VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RAMË BUJA: REMZI SALIHU, NJERIU I DASHURISË PËR DIJEN DHE PËRPARIMIN E SHKOLLËS SHQIPE
E Martë, 10.04.2011, 01:02pm (GMT1)

Prishtinë, 4 tetor 2011 (Kosovapress) Koha: 13:44

Vrasja e Remzi Salihut është akt ndaj institucioneve të shtetit të Republikës së Kosovës dhe akt me të cilin është vrarë arsimimi i fëmijëve, por gjithashtu është lënduar edhe e ardhmja e shkencës dhe dijës së Prishtinës dhe më gjerë, u tha të martën në mbledhjen komemorative, kushtuar drejtorit të vrarë Remzi Salihu.

Salla e Komunës së Prishtinës ishte e vogël të hynë të gjithë kolegët, përfaqësuesit e presidencës, Qeverisë e ministrive të Kosovës, Policisë së Kosovës, FSK-së, familjarë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, subjekteve politike, të institucioneve shkollore, arsimtarë dhe nxënës.

Me këtë rast, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja deklaroi se nga ne po ndahet pedagogu i vyeshëm dhe kontribuuesi i shquar i arsimit Ramiz Salihu, një emër i njohur i arsimit tonë. Kontributi i tij për arsimit do të çmohet dhe respektohet nga të gjithë, sepse ai dha shembullin e njeriut të përkushtuar, për profesionin e tij, për të mirën e vendit të vetë...

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.