VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shqiptarët e Amerikës së bashku me komunitetin italian festojnë Ditën e Kolombit

SHQIPTARËT ZGJODHËN TË PARAKALOJNË KËSAJ RRADHE ME MOTON ÇAMERIA ËSHTË SHQIPËRI

Nga BEQIR SINA,


E Martë, 10.11.2011, 02:50pm (GMT1)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në Shtetet e Bashkuara u kremtua Dita e Kolombit, një ditë feste federale që bie të hënën e dytë të muajit tetor dhe shënon përvjetorin e arritjes së "zbuluest" italian të Amerikës Kristofor Kolombit

5th Avenue NYC : Kolombi, një lundërtar i njohur Italian që lundronte me anije me vela, udhëtoi nëpër oqeane duke udhëhequr katër ekspedita për të zbuluar atëhere Botën e Re, por kurrë nuk ia arriti qëllimit të tij kryesor e kjo ishte për të gjetur një rrugë oqeanike nga Perëndimi për të shkuar në Azi. Por Kolombi, hyri në një epokë të re në historinë botërore, duke i hapur rrugën eksplorimit të Amerikës. Dita e Kolombit është bërë festë në Shtetet e Bashkuara qysh në vitin 1971.

Më 10 tetor, 2011, Fifth Avenue do të "pushtohej" nga Parada për disa orë në Ditën e Kolombit, e cila është kremtimi më i madh në botë i kulturës italo-amerikane. Parada u udhëhoq nga Grand Marshal Jospeh Plumeri një filantrop i njohur italo - amerikan, dhe Kryetari CEO i Willis Holdings Group.

Parada - Dita e Kolombit është një manifestim argëtimi i mbushur përplot me ngjyra kombëtare për çdo vit. Në këtë paradë ka pjesëmarrës nga e gjithë bota, që marshojnë me simbolet e tyre kombëtare plot me krenari. Parada Dita e Kolombit, është bërë një ngjarje televizive globale me miliona shikues dhe mbi një një milion e gjysmë spektatorë në rrugë.

Parada në këtë mënyrë feston shpirtin e eksplorimit dhe guximin që frymëzoi në vitin 1492 ekspeditën e Kristofor Kolombit dhe kontributet e rëndësishme të italo-amerikanëve që kanë bërë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me komunitetet e tjera.

Parada - Dita e Kolombit, zakonisht shënohet nga emigrantët italianë por edhe nga qeveria federale në disa shtete, ku më së shumëti jetojnë italianët, e ka shpallur ditë feste, për punonjësit e Bankave, zyrat qeveritare dhe shtetërore, shërbimet postale dhe Agjencitë Federale. Tregjet e akcioneve sot në New York, NASDAQ dhe Dow Jones janë të mbylluara, por shumë biznese dhe shkëmbime stoqesh mbetën të hapura.

Festa e Kolombit ose Parada - Dita e Kolombit, kulmon në qytetin e New York-ut, metropolin e botës, ku jeton dhe pjesa më e madhe e komunitetit italian në SHBA. Këtu mbahet për çdo vit një paradë e cila fton rreth saj edhe komunitetet e tjera, dhe ndiqet nga miliona njujorkezë në dy anët e rrugës së famshme e pesta Avenue.. Shqiptarët e Amerikës, duke parë lidhjet e mira me komunitetin italian, dhe njohjes me këtë rast të origjinës së qindra mijëra arbëreshëve që jetojnë prej shekujsh në jug të Italisë, kanë shfrytëzuar këtë rast që urat e miqësisë mes dy komuniteteve të forcohen dhe të rriten.

Shqiptarët, dekadën e fundit kanë arritur të bëhen pjesë e kësaj parade, duke parakaluar me të gjitha simbolet tona kombëtare, flamurin kuq e zi, dhe veshjet popullore të të gjitha krahinave. Ata këndojnë e vallëzojnë shqip duke krijuar një atmosferë të pa parë festive në qendër të New Yorkut.

Këtë vit ka qënë një organizatë e re shqiptare në New York, e quajtur Rrënjët Shqiptare, që iu bashkua paradës Dita e Kolombit, duke demostruar me flamurin kuq e zi, simbolet tona kombëtare në mënyrë madhështore për më shumë se tre orë në segmentin e rrugës 5 Avenue, nga 47 street deri në mbyllje të paradës në 72 Street. Drejtuesit e kësaj organizate Marko Kepi, Dori Nasko dhe Ervin Toro, thanë se ftuan në këtë paradë ku morën pjesë qindra të rinjë e të reja nga Shqipëria e Kosova , viset shqiptare, dhe ish kongresitin arbereshë Joe DioGuardi, presidentin e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, kreun e KLD-së, zotin Kreshnik Spahiu, këngëtaren nga Kosova Genta Ismaili , këngëtaren nga Shqipëria, Çijeta Gjilaga, artistin e mirënjohur shkodran Frederik Ndoci, koreografen Agjelina Nika - drejtuese e grupit të valltarve të qëndrës kulturore Rozafa, nga Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, e të tjerë.

Në këtë paradë parakaloi edhe Aleanca Kuqezi nga Shqipëria, me logon dhe himnin e saj të kënduar nga këngëtaria Genta Ismaili, ndërkohë, që e përshëndetën festën e shqiptarëve edhe lobisti i njohur shqiptarë Joe DioGuardi, kreu i KLD-së, Kreshnik Spahiu, veprimtari Mark Gjonaj, Marko Kepi, Ervin Toro, Frederik Ndoci.

Shqiptarët zgjodhën të parakalojnë kësaj rradhe me moton Çamëria është Shqipëri.

Në paradën me moton Çamëria është Shqipëri mori pjesë edhe kryetari i shoqatës Camëria në Amerikë, veprimtari i dalluar i çështjes çame, në Shtetet e Bashkuara, zoti Sali Bollati, me gjithë anëtarët e familjes së tij dhe veprimtar të tjerë të çështjes çame. Zoti Bollati erdhi në paradë i veshur me një komustum popullor të folklorit karakteristik të trevës shqiptare të Çamërisë, sjellur nga Kanadaja, enkas për këtë paradë. Një grup veprimtarësh çamë, erdhën nga shtetet e tjera për të parakaluar me moton Çamëria është Shqipëri. . Ish kongresisti Dioguardi presidenti i të parit lob shqiptar në Amerikë, foli se së fundi ka ngritur problemin e minoriteteve, duke theksuar se të drejtat e shqiptarëve në Greqi nuk respektohen, ndryshe nga ato të minoritetit grek në Shqipëri që gëzon të gjithë të drejtat.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BEQIR SINA, New York


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.