruaje të mbytur e cila paraqet ngjashmëri të mëdha me pasionanten e marksizmit, e cila vuante që nga lindje nga shtrembërime të femurit, çka e bënte tejet çalamane.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.