VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"Koha ditore": "DËSHMITARI X" I VETËVRARË ME LETRËN "AMANET" AKUZON EULEX-in
E Premte, 10.14.2011, 11:10am (GMT1)

Prizren, 14 tetor Dëshmitari i mbrojtur X, tashmë i vdekur, ka lënë pas vetes një letër me të cilën akuzon rëndë EULEX-in për atë që ai i kishte ndjerë si tortura e presione psikike. Familja e dëshmitarit Agim Zogajt ka vendosur të mos e mbajë më sekret letrën që viktima e kishte shkruar para se të vdiste në Gjermani. Në një kopje të asaj letre të cilën e ka siguruar "Koha Ditore", dëshmitari i njohur si "X" ishte i bindur se EULEX-i e "ka masakruar psikikisht". Ish komandanti i UÇK-së, që ishte dëshmitari kryesor në rastin Kleçka, në fakt, ka lënë shumë letra të shkruara në të cilat sipas familjarëve ai ka treguar në detaje për gjithçka që i ka ndodhur prej kohës kur kishte dhënë dëshminë e parë në EULEX, e deri në momentin kur kishte vendosur që t`i jepte fund jetës. "EULEX-i po don që unë me shku në botën tjetër para se me ia nis gjykimi, e masnej ata me sejmenët e vetë me ba qysh të dojnë", shkruan Zogaj me 15 shtator 2011, trembëdhjetë ditë para se të bënte vetëvrasje.

Një kopje e ditarit që po e mban familja i është dorëzuar policisë gjermane. Gazeta ka parë pjesë të ditarit të tij dhe ka marrë nga familja letrën kryesore, që sipas bashkëshortes së Agimit, Ganimete Zogajt, i ndjeri e kishte lënë amanet që të publikohej, atëherë kur nuk do të ishte më.

Në letër ai akuzon rëndë EULEX-in dhe prokurorin e rastit Kleçka Mauricio Salustro. Dëshmitari më i rëndësishëm në rastin ku EULEX-i akuzon nëntë ish pjesëtarë të UÇK-së për krime lufte, shfryn kundër misionit të BE-së. Letra është e nënshkruar nga Agim Zogaj dhe mban datën 29.12.2010.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.