E Enjte, 04.25.2024, 12:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LajmeShqip.com: EKSKLUZIVE: BIZNESI DHE POLITIKA, KRIM ME BARNA NË KOSOVË
E Martë, 10.11.2011, 02:07pm (GMT+1)

Prishtinë - E Martë, 11 Tetor 2011  Krimi në Kosovë po përparon edhe në segmentin më të ndjeshëm, në shëndetësi. Shteti më i ri në Evropë është shndërruar në oazë të krimit të organizuar, në të cilën po përfshihen politikanë e biznesmenë. Inspektorati Farmaceutik për Produkte dhe Pajisje Medicinale i Agjencionit Kosovar për Produkte e Pajisje Medicinale (AKPM), gjatë verës ka goditur disa prej qendrave private shëndetësore në Kosovë, të përfshira në vjedhje e keqpërdorim barnash nga Lista Esenciale e QKUK-së, qarkullim ilegal të narkotikëve, posedim barnash pa leje e pa banderola, farmaci e farmacistë të palicencuar dhe një rrjet të tërë që po e vret përditë shëndetësinë kosovare.

Portali LajmeShqip.com sjell raportin komplet dhe detajet me referenca, të asaj që pasqyron goditjen e inspektoriatit ndaj këtij rrjeti kriminal.

Një ekip inspektorësh, gjatë periudhës korrik-gusht të këtij viti ka gjurmuar detajisht operimin e tetë spitaleve private, ku ka gjetur prova për veprimtari të kundërligjshme të këtyre bizneseve. Inspektorati Farmaceutik për Produkte dhe Pajisje Medicinale i Agjencionit Kosovar për Produkte e Pajisje Medicinale (AKPM) ka zbuluar se këto spitale private merren me qarkullim të kundërligjshëm të substancave narkotike, posedim të kundërligjshëm të barnave që nuk kanë leje për shitje në tregun e Kosovës, shitje të barnave pa banderola si dhe posedim të paligjshëm të barnave të Listës Esenciale të Ministrisë së Shëndetësisë, të dedikuara për Qendren Klinike Universitare të Kosovës.

Për pjesëmarrje në këto veprimtari, sipas raportit të siguruar nga portali LajmeShqip.com, inspektorët kanë shqiptuar ndaj këtyre spitaleve gjoba që shkojnë deri në 10 mijë euro. Gjobë për veprimtari të kundërligjshme është shqiptuar edhe ndaj spitalit të përgjithshëm "Lindja", ku pronar aksionesh është deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hashim Deshishku.

Ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, sipas burimeve të portalit LajmeShqip.com, i është kërkuar nga drejtuesit e këtyre spitaleve që të hiqen gjobat e shqiptuara ndaj tyre nga ekipi i inspektorëve të AKPM-së. Pas kërkesave të pronarëve të këtyre bizneseve, Ministria e Shëndetësisë, sipas burimeve, ka në plan të formojë një komision i cili do të bëjë rivlerësimin e këtij raporti, pasi që kjo është kërkuar nga njerëz në Qeveri e Ministri të Shëndetësisë, që kanë lidhje interesi me pronarët e spitaleve private.

Spitali "Lindja", keqpërdorim barnash, farmacistë të palicencuar

Raporti i Inspektoratit Faramceutik përshkruan se Spitali i Përgjithshëm "Lindja", i ligjvënësit Hashim Deshishku, është zënë nga inspektorët duke shitur barna që nuk janë të licencuara për shitje në tregun e Kosovës dhe barna të Listës Esenciale, të dedikuara për Qendren Klinike Universitare. Inspektorët, për shkak të veprimtarisë së kundërligjshme me produkte medicinale, e kanë ndëshkuar këtë biznes me 100 mijë euro.

Ky spital kishte barnatore të palicencuar dhe pa faramcist të licencuar në pozitën e përgjegjësit të produkteve medicinale. Spitali "Lindja" kishte leje për qarkullim me substancë narkotike, por nuk posedonte libër për udhëheqjen e narkotikëve. Dokumentacioni i Produkteve Medicinale, sipas inspektorëve, ishte në gjendje jo të kënaqshme, i mangët, jo mjaftueshëm i regjistruar dhe në disa raste i paaprovuar.

"Në ditën e parë të inspektimit nuk na është mundësuar qasja në dokumentacionin përcjellës të produkteve medicinale. Subjekti arsyetohej se i gjithë dokumentacioni i barnave gjendet te kontabilisti dhe insistonte që kontrolli i dokumentacionit të bëhet një ditë tjetër", theksohet në këtë raport.

Spitali Intermed "Eda", barna pa leje dhe pa banderola

Inspektorët kanë gjetur shkelje edhe tek "INTERMED EDA", spital për sëmundje kardiovaksulare, i cili fillimisht, ishte regjistrar në Ministrinë për Tregti e Industri, në emër të Adelina Reqica-Asanajt, gruas së kryetarit të Bordit të AKP-së, Dino Asanaj, por që më vonë emri i saj është hequr nga regjistri zyrtar.

Në këtë spital janë produktet medicinale, të cilat nuk kanë leje qarkullimi në tregun e lirë të Republikës së Kosovës dhe barna që kishin leje për qarkullim, por që nuk kishin pasur banderola.

"Për veprimtari të parregullt dhe të kundërligjshme lidhur me Produktet Medicinale, Institucioni ndëshkohet në një total prej 5,500.00 € (pesëmijë e pesëqind euro), shënohet në këtë raport inspektues.

Spitali "Bahçeci" dhe "International Medicine Hospital", qarkullim ilegal të narkotikëve

Spitali "Bahçeci", është zënë duke bërë qarkullim të kundërligjshëm të substancës narkotike. Ky spital nuk kishte leje për operim me substanca narkotike dhe nuk kishte mbajtur shënime lidhur me hyrje-daljet e tyre.

"Institucioni nuk ishte pajisur me licencë për operim me substanca narkotike. Substancat narkotike nuk ruheshin në mënyrë adekuate. Ato nuk ishin të veçuara në një hapësirë të mbyllur dhe nën përgjegjësinë e personit adekuat paraprakisht të caktuar", potencohet në raport.

Ky institucion privat nuk kishte barnatore të licencuar e, po ashtu, nuk kishte farmacist të licencuar përgjegjës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, por këtë punë e kryenin teknikët medicinalë dhe teknikët e farmacisë.

"Përveç ndëshkimit për kundërvajtje, që është në kompetencë të gjykatës, për veprimtari të parregullt dhe të kundërligjshme lidhur me Produktet Medicinale, nga Inspektorët e IFPPM-së, institucioni ndëshkohet në një total prej 10,000.00 € (dhjetë mijë euro)", thuhet në raport.

INTERNATIONAL MEDICINE HOSPITAL

Një ndëshkim prej 10 mijë eurosh inspektorët e kanë dhënë edhe për Spitalin Special për Sëmundje Kardiovaskulare "INTERNATIONAL MEDICINE HOSPITAL". Te ky spital ishin kishin gjetur se nuk ka leje për operim me substancë narkotike, nuk ka barnatore të licencuar si dhe nuk ka farmacistë të licencuar në pozitën e përgjegjësit për produkte medicinale.

Spitali "Aloka", barna nga Lista Esenciale nga "Duropharm"

Inspektorët te Spitali për Kirurgji të Përgjithshme "Aloka", kanë gjetur insulina të Listës Esenciale të Ministrisë së Shëndetësisë. Vënia në qarkullim e barnave të kësaj liste nga ana e spitaleve private, sipas inspektorëve, përbënë shkelje ligjore. Zyrtarët e spitalit privat "Aloka" ua kanë prezantuar inspektorëve një faturë se insulinat janë blerë në barnatorën "Duropharm".

Barnatorja "Duropharm", të cilën e inspektuam për të verifikuar këtë faturë shitëse, na deklaron, përmes një deklarate me shkrim, se institucionit "Aoka", me lutje të tij, i kemi lëshuar vetëm faturë, si dëshmi fiktive se, përndryshe, sipas tyre, asnjëherë nuk i kemi shitur produktet e shënuara në tabelën e mësipërme për institucionin e lartëshënuar "Aloka". Me këtë rast inspektorati e ka ndëshkuar barnatoren "Duropharm" për veprimtari në kundërshtim me nenin 6.1 të UA 07/2006 mbi Qarkulluesit Farmaceutikë me Pakicë (Barnatoret)", thuhet në raportin e inspektorëve.

Po ashtu, në këtë spital janë gjetur barna pa të drejtë qarkullimi në treg dhe posedim i barnatorës së palicencuar. Ky institucion është ndëshkuar me 3 mijë e 500 euro për veprimtari të parregullt dhe të kundërligjshme lidhur me produktet medicinale.

"Lindja" dhe "Euromed", barna të Listës Esenciale të QKUK-së, "Galaxy" me farmacistë të palicencuar dhe barna pa banderola

Barnatore e palicencuar, mungesë e farmacistit të licencuar si dhe operim me substancë narkotike në mënyrë të kundërligjshme, janë gjetjet e inspektorëve te Spitali Special për Gjinekologji, Infertilitet dhe Endokrinologji "Lindja".

Edhe në këtë spital ishin gjetur insulina të Listës Esenciale, gjë që paraqet shkelje ligjore, si dhe barna që nuk kanë leje të shiten në tregun e Kosovës.

Inspektorët këtë spital e kanë ndëshkuar me 10 mijë euro, për veprimtari të parregullt dhe të kundërligjshme lidhur me Produktet Medicinale.

Një gjobë prej 10 mijë eurosh është shqiptuar edhe ndaj spitalit të përgjithshëm Klinika "Euromed", pasi që ky institucion privat nuk ishte pajisur me licencë për operim me substancë narkotike, posedonte barna të Listës Esenciale të Ministrisë së Shëndetësisë, të dedikuara për Qendrën Klinike Universitare. Ky spital ka poseduar, po ashtu, barna që nuk kanë leje për shitje në tregun e Kosovës dhe barna të licencuara për treg, por që në këtë spital ato gjendeshin pa banderola.

Me një shumë prej 5 mijë e 500 eurosh është ndëshkuar Qendra Diagnostike Terapeutike "Galaxy", pasi që nuk kishte barnatore të licencuar, nuk kishte faramcist të licencuar, posedonte barna që nuk kanë leje për shitje në tregun e Kosovës dhe posedonte barna pa banderola.

MSH s"˜e mbështeti ekipin e inspektorëve, AKPM takime ilegale

Inspektorët nuk kanë pasur mbështetje për të gjurmuar spitalet private. Në pikën 11, përkatësisht në faqen 58 të këtij raporti, rrëfehen vështirësitë dhe problemet e hasura gjatë inspektimit.

"Mungesa e automjetit në kohën e duhur, atëherë kur si inspektorë vlerësonim se është më se e nevojshme për të arritur efektivitetin e duhur, ka qenë problem për ne; në disa raste na ka krijuar situata pamundësie dhe kjo mund të ketë ndikuar drejtpërsëdrejti në efikasitetin e të gjeturave nga disa aktivitete inspektuese", thuhet në këtë raport.

Mungesa e veturave ka krijuar probleme në inspektimin e spitalit "Bahçeci", që është në largësi më të madhe kundrejt qendrës së Prishtinës, se sa spitalet tjera, e probleme po ashtu janë krijuar gjatë inspektimit të "Galaxy" dhe "Euromed".

"Në Euromed dhe Galaxy kemi qenë me autobus urban", ka shkruar në raport ky ekip i inspektorëve.

Përveç udhëtimit, inspektorët janë ankuar se nuk kanë pasur as kredi në telefonat e tyre mobil.

"Mungesa e mbushjeve për telefonat tanë mobilë, gjatë gjithë kohës së inspektimeve, ka vështirësuar komunikimet tona të nevojshme me faktorët relevantë lidhur me domosdoshmërinë e verifikimit aty për aty të disa situatave të gjetura tek subjektet e inspektuara ose edhe nevojën që të komunikojmë me hierarkinë e AKPM-së lidhur me instruksionet e duhura rreth situatave të palakmueshme, të krijuara nga subjektet e inspektuara", potencohet në raport.

Ekipi i inspektorëve fajëson zyrtarë të AKPM-së, për të cilët nuk përmend me emra në raport, për zhvillim të takimeve me zyrtarët e spitaleve private gjatë kohës së inspektimit. Shefat e spitaleve private, sipas tyre, janë kallëzuar arrogantë në raport me inspektimin, pasi kanë zhvilluar takime me zyrtarët e AKPM-së.

"Takimi, pa praninë tonë, i zyrtarëve të caktuar dhe personelit të caktuar të AKPM-së me punonjësit e subjekteve në inspektim për zhvillim të bisedave rreth të gjeturave tona nga aktivitetet inspektuese, në mënyrë të lirë dhe joprocedurale, ka bërë që në disa raste një pjesë e personelit të subjekteve të inspektuara të tregohet jo mjaft kooperative me Inspektorët dhe, ndonjëherë, edhe i pasjellshëm", potencohet në këtë raport.

Pengesë në punën e tyre ka paraqitur edhe Departamenti i Licencimit në AKPM.

Zyrtarët e këtij departamenti nuk iu kanë ofruar të dhëna inspektorëve, me arsyetimin se "nuk ka një bazë të të dhënave elektronike të mirëfilltë për leje të importit për produktet të caktuara".

Po ashtu, sipas inspektorëve, Departamenti i Licencimit ishte arsyetuar se kontrollimi i arkivit paraqet vështirësi, merr kohë, ose edhe mund të jetë i pamundur për raste të caktuara. (LajmeShqip.com)

_____________________________
Raportin e plotë mund ta shkarkoni
këtu.

Referencat në Raport:
Pika 9.1 faqe 13-17 Spitali "Bahçeci";
Pika 9.2 e raportit "International Medicine Hospital", faqe 18-21;
Pika 9.3 e raportit "Intermed Eda", faqe 22-25;
Pika 9.4 e raportit "Aloka", faqe 26-28;
Pika 9.5 e raportit Spitali Special për Gjinekologji, Infertilitet dhe Endokrinologji "Lindja", faqe 29-32;
Pika 9.6, Klinika "Euromed", faqe 33-36;
Pika 9.7 e raportit Qendra Diagnostike Terapeutike "Galaxy", faqe 36-39;
Pika 9.8 e raportit Spitali i Përgjithshëm "Lindja" faqe 39-43;
Ndërsa mospërkrahja e Ministrisë së Shëndetësisë për inspektorët, refernca është në pjesën e raportit "Vështirësitë dhe problemet e hasura gjatë inspektimit", faqe 58.

(http://www.lajmeshqip.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHTATË VJET BURG PËR TIMOSHENKON (10.11.2011)
PRESIDENTJA JAHJAGA: RRUGËDALJA E VETME PËR VERIUN - ZBATIMI I PLOTË I PLANIT TË AHTISARIT DHE MBAJTJA E ZGJEDHJEVE (10.10.2011)
APOLOGJI PËR PAQEN E "ETIT"Me piktorin PROFONDIST, Jetullah Haliti-Eti, kandidat për Nobelin për PaqeNga MIMOZA EREBARA (10.10.2011)
Fjalimi i famshëm i Steve Jobs në Universitetin e Stanford, më 12 qershor 2005JOBS: PËRPARA SE T'IA FILLONI, GJENI ATË QË DONI! (10.08.2011)
LAURENE JOBS, ISH STUDENTJA ME TË CILËN STEVE JOBS KALOI BASHKË 20 VITE E GJYSMË (10.06.2011)
REAGIME NGA FIGURA TË LARTA E NJERËZ TË THJESHTË PËR VDEKJEN E XHOBS (10.06.2011)
PIKËLLIM GLOBAL PËR STIV XHOBSIN (10.06.2011)
LAMTUMIRË ZBARDHJES SË FLOKËVE – TË TIPIT ALA RICHARD GERE APO GEORGE CLOONEYEkstrakti i një fryti do të jetë në gjendje për të parandaluar që flokët të bëhen gri (10.06.2011)
TOP 10 RRUGËT MË TË PASURA NË BOTËNjë rrugë Monaco është emëruar më e shtrenjta në botë. Në vijim një turne tek rivalet e saj ndërkombëtare: (10.05.2011)
URIME HAVELIT, PLAKUT TË MADH TË EVROPËS QENDRORE, MBËSHTETËSIT KRYESOR TË NDËRHYRJES SË NATO-s NË KOSOVË MË 1999- Presidenti i fundit i Çekosllovakisë e presidentit i parë i Republikën së re Çeke lindur më 1936 (10.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]