E Shtunë, 04.20.2024, 03:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Mediat - më keq se sa në raporte

MUNGESA E LIRISË SË SHPREHJES NË KOSOVË - GJENDJA SA VJEN E RËNDOHET


E Djelë, 10.16.2011, 11:43am (GMT+1)

Ilustrim

16.10.2011

Zijadin Gashi

Gazetarët dhe përfaqësuesit e medieve pajtohen me konstatimet e bëra në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për sfidat dhe mungesën e lirisë së shprehjes në Kosovë.

Shikuar vetëm nga prizmi i lirisë së medias, ata thonë se gjendja është edhe më e rëndë sesa që në të vërtetë prezantohet në këtë raport.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, Arben Ahmeti, gazetar në Koha Ditore, thotë se Raporti i Progresit ka evidentuar problemet të cilat për një kohë të gjatë janë potencuar edhe nga Asociacioni i Gazetarëve.

"Ne si Asociacion tashmë vetëm po i gjejmë arsyet për të evidentuar dhe riverifikuar atë që e ka konstatuar Raporti. Përderisa deri më tani jemi marrë me konstatime, tash nuk do të kemi nevojë të merremi me konstatime, por do të merremi vetëm me argumentimin e asaj që është evidentuar në raport. Të gjitha ankesat e përditshme që i kemi, dhe të gjitha zhvillimet e përditshme fatkeqësisht e riargumentojnë me mija herë atë që është konstatuar në raport", thotë Ahmeti.

Me konstatimet e Raportit të Progresit pajtohet edhe Adrian Çollaku, gazetar dhe redaktor në të përditshmen Zëri.

Ai thotë se gjendja duhet të jetë edhe më e rëndë sesa që përshkruhet në këtë raport.

"Gjendja është edhe më e keqe sesa që është konstatuar në Raportin e Progresit. Krahasuar me vitin e kaluar gjendja është edhe më e keqe, Qeveria e Kosovës është edhe më e mbyllur. Të gjithë gazetarët detyrohen të presin me ditë të tëra për një deklaratë të shkurtë, meqenëse qeveria nuk ka as zëdhënësin e saj", thotë Çollaku.

Liria e shprehjes, por edhe gjendja e mediave dhe gazetarëve në Kosovë, vlerësohet si tejet e rëndë.

Arben Ahmeti thotë se gazetarët përballen çdo ditë me forma të ndryshme të presioneve e kërcënimeve.

Një gjendje e tillë, sipas tij po ndikon edhe në vet kualitetin e zhvillimit të gazetarisë.

"Gazetarët në Kosovë çdo ditë kanë kërcënime kriminale që kanë të bëjnë me jetën e tyre, kanë ndërhyrje profesionale që kanë të bëjnë me presione të ndryshme politike, e çdo ditë e më shumë vështirësohet puna e tyre praktike. Kjo edhe po bën që gazetaria hulumtuese çdo ditë e më shumë në Kosovë të jetë më pak e pranishme në media", thekson Ahmeti.

Duke i rritur presionet mbi mediat, synohet që të pengohet jo vetëm fjala dhe shprehja e lirë, por edhe të vendoset kontroll mbi informimin e opinionit, thotë në anën tjetër, Adrian Çollaku.

"Këtë vit, me gazetën Zëri, dy ministra i kanë shkëputur raportet e komunikimit. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovë, por ata e kanë gjetur këtë formë të mos komunikimit me gazetën për shkak se ne kemi bërë shkrime kritike ndaj tyre. Së pari provojnë kontrollin e medieve, e nëse e shohin se nuk po mund t'i kontrollojnë mediat, atëherë në këtë formë synojnë që t'i disiplinojnë gazetarët dhe vetë mediat. Mirëpo, në këtë rast, gazeta jonë nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë që të jetë sa më kritike", thotë Çollaku.

Sidoqoftë, në Raportin e Progresit, evidentohet si mungesa e lirisë së shprehjes, ashtu edhe ndërhyrjet dhe kontrolli qeveritar në media.

Krahasuar me vitet tjera, gjendja sipas gazetarëve vjen e rëndohet.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kritiku i Balonistave dhe i Mohuesve kasapë të letërsisë...MESAZHE GJITHËKOHORE NGA LIBRI I FISHTËS "ESTETIKË DHE KRITIKË"Nga TON ZMALI, poet e shkrimtar (10.16.2011)
SHQIPTARËT NGA PLAVA E GUCIA PROTESTUAN KUNDËR PROJEKTEVE QË UA MARRIN TOKAT (10.15.2011)
"Zëri": LIMAJ ËSHTË PYETUR NGA EULEX KRYESISHT PËR BURIMET E PASURISË SË TIJ (10.15.2011)
OBAMA I FITON LATINOT ME BANDERASIN DHE LONGORINËSHBA 2012: është përfshirë edhe James Taylor, i cili do të këndojë në Karolinën e Veriut (10.15.2011)
NJU JORK: VAZHDON GJYQI I VIKTOR BUTIT, I AKUZUAR PËR TRAFIKIM ARMËSH (10.14.2011)
KADAREJA PRESIDENT, PROPOZIM I 21 INTELEKTUALËVE SHQIPTARË (10.14.2011)
"Koha ditore": "DËSHMITARI X" I VETËVRARË ME LETRËN "AMANET" AKUZON EULEX-in (10.14.2011)
Intervistë me SPIRO DEDEN, Ish-sekretar i KQ të PPSH-së në vitet 1989-1991"NJË GRUP BOLSHEVIKËSH ME MENDËSI KREJTËSISHT BOLSHEVIKE RRËZOI NJË GRUP TJETËR BOLSHEVIKËSH" (10.14.2011)
MIGJENI PËRBALLË SHQIPTARËVE!Opinion nga REDAN BUSHATI* (10.14.2011)
MIGJENI DHE Dr LAZËR RADIMeditime rreth librit "Një verë me Migjenin" me autor Dr.Lazër RadinNga KËZE KOZETA ZYLO (10.13.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]