E Enjte, 03.28.2024, 02:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

GREQIA ME NJË HISTORI TË PASUR FALIMENTIMESH, 5 HERË BRENDA DY SHEKUJVE TË FUNDIT

Zgjidhja për "fjalëkryqin grek" në tablonë e qendrore evropiane


E Mërkurë, 10.12.2011, 02:46pm (GMT+1)

Profesori i ekonomisë Janis Varufaqis.

12.10.2011

Greqia me një histori të pasur falimentimesh, 5 herë brenda dy shekujve të fundit, jeton sërish me makthin e një falimentimi të ri. Për "fjalëkryqin grek" ka vetëm një zgjidhje thotë profesori i ekonomisë Janis Varufaqis

DW: Z. Varufaqis, sa real është makthi i një falimentimi të ri për Greqinë?

Varufaqis: Falimentimi ishte parapërcaktuar që para një viti e gjysëm. Në qoftë se do të më shtronit këtë pyetje para një viti e gjysëm, do iu thosha se nuk ka asnjë shans që të mos falimentojë. Falimentim do të thotë një pezullim pagesash të shtetit grek kundrejt kreditorëve të tij. Me fjalë të tjera, në këtë krizë edhe kreditorët do të humbasin një pjesë të parave të tyre. Gjithë të tjerët: pensionistët, afaristët, punonjësit humbasin përditë nga nga kjo krizë. Të vetmit që nuk kanë humbur deri tani janë të gjithë ata që kanë kredituar shtetin grek. Çështja shtrohet nëse makthi që thoni, do të përjetohet edhe nga kreditorët.

DW: Vendi ka një të kaluar të rënduar falimentimesh, që nga shekulli i katërt p. K. deri në pesë falimentimet e shtetit modern grek. Mund të na thoni se cili falimentim ishte krahasimisht më i dhimbshëm?

Varufaqis: Më i dhimbshëm ishte ai nga fundi i shekullit të 19-të, që përkoi dhe me një disfatë ushtarake me Turqinë. Filloi një ngushtësi e tillë ekonomike që nuk u harrua për dekada të tëra. Greqia u detyrua të pranojë ngritjen e Komisionit Ndërkombëtar të Borxhit Grek që vendoste për politikën ekonomike të vendit dhe monitoronte vjeljen e taksave si edhe të gjitha sistemet e menaxhimit të Greqisë. Për historinë, të themi shkurt që gjatë dy shekujve të historisë së tij moderne, që në vitin 1821, shteti grek ka falimentuar 5 herë

(Shënimi ynë: më 1826, 1843, 1860, 1894 dhe 1932. Kurse falimentimi i parë i regjistruar është ai i shekullit të 4-të p.K, kur 13 qytet-shtete hynë në borxhe tek tempulli i Dilesit i cili humbi 80% të kapitaleve).

DW: Një falimentim eventual sot, si vend anëtar i eurozonës, cilat do të ishin pasojat?

Varufaqis: Përderisa kemi eurozonën, pasojat kapërcejnë caqet e Greqisë. Pasojat që u druhen të gjithë lidhen me sistemin bankar të Gjermanisë dhe Francës. Në këto momente përderisa nuk jemi në shekullin e 19-të por në një shoqëri financiaro- kredituese, ku të gjitha bankat, të gjitha arkat e siguracionit social, të gjitha qeveritë janë absolutisht të lidhura midis tyre, me një pezullim grek të pagesave do të fillonte një proçes që asnjë nuk mund të jetë në gjendje të përcaktojë pasojat e tij. Kjo është arsyeja, që akoma nuk është bërë një pezullim i pagesave të shtetit grek kundrejt bankave gjermano-franceze. Ajo që duket qartë në këto momente është se zonja Merkel e ka ndarë mendjen se pezullimi i pagesave të shtetit grek kundrejt bankave është i padiskutueshëm, nuk mund të evitohet. Ajo që i prish gjumin natën është pamundësia absolute për të përllogaritur pasojat që do të ketë një zhvillim i tillë.

DW: Duhet të pranojmë atëherë se borxhi grek është i pamenaxhueshëm, siç le të kuptohet edhe FMN-ja që indirekt kërcënon me moslëvrimin e kësteve të tjera të ndihmës?

Varufaqis: Këtu e një viti e gjysëm po them se që nga momenti që kemi një kolaps të trefishtë, në fushën e recesionit, në fushën e borxhit dhe në fushën e investimeve, Greqia nuk mund të trajtojë këtë borxh të stërmadh.Tani se ç'mund dhe ç'duhet të bëhet, në asnjë rast nuk mund të diskutohet në suazën e Greqisë. Problemi tashmë është evropian. Janë bërë propozime, midis tyre edhe një prej meje, do të mund të bëhej një ristrukturim total i borxhit të eurozonës në mënyrë që të evitohen "qethjet", të evitohet pezullimi i pagesave i cilitdo vend. Por kjo nënkupton një rikonfigurim të zonës së euros, që unë e konsideroj të domosdoshëm, por zonja Merkel dhe zoti Sarkozy nuk janë të gatshëm për ta bërë. Por dua të theksoj gjënë më të rëndësishme. Diskutime në planin grek se çmund të bëhet për problemin grek janë pa krye. Se nuk është problem grek, kurrë nuk ka qenë, ka qenë gjithnjë problem sistemik. Arsyeja që Evropa rrezikohet me rrënim të saj total është se Bashkimi Evropian deri tani refuzon të shohë një krizë sistemike si të tillë.

DW: Boshti gjermano-francez premton një zgjidhje totale para G20-s që do të shpallet së shpejti, që për Greqinë presupozon një "qethje" të borxhit. 21 % siç parapëlqen pala franceze apo 50% siç insiston pala gjermane?

Varifaqis: Pikëpamja franceze nuk bazohet në një analizë serioze, thjesht shpreh panikun e qeverisë për gjendjen dekompozuese të sistemit të saj bankar. Kuota e "qethjes" së borxhit grek duhet të jetë në varësi të asaj që do të bëhet në pjesën tjetër të Evropës, nuk ekziston një shifër magjike. Për mendimin tim, në qoftë se insistoni, në asnjë mënyrë diçka më pak se 70% nuk ka për të sqaruar situatën. Por problemi nuk është Greqia, është Italia, Spanja, janë bankat gjermano-franceze.

DW: Propozimi juaj tingëllon shumë radikal. Si iu përgjigjeni zërave, dhe vetë qeverisë greke, që thotë se një "hair cut", i tillë do të sjellë shembjen e sistemit bankar (45 miliardë bono kanë bankat greke) dhe atij të siguracionit social?

Varufaqis: Sistemi bankar dhe ai i siguracionit social të vendit janë shembur këtu e shumë kohë më parë. Nuk kemi as sistem bankar as siguracion social. Çfarë dua të them me këtë? Të gjitha bankat tona janë thellësisht të falimentuara. Arkat e siguracionit social ashtu siç janë nuk do të mund të akordojnë pensionet. Pra në këto momente qumështi është derdhur dhe ne jetojmë me ankthin nëse duhet përmbysur kadeja apo jo. Falimentimi, pezullimi i pagesave dhe "qethjet" janë gjëra shumë të pakëndshme. Nuk është diçka që e propozoj si një zgjidhje të mirë. Thjesht i përgjigjem pyetjes suaj se çfarë parashikoj si të pashmangshëm. Është si një cunam që vjen në drejtimin tënd, nuk do që të vijë por e shikon se do të të godasë.

DW: Patët shkruar dhe thënë se "shlyerja e borxhit është kaq e rëndë sa që kërcënon edhe ekzistencën e vendit". Me qethjen që thoni, do të eklipsohet ky rrezik?

Varufaqis: Jo nuk do të eklipsohet. Është si puna e cunamit që thashë. Thjesht nuk mund ta evitosh. Ajo që dua të shtoj është se e ardhmja jonë është plotësisht e varur nga e ardhmja e Evropës. Se çfarë do të bëhet pas "qethjes", pezullimit të pagesave, do të jetë në varësi të urtësisë, me të cilën lidershipi evropian do të shohë "punët e shtëpisë". Problemi në këto momente është se po shembet Evropa veriore. Kemi ikur nga diskutimi për Greqinë. Greqia u shemb. Bankat tona, arkat tona të siguracionit social, sektori publik, sektori privat u shemben. T'i lemë fantazitë. Në qoftë se do të shembet Evropa veriore atëhere do të flasim për një katastrofë totale që do të kujtojë epokën e viteve "˜30-të.

DW: Sipas jush, zoti Varufaqis, nuk ka zgjidhje për "fjalëkryqin grek"?

Varufaqis: Jo, ashtu siç nuk ka zgjidhje për "fjalëkryqin francez, irlandez, italian", etj. Por ka zgjidhje për "fjalëkryqin evropian". Ekziston mundësia në këto momente që brenda një muaji të mbarojë kriza, përfshi edhe Greqinë, por vetëm në tablonë qëndrore evropiane.

Shënim: Z. Janis Varufaqis është profesor i ekonomisë dhe drejtor i sektorit të Ekonomisë Politike në Universitetin e Athinës.

Intervistoi: Niko Anagnosti / Athinë

Redaktoi: E. Xhani

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LajmeShqip: PTK-DARDAFON ARRIN NË GJYKATË (10.12.2011)
Shqiptarët e Amerikës së bashku me komunitetin italian festojnë Ditën e KolombitSHQIPTARËT ZGJODHËN TË PARAKALOJNË KËSAJ RRADHE ME MOTON ÇAMERIA ËSHTË SHQIPËRINga BEQIR SINA, (10.11.2011)
LajmeShqip.com: EKSKLUZIVE: BIZNESI DHE POLITIKA, KRIM ME BARNA NË KOSOVË (10.11.2011)
SHTATË VJET BURG PËR TIMOSHENKON (10.11.2011)
PRESIDENTJA JAHJAGA: RRUGËDALJA E VETME PËR VERIUN - ZBATIMI I PLOTË I PLANIT TË AHTISARIT DHE MBAJTJA E ZGJEDHJEVE (10.10.2011)
APOLOGJI PËR PAQEN E "ETIT"Me piktorin PROFONDIST, Jetullah Haliti-Eti, kandidat për Nobelin për PaqeNga MIMOZA EREBARA (10.10.2011)
Fjalimi i famshëm i Steve Jobs në Universitetin e Stanford, më 12 qershor 2005JOBS: PËRPARA SE T'IA FILLONI, GJENI ATË QË DONI! (10.08.2011)
LAURENE JOBS, ISH STUDENTJA ME TË CILËN STEVE JOBS KALOI BASHKË 20 VITE E GJYSMË (10.06.2011)
REAGIME NGA FIGURA TË LARTA E NJERËZ TË THJESHTË PËR VDEKJEN E XHOBS (10.06.2011)
PIKËLLIM GLOBAL PËR STIV XHOBSIN (10.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]