VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Çifti Obama në Nju Jork për një pasdite private
E Djelë, 05.31.2009, 07:32am (GMT1)

Çifti Obama shkoi dje në qytetin e Nju Jorkut për të kaluar një pasdite me aktivitete thjesht private.

Ata shkuan në Nju Jork me avionin presidencial për të ngrënë darkë dhe për të parë një shfaqje në Broduej.

 



Presidenti Obama tha në një deklaratë për shtypin se e bënte këtë për të mbajtur premtimin që i kishte dhënë gruas gjatë fushatës se do ta çonte për të parë një shfaqje në Broduej kur fushata të kishte mbaruar.


Ata hëngrën darkë në një restorant të lagjes Uest Villixh dhe pastaj shkuan për të parë shfaqjen Joe Turner's Come and Gone me autor August Uillson. Turma njerëzish u mblodhën në trotuaret e Nju Jorkut për të parë kalimin e autokolonës presidenciale.



Komiteti Kombëtar Republikan e kritikoi Presidentin për një udhëtim të tillë ndërkohë që shumë amerikanë e kanë të vështirë të paguajnë faturat e përditshme. Shtëpia e Bardhë refuzoi të thotë se sa u kushtoi udhëtimi taksapaguesve. /ZA

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.