E Martë, 04.16.2024, 07:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

APOLOGJI PËR PAQEN E "ETIT"

Me piktorin PROFONDIST, Jetullah Haliti-Eti, kandidat për Nobelin për Paqe

Nga MIMOZA EREBARA


E Hënë, 10.10.2011, 07:16am (GMT+1)

Asgjë nuk është më e dukur

Se ajo që fshihet në thellësi...

Me piktorin PROFONDIST, Jetullah Haliti-Eti, kandidat për Nobelin për Paqe, në Ekspozitën e tij personale të 91-të, të hapur në Durrës, shtator 2011.

Të kërkosh Paqen është një ëndërr. Të dish ta kërkosh atë kjo është një luks. Të luftosh për ta patur përgjithmonë kur ajo mungon, ky është guxim. Ta mbrosh kur e ke, kjo është zgjuarsi. Dhe të kesh Paqe me veten kjo është edhe lufta më e vështirë në të cilën njeriu, qenia, fiton vetëm betejat, por jo krejt luftën. Dhe në fushën e artit kjo liri arrin majat e të shprehurit. Është një liri që buron për së brendshmi dhe rrezaton edhe për të tjerët. Por sa është i aftë një artist të kërkojë brenda vetes, në thellësitë e pashtershme dhe misterioze të shpirtit të tij drejt paqes me veten? Sa është i aftë ai të kalojë nga nocioni i paqes si një përcaktim filozofik e gjuhësor drejt asaj që paqja është në të vërtetë? Kjo është njëra anë, por tjetra dhe më e rëndësishmja është të përcaktuarit e konceptit të paqes. Ç'është Paqja? Menjëherë do të thonim e kundërta e luftës! Por ky është një qëndrim krejtësisht mekanik, sepse gjërat janë shumë më të ndërlikuara se sa kjo përgjigje lakonike. Historia njerëzore është e gjitha e mbushur me luftra të pafundta, me fitore humbje, me katastrofa njerëzore, me jetë të prera në mes, me jetë të pajetuara, me dhimbje, trishtim, lot. Dhe në përfundim fitorja gjithnjë e më tepër shndërrohej në atë çka ishte në të vërtetë në një iluzion. Dhe humbja zinte vendin e saj që i takonte duke ndikuar me të gjithë forcën e vet si në psiqikën e njerëzimit, ashtu edhe në zhvillimin e tij mendor e social. Tek e fundit në përfundim gjithnjë do të kishim një raport luftë-paqe ku do të zotëronte në më të shumtën e rasteve një luftë pa fitore apo pa humbje. Vetëm kështu do të mund të kishim një farë paqeje. Të paktën kështu besonte Hennry Kissinger, ish Sekretari Amerikan i Shtetit. Piktura e ETIT flet drejtëpërdrejtë për Luftën dhe Paqen. Ajo i vendos këto realitete universale në një raport bashkëpunimi mes tyre. Kjo i krijon mundësinë atij që të përqëndrohet edhe më thellë në thelbin e këtyre nocioneve, në pasqyrimin dhe ndikimin e tyre në jetën e gjithësecilit e veçanërisht në jetën e një artisti. Nga ky këndvështrim ai na ndryshon në një farë mënyre edhe të perceptuarit tonë në raport me këto kategori. Në pamje të parë piktura e tij është një pikturë ...dhe aq... mes mijëra pikturash. Por ne e dallojmë atë si të veçantë, pikërisht( gjithnjë sipas perceptimit tim jo dhe aq competent, madje u kërkoj ndjesë kritikëve të specializuar të artit!),për mundësinë që na ofron ajo për të kuptuar thelbin e Luftës dhe të Paqes. Për të kuptuar përmasat e kësaj Lufte dhe Paqeje si dhe vendin që zë ajo tek ne, dhe në të gjithë shoqërinë njerëzore. Historia na tregon se nuk ka një Paqe universale, deri më tani nuk ekziston. Kjo edhe në kontekstin shtetar po ashtu edhe në kontekstin individual.Deri më tani kjo dëshirë e kahershme njerëzore ka mbetur thjesht një endërr, një utopi.Por pikërisht sepse është një ëndërr, ajo ekziston si dëshirë e fshehur, por edhe e dukshme, e kapshme, interpretative kur është fjala për artistët.Po të kemi parasysh që funksioni i artistit është i dyfishtë dhe kontradiktor: ruan Paqen dhe shpërthen Luftën, atëherë do e kemi më të lehtë të kuptojmë thellësinë e të shprehurit të këtij artisti. Është një thellësi e paskajshme, që në të njëjtën kohë na çon në Zanafillë e po në të njëjtën kohë na çon në Ardhmëri. Është loja e preferuar e të gjithë artistëve, por jo gjithnjë e realizuar dhe e kuptuar.E drejta për të bërë Luftë apo Paqe, padyshim që është një kompetencë e qeverive e organizmave të ndryshëm politikë. Por e drejta për të dhënë mendimin tonë për të drejtën e Luftës apo të Paqes kjo është e jona. Sigurisht nuk është një e drejtë absolute sepse shumë faktorë jashtë nesh ndikojnë në përcaktimin e qëndrimit tonë ideor dhe emocional në lidhje me një përcaktim të konceptit të Luftës dhe të Paqes. Por gjithësesi mund të jetë një parakusht, një "garanci" se këtë definim do ta bëjmë me sinqeritet dhe me zemrën plot.Shikon punët e ETIT dhe është e pamundur të mos meditosh rreth tyre, e sidomos rreth problemeve që mbart e gjithë tematika e tyre.Ndjen se si artisti "del nga misteri në qartësi dhe dritë"(N.Plaku).Simbolika e objekteve i kthen ato në psiko-objekte, e në këtë mënyrë ne marrim atë informacion që duam.Dhe bashkë me informacionin marrim edhe dëshirën për të vërtetën absolute.Vija është çelësi që piktura e ETIT na e jep në dorë për të kuptuar më thellë. Vija e tij është e butë,trajtat që ajo formon janë gjithashtu të buta, të rrumbullakuara. Nuk ka egërsi në punët e ETIT. Nuk ka dhunë në këto punë edhe pse flitet për dhunën dhe egërsinë njerëzore. Dëshira për të jetuar, dëshira për të dashur njerëzimin mbarë është më e fortë se një egërsi apo një dhunë lufte. Etin e shqetëson më shumë se si duhet ta kuptojmë Paqen dhe kur ta kemi kuptuar se sit a mbrojmë atë, duke filluar së pari tek vetvetja e pastaj tek gjithë njerëzimi.Është një mision i vështirë ky por jo i pamundur.ETI na e tregon rrugën. Simbolet më të moçme të popullit të vet, plisi i burrave aq i pranishëm në punët e tij, flet më së miri për dhimbjen, vuajtjen, historinë. Është ky plis i ngritur në simbol i cili flet me ne, na përcjell jo vetëm të shkuarën por edhe të ardhmen. Është një plis-çelës i cili dialogon me ne. Po a nuk është kjo Paqja e vërtetë, Paqja absolute? A nuk është dialogu ai që hap portat e Paqes? A nuk dialogojmë me veten në çdo orë të ditës në kërkim të Paqes sonë individuale? Dhe a nuk kërkojmë dialog në marrëdhënie institucionale si brenda një shteti, ashtu edhe për shtete të ndryshëm që u pëlqen të mendojnë se janë në luftë? Punimet e ETIT nuk mund t'i anashkalosh lehtë. Ato të imponojnë në të vërtetë disa qëndrime. Së pari, ato kërkojnë vazhdimisht dialog me shikuesin të cilën e imponojnë përmes qëndrueshmërisë së simbolikës dhe metaforave ashtu edhe përmes zhdërvjelltësisë së vijës.Së dyti, të imponojnë një perceptim tjetër për Lirinë (Kupto: Paqe). Duke i vëzhguar e admiruar këto punë kupton se në fakt Liria dhe Paqja janë një binom i patjetërsueshëm, i pagabueshëm. T'i ndash ato do të thotë të përqafosh Luftën, e kështu të rrezikosh t'i humbasësh përfundimisht, si ato ashtu edhe mundësinë hyjnore të perceptimit të tyre dhe të dëshirës për t'i patur. Për të mos folur për humbjen e plotë që mund të pësosh ti si individ! Së treti, ti kupton thellësinë-PROFONDIZMIN e jetës njerëzore e cila gjallon falë këtij dialogu, falë relativitetit që na rrethon ne dhe Kohën. Kupton se edhe vetë trupi njerëzor ekziston falë bashkëpunimit perfekt të pjesëve të tij.

Si përfundim le të themi se më pëlqen shumë ajo cka ai bën, megjithëse disa herë (për të qenë e sinqertë), nuk e kuptoj. Në këtë rast ngushullohem duke menduar njëlloj si Zhid: "Kur një filozof ju përgjigjet, s'kuptohet më se ç'pyetje i është bërë".Më ngushullon edhe fakti tjetër- që nuk jam e tërbuar si një borgjeze fisnike që kërkon me çdo kusht të kuptojë GJITHÇKA!Këtij mendimi dhe turbullimi i ve përpara një aksiomë të pikturës abstrakte: "Ti s'duhet të përpiqesh të kuptosh!". Në të vërtetë kjo është një aksiomë thelbësore e artit modern, pjesë e të cilit është padyshim edhe krijimtaria e ETIT. Në fakt është ligji i vetëm dhe i përbashkët i pikturës abstrakte dhe jetës ushtarake.Por ETIT edhe NE, nuk na pëlqen "të mos kuptojmë asgjë!" ndaj të dy sëbashku sulemi kokëpingulthi drejt kuptimit të thelbit të ekzistencës, drejt ligjeve të mistershme të saj dhe të vetë Paqes së qenies njerëzore si një epiqendër e artit të ETIT.

Të dhëna biografike të Jetullah Halitit- Etit.

Ka lindur në Malësinë e Gjilanit më 20 nëntor 1945.

Ka mbaruar Fakultetin e Arteve Figurative në Universitetin e Prishtinës, ndërsda studimet pasuniversitare në Beograd. Nga viti 1997 është anëtar i ShAF-it të Kosovës dhe UNESCO-s në Paris, si dhe anëtar aktiv i AEA-së që nga viti 1997. Prtej vitit 1985 mban statusin e piktorit të pavarur.Ka arritur të realizojë 91 ekspozita vetjake dhe 250 kolektive sin ë vendlindje, Kosovë, ashtu edhe nëpër turnetë nëpër Europë , e patjetër edhe në Shqipëri. Ka trajtuar më se 100 cikle në 10 teknika të ndryshme të pikturës, grafikës, skulpturës dhe vizatimit e qeramikës. Për opusin e tij janë botuar më shumë se 500 artikuj si nga media e specializuar ndërkombëtare ashtu edhe nga ajo vendase. Merret me kritikë dhe vlerësime figurative në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ka të regjistruar në Luksenburg Institutin e Arteve Profesionale -Eti.Aktualisht është Profesor në Universitetin e Prishtinës ku ligjëron Metodikën e Artit Figurativ. Është themeluesi i një rryme të re të quajtur po prej atij vetë Profondizmi, e cila ka të bëjë me misterin e mosgjetjes së Fillimit sikur edhe të Fundit. Postmodernia e Etit, Profondizmi po tentohet të studiohet e hulumtohet njëkohësisht nga studuesit e kritikët.Në Profondizëm nxirret në pah dominimi i thellësisë, i brendësisë së krijimit mbi formën e shfaqjes, të paraqitjes.Është fitues i 6 Medaljeve të Arta nga AEA, Në Belgjikë, 5 Medalje të Argjendta në Belgjikë e Paris, diplomën "Kalortës Nderi" i AEA dhe Medaljen e Artë Internacional në sallonin e 37-të të Akademisë Europiane të Artit.

Kandidat për Çmimin Nobel për Paqe.-I pari piktor i propozuar për këtë çmim

 

 

 

 

 

 

MIMOZA EREBARA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fjalimi i famshëm i Steve Jobs në Universitetin e Stanford, më 12 qershor 2005JOBS: PËRPARA SE T'IA FILLONI, GJENI ATË QË DONI! (10.08.2011)
LAURENE JOBS, ISH STUDENTJA ME TË CILËN STEVE JOBS KALOI BASHKË 20 VITE E GJYSMË (10.06.2011)
REAGIME NGA FIGURA TË LARTA E NJERËZ TË THJESHTË PËR VDEKJEN E XHOBS (10.06.2011)
PIKËLLIM GLOBAL PËR STIV XHOBSIN (10.06.2011)
LAMTUMIRË ZBARDHJES SË FLOKËVE – TË TIPIT ALA RICHARD GERE APO GEORGE CLOONEYEkstrakti i një fryti do të jetë në gjendje për të parandaluar që flokët të bëhen gri (10.06.2011)
TOP 10 RRUGËT MË TË PASURA NË BOTËNjë rrugë Monaco është emëruar më e shtrenjta në botë. Në vijim një turne tek rivalet e saj ndërkombëtare: (10.05.2011)
URIME HAVELIT, PLAKUT TË MADH TË EVROPËS QENDRORE, MBËSHTETËSIT KRYESOR TË NDËRHYRJES SË NATO-s NË KOSOVË MË 1999- Presidenti i fundit i Çekosllovakisë e presidentit i parë i Republikën së re Çeke lindur më 1936 (10.05.2011)
AKUZA TË RËNDA PËR TË AKUZUARIT E "MEDICUS" (10.05.2011)
ISH AMBASADORI UILIAM RAJERSON: NË SHQIPËRI ËSHTË FAKT SE ENDE NUK PO SHIHET NË SY E KALUARARajerson kujton 20 vjetorin e rifillimit të marrëdhënieve (10.04.2011)
RAMË BUJA: REMZI SALIHU, NJERIU I DASHURISË PËR DIJEN DHE PËRPARIMIN E SHKOLLËS SHQIPE (10.04.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]