VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OBAMA I FITON LATINOT ME BANDERASIN DHE LONGORINË

SHBA 2012: është përfshirë edhe James Taylor, i cili do të këndojë në Karolinën e Veriut


E Shtunë, 10.15.2011, 08:37am (GMT1)

Voal-online - Të fitojë votën e 'latinos' është vendimtare për shpresat e rizgjedhjes së presidentit Barack Obama. Për këtë qëllim stafi presidencial ka krijuar një organizim ad hoc, ''Futuro Fund'', për të mbledhur fonde financiare dhe për të rritur praninë midis hispanikëve në 14 muajt që kanë mbetur deri në ditën e votimit. Në vijën e parë, për ta mbështetur këtë iniciativë, janë Antonio Banderas e ish shtëpiakja e dëshpëruar, Eva Longoria, dy ikona të Hollywoodit që flet spanjisht.

Pikërisht Banderas dhe e shoqja Melanie Griffith më 24 tetor do t'i hapin portat e shtëpisë së tyre kështjellë në Los Anxhelos, për të dhënë një darkë për 'first couple', presidentin dhe zonjën e tij, me qëllimin e mbledhjes së fondeve nga popullsia e madhe dhe e fuqishme latine kaliforniane.

Është mobilizuar për ta ndihmuar fushatën elektorale (zgjedhore) të presidentit Barack Obama edhe James Taylor. Kantautori i famshëm country, i cili tashmë ka kënduar për presidentin në Boston muajin e shkuar, do të japë koncerte një nëntor bash në vendlindjen e tij, Karolinën e Veriut, së cilës ia ka kushtuar njërën nga këngët e tij më të famshme.

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.