E Premte, 04.19.2024, 07:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LAURENE JOBS, ISH STUDENTJA ME TË CILËN STEVE JOBS KALOI BASHKË 20 VITE E GJYSMË
E Enjte, 10.06.2011, 08:57pm (GMT+1)

 

Dyzetë e gjashtë vjeçare, e lauruar dhe Master midis Wharton (shkolla e biznesit në universitetin e Pennsylvania) dhe Stanford, tre fëmijë dhe njëzet vjet e gjysmë e martuar me Steve Jobs.

Voal-online - Laurene Powell Jobs nga zonja e parë e planetit tech është shndërruar në gruaja e ve e parë, sepse ajo është bashkëshortja e njërit prej burrave më të famshëm të botës dhe padyshim njërit prej më të komplikuarve, dhe tani ajo është shembëlltyre e kujtimit të tij, sepse ajo na kujton atë.

Laurene ish-studentja e cila sipas një biografi zemërgur i ishte mburrur një shoqeje të kursit se kishte vendosur që të ndiqte universitetin kalifornian të Stanford "për t'u njohur me një miliarder të Silicon Valley, si Steve Jobs" (dhe të dy takohen pikërisht pas një konference) padyshim nuk është vetëm gardiania për të mbrojtur jetën private të të shoqit gjatë këtyre shtatë viteve të sëmundjes që morën fund pikërisht dje, kur Jobs nuk është më. Vegane si ai (megjithëse Steve e prishte ndonjëherë rregullin duke ngrënë peshk), sipërmarrëse në fushën e prodhimeve biologjike, dhe sidomos themeluese dhe frymëzuese e organizmave jo qeveritare e jo përfituese për të ndihmuar studentët në nevojë dhe për të ndihmuar gratë.

Ishte Laurene që e shtyu të shoqin pak aktiv në aktivitetet e bamirësisë ndryshe nga Bill Gates dhe të shoqen e tij Melinda, të cilët deri më tani kanë dhuruar 26 miliardë dollarë duke bërë mirë që të ishte aktiv në politikë: Jobs në pesëmbëshjetë vitet e fundit kanë qenë financues i Partisë Demokratike.

Dhe të bën përshtypje se, para se të martohej me Laurene, Jobs, të cilit ishte ajo që ia racionalizoi pamjen midis të qenit bizar dhe kaotikut të viteve '80 "” kishte patur lidhje me një piktore, Chris-Ann Brennan, me të cilën pati një vajzë, që fillimisht refuzoi ta njihte si bijën e tij: por në sajë të Laurene dhe të tre fëmijëve të tyre - Jobs jo vetëm që e njohu, por vajza u rrit në shtëpinë e Jobs dhe Laurene e tre fëmijëve të tyre dhe sot Lisa Brennan-Jobs, lauruar në Harvard, është gazetare. Lisa Brennan-Jobs lindi më 1978, kur themeluesi i Apple Inc, babai i saj Steve Jobs ishte vetëm 23 vjeç, i cili kishte patur lidhje me të jëmën e vajzës, piktoren Chris-Ann Brennan që kur ishin në shkollën e mesme. Lisa Brennan lindi gati njëlloj me Apple Computer. Në fillim kompjuteri quhej Apple Lisa, pikërisht sipas emrit së vajzës, paçka se Jobs zyrtarisht thoshte se Lisa ishte akronimi i "Local Integrated Software Architecture".

Në fillim siç e treguam Jobs refuzoi ta njihte për vajzën e tij me pretendimin se ishte steril. Por më vonë ai u martua me Laurene Powell dhe u bë babai i tre fëmijëve të tjerë dhe me ndërhyrjen e Laurene, at e bijë u pajtuan e vajza jetoi me ta për disa vjet, i jati ia pagoi studimet në Harvard dhe kështu u vendos përfundimisht harmonia, por me rolin e Laurene.

Dhe të duket gati e pabesueshme se bashkëshpikësi i Apple, babai i NeXT, Pixar i iPhone dhe i iPad, i cili me bëmat e tij ka gjeneruar në glob kultin e gjenisë së tij dhe për nder të kujtimit të tij e ka gjunjëzuar të gjithë planetin kur vinte puna, sa vinte në shtëpi i merrte të gjitha direktivat duke filluar prej pranimit të atësisë të Lizës, politikës, veshjes e më the të thashë të gjitha prej së shoqes, dmth prej Laurenit, dje zonjës të parë të planetit tech, sot gruas më të trishtuar të planetit sepse ka humbur dashurinë e saj të zemrës. Pra, në fakt është e shoqja protagonistja e vërtetë e fotografisë më të bukur gjatë gjithë karrierës të Jobs. Foto që jo rastësisht u shkrep nga një grua, nga Lea Suzuki e San Francisco Chronicle, vetëm shtatë muaj më parë. Laurene-it i duken vetëm flokët biondë, ndërsa burri që ka ndryshuar botën mbështetet në kokën e saj, duke qeshur si fëmijë./Elida Buçpapaj

 

 

 

 

 

 

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REAGIME NGA FIGURA TË LARTA E NJERËZ TË THJESHTË PËR VDEKJEN E XHOBS (10.06.2011)
PIKËLLIM GLOBAL PËR STIV XHOBSIN (10.06.2011)
LAMTUMIRË ZBARDHJES SË FLOKËVE – TË TIPIT ALA RICHARD GERE APO GEORGE CLOONEYEkstrakti i një fryti do të jetë në gjendje për të parandaluar që flokët të bëhen gri (10.06.2011)
TOP 10 RRUGËT MË TË PASURA NË BOTËNjë rrugë Monaco është emëruar më e shtrenjta në botë. Në vijim një turne tek rivalet e saj ndërkombëtare: (10.05.2011)
URIME HAVELIT, PLAKUT TË MADH TË EVROPËS QENDRORE, MBËSHTETËSIT KRYESOR TË NDËRHYRJES SË NATO-s NË KOSOVË MË 1999- Presidenti i fundit i Çekosllovakisë e presidentit i parë i Republikën së re Çeke lindur më 1936 (10.05.2011)
AKUZA TË RËNDA PËR TË AKUZUARIT E "MEDICUS" (10.05.2011)
ISH AMBASADORI UILIAM RAJERSON: NË SHQIPËRI ËSHTË FAKT SE ENDE NUK PO SHIHET NË SY E KALUARARajerson kujton 20 vjetorin e rifillimit të marrëdhënieve (10.04.2011)
RAMË BUJA: REMZI SALIHU, NJERIU I DASHURISË PËR DIJEN DHE PËRPARIMIN E SHKOLLËS SHQIPE (10.04.2011)
"Metropol": SPIUNËT DHE BASHKËPUNËTORËT E DIKTATURËS, MOS LEJOHEN AS NË MEDIA Ligji i ri i lustracionit, gjermanët me draft të ngjashëm me atë të vitit 1995 (10.04.2011)
GJERMANIA ËSHTË RIBASHKUAR PREJ SHUMË VITESH, POR DHIMBJET E RRITJES VAZHDOJNË (10.04.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]