E Enjte, 04.25.2024, 01:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Uilliam Uoker: Durrës-Kukës është dera e Europës për Shqipërinë
E Djelë, 05.31.2009, 07:42am (GMT+1)

 

 

 

Diplomati i mirënjohur amerikan Uilliam Ualker, i shquar për karrierën e tij të gjatë në Ballkan dhe i njohur veçanërisht për shqiptarët, për kontributin e tij në çështjen e Kosovës, vlerëson se Shqipëria nën drejtimin e kryeministrit Berisha ka pësuar ndryshime rrënjësore dhe epokale. Përmes një interviste televizive, Ualker ka vlerësuar se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një arritje monumentale e qeverisë shqiptare dhe kjo jep më shumë shanse për heqjen e vizave me vendet e BE-së dhe anëtarësimin në familjen europiane në një të ardhme të afërt. Ai është shprehur se NATO është një arritje shumë e madhe për qeverinë shqiptare dhe tashmë Shqipëria është një partnere e denjë e Europës dhe vendeve më të fuqishme në botë. Të njëjtin vlerësim ai e ka shprehur edhe për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Ualker tha se të gjithë e dinë që Europa po bëhet gjithmonë e më shumë e integruar, gjithmonë e më shumë pa kontrolle kufijsh, pa probleme me pasaportat, me vizat dhe për Shqipërinë anëtarësimi në NATO e po ashtu në BE është pjesë moderne e një Europe moderne, çka siç u shpreh ai, është e mrekullueshme. "Në të vërtetë, uroj Sali Berishën dhe qeverinë për ato që kanë bërë gjatë viteve të fundit. Kam ardhur në Tiranë 4 herë, hera e parë gjatë luftës në Kosovë dhe sa herë që vij shoh përmirësime, por gjatë 3-4 viteve të fundit ju jeni ngritur lart. Anëtarësimi në NATO dhe aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE mendoj se është një indikator që tregon se sa të suksesshëm keni qenë", është shprehur diplomati i shquar amerikan. Gjithashtu, ai ka shprehur vlerësimet maksimale për reformat e ndërmarra nga kjo qeveri, e cila siç vlerësoi ai, kanë bërë një progres të dukshëm dhe rezultatet e tyre sollën për Shqipërinë NATO-n dhe BE-në. Përsa u takon reformave ekonomike, u shpreh ai, marrja e masave kundër korrupsionit, kundër krimit, sa herë që kthehem unë dëgjoj më shumë lajme pozitive. "Kjo ka ndodhur e gjitha gjatë viteve të fundit. Kështu që, sërish unë jam një admirues i Sali Berishës, jam admirues i qeverisë dhe mendoj se ata pa dyshim po bëjnë një punë shumë profesionale, po bëjnë shumë që të jenë si pjesa tjetër e Europës. Në fakt, ashtu siç e shoh unë, ekonomia juaj po vazhdon të rritet kur pjesa tjetër e Europës nuk e gëzon këtë rritje. 5, 6 apo 7 vjet më parë nuk besoj se do t'ju besonte dikush në rast se do t'i thoshit që kjo do të ndodhte. Unë mbaj mend që kur erdha për herë të parë këtu gjatë luftës, 1998 fillimet e 1999, u ula në aeroportin e Tiranës me një helikopter nga Kosova. Isha i shokuar. Kjo është Europa? Dhe tani unë vij në aeroportin tuaj të ri e modern, ne nesër do të kemi një tunel dhe një autostradë. Jam shumë i impresionuar me ato që janë bërë gjatë viteve të fundit. Dhe këto ia dedikoj Sali Berishës", ka vlerësuar diplomati amerikan. Gjithashtu, ai ka vënë në dukje se reformat ekonomike, masat kundër korrupsionit, kundër krimit, kanë qenë pozitive. Ai tha se sot do të jetë në inaugurimin e tunelit të rrugës Durrës-Kukës, që bashkon Shqipërinë me Kosovën dhe është i impresionuar nga kjo vepër që ia kushton Sali Berishës.

 

-Shqipëria është tashmë anëtare me të drejta të plota e NATO-s. A është kjo një arritje?

Mendoj se është një arritje shumë e madhe, absolutisht. Isha në Uashington kur erdhi kryeministri juaj përpara se ju zyrtarisht të bëheshit pjesë e NATO-s dhe ne u takuam me senatorin Lugar, i cili është një senator amerikan shumë i respektuar dhe ai uroi Shqipërinë, uroi Sali Berishën për këtë arritje. Është monumentale. Mendoj se kjo do të thotë se ju jeni tani një partner me të drejta të plota në Europë, jeni partnerë me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe të gjitha këto vende që kanë qenë partnerë të NATO-s që nga fundi i luftës. Mendoj se është një arritje shumë e madhe për qeverinë.

 

-Muajin e kaluar gjithashtu, Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kanditat në Bashkimin e Europian. Si e shihni këtë?

E njëjta gjë, e njëjta gjë. Të gjithë e dinë që Europa po bëhet gjithmonë e më shumë e integruar, gjithmonë e më shumë pa kontrolle kufijsh, pa probleme me pasaportat, me vizat dhe për Shqipërinë anëtarësimi në NATO e po ashtu në BE është pjesë moderne e një Europe moderne, çka është e mrekullueshme.

 

-Sa afër mendoni se do të jetë dita kur Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian?

Mendoj se po vjen, herët apo vonë, personalisht mendoj se është e mrekullueshme që në linjën e anëtarësimit në NATO ju keni kaluar përpara disa vendeve të tjera si Serbia, të cilët mendonin se do të ishin të parët që do të anëtarësoheshin. Mendoj se është një arritje shumë e madhe. Unë me të vërtetë uroj Sali Berishën dhe qeverinë për ato që kanë bërë gjatë viteve të fundit. Kam ardhur në Tiranë 4 herë, hera e parë gjatë luftës në Kosovë, dhe sa herë që vij shoh përmirësime, por gjatë 3-4 viteve të fundit ju jeni ngritur lart. Dhe anëtarësimi në NATO dhe aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE mendoj se është një indikator që tregon se sa të suksesshëm keni qenë.

 

- Po në lidhje me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare?

Përsa u takon reformave ekonomike, marrja e masave kundër korrupsionit, kundër krimit, sa herë që kthehem unë dëgjoj më shumë lajme pozitive. Kjo ka ndodhur e gjitha gjatë viteve të fundit. Kështu që, sërish unë jam një admirues i Sali Berishës, jam admirues i qeverisë dhe mendoj se ata pa dyshim po bëjnë një punë shumë profesionale, po bëjnë shumë që të jenë si pjesa tjetër e Europës. Në fakt, ashtu siç e shoh unë, ekonomia juaj po vazhdon të rritet kur pjesa tjetër e Europës nuk e gëzon këtë rritje. 5, 6 apo 7 vjet më parë nuk besoj se do t'ju besonte dikush në rast se do t'i thoshit që kjo do të ndodhte. Unë mbaj mend që kur erdha për herë të parë këtu gjatë luftës, 1998 fillimet e 1999, u ula në aeroportin e Tiranës me një helikopter nga Kosova. Isha i shokuar. Kjo është Europa? Dhe tani unë vij në aeroportin tuaj të ri e modern, ne nesër do të kemi një tunel dhe një autosradë. Jam shumë i impresionuar me ato që ka bërë gjatë viteve të fundit. Dhe këto ia dedikoj Sali Berishës.

 

- Përmendët tunelin dhe autostradën, çfarë do të thotë ndërtimi i një vepre të tillë infrastrukturore, për Shqipërinë dhe rajonin?

Pak minuta më parë ne po flisnim për tunelin, për autostradën dhe kjo më thanë që është dera kryesore e Shqipërisë drejt Europës. Dhe unë them: Është po ashtu edhe dera e Europës drejt Shqipërisë. Mendoj se është një ide e mrekullueshme. Unë nuk kam qenë këtu, por e kuptoj, që qeveria juaj ka patur shumë kritika, shumë njerëz menduan se ishin para të harxhuara kot, që ju kishit gjëra të tjera që duhet të bënit sesa të ndërtonit një autostradë, por unë mendoj se do të jetë një sukses shumë i madh. Sërish, në integrimin e Shqipërisë jo vetëm me Kosovën, me atë pjesë, me Ballkanin por edhe me pjesën tjetër të Europës dhe të sjellë europianët nga vendet e tjera këtu. Ç'mund të them? Kush e mendoi këtë projekt, i takon merita. Nuk janë para të hedhura kot, jam i bindur për këtë.

Ne kemi pasur një president, Tedi Rusvelt dhe ai kishte një ide për ndërtimin e një kanali nga Atlantiku në Paqësor, Kanali i Panamasë dhe të gjithë i thanë: Je i çmendur, është një harxhim parash. Por sa shumë ka bërë jo vetëm për SHBA-në, për Panamanë por edhe për të gjithë botën, ai kanal është një xhevahir. Dhe unë jam absolutisht i sigurtë se autostrada nga këtu në Kosovë do të sjellë përfitime ekonomike. Jo vetëm për Shqipërinë, për Kosovën, por për gjithë pjesën tjetër të Europës.

- Ju keni qenë disa herë në Shqipëri, a shihni ndryshime?

Mezi po pres të uroj Sali Berishën për vizionin që ka, por jo vetëm për autostradën, por edhe për ekonominë, luftën ndaj korrupsionit ku unë besoj se shumë para janë kursyer për të eliminuar disa nga praktikat më të këqija, por po ashtu unë kam ndienjën duke folur me shqiptarët, se njerëzit ndihen më të qetë në rrugë. Është një qytet tjetër nga ai që pashë disa vite më parë. Jam shumë i impresionuar. Kam folur me njerëz të tjerë në Uashington për eksperiencat e tyre kur kanë qenë këtu dhe kushdo që ka qenë këtu pak vite më parë, 10 vjet më parë ata flasin për një Shqipëri ndryshe.RD

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Çifti Obama në Nju Jork për një pasdite private (05.31.2009)
Një mur tjetër duhet të shembim, Murin e ShengenitNga Jozefina TOPALLI (05.30.2009)
Der Spiegel: Gjendet kufoma e Roza Luksemburgut (05.29.2009)
Nis në Gjirokastër Festivali i Muzikës Popullore "Miqësia Folk" (05.29.2009)
Shënime për disertacionin e doktoraturës së Lasgush Poradecit në Universitetin e Gracit në gjuhësi e letërsiMonografia e Lasgushti për Emineskun ndriçon edhe pas 80 vjetësh (05.27.2009)
Aliona Zeqiri - Kur biznesi ka aromë gruaje (05.23.2009)
Kalendari 23 maj ATSH (05.23.2009)
Soren Jessen Petersen për vizitën e Xhozef Bajdenit (05.22.2009)
Bajden në Kuvendin e Kosovës: pavarësia është e pakthyeshme (05.22.2009)
Foto-reportazh: Duke pritur Nënpresidentin Bajdën (05.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]