E Enjte, 04.25.2024, 02:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Përvjetori i gjashtëdhjetepestë i zbarkimit të forcave aleate në Normandi
E Martë, 06.02.2009, 07:34am (GMT+1)

 

 

 

Roy, Kevin e Pitt ulërojnë për të kapërcyer mbi dallgët e oqeanit, i shtrëngojnë helmetat, kapen pas një bregu të verdhë, plot baltë, të mbuluar me shtog. Lëshojnë ankorat,  kapen për duarsh, luftojnë kundër erës, rrëzojnë gurë duke u kapur në brigjet e thikëta shkëmbore. Janë anglezët, të ardhur nga Birmingami me motoçikleta ushtarake të kohës së dikurshme ? Me motoçikletat legjendare "BSA M20"? Kanë ardhur për të ripushtuar bunkerët gjermanë të Longues sur Mer, siç bëri më 7 qershor 1944 regjimenti "Devonshire", gradat e të cili i kanë veshur ata të tre. Për dhjetë minua janë në breg, pastaj në livadhe, kapin të tjera kuota njëra pas tjetrës.

 

Janë nipat e heronjve të "D Day"? Jo. Janë të rritur që luajnë luftash. Ja pra, armata hije e Normandisë. Mijëra burra. Policia thotë janë tridhjetë mijë. Më shumë se anëtarët e shërbimit të sigurisë të Presidentit Bush. Janë kryesisht anglezë, por ka edhe nga Hollanda, nga Amerika, nga Italia, nga Lindja. Në gjashtëdhjetëvjetorin e zbarkimit e kanë shndërruar rajonin në një shesh stërvitor gjigant. Gradat e tyre shfaqen kudo, zhvendosen me autokollonat, marshojnë me hapa solemnë, fotografohen, improvizojnë guzhina, montojnë arena të mëdha, improvizojnë birrari ku nuk mund të hedhësh as kokrrën e mollës nga klientët, këndojnë "It's a long way to Tipperary" (Është rrugë e gjatë deri në Tipereri ). Janë të dalldisur. Nuk mendojnë për luftë, por për festë. Nuk janë këtu për të parë, por për të qenë të shikuar. Janë fëmijë narcisë dhe të lumtur.

Katër bunkerët binjakë të Longues sur Mer shfaqen midis arave me thekër, gojat e tyre vjellin zjarr nga 150 gryka dhe bombardimet përqëndrohen drejt lulekuqeve dhe drejt linjës blu të horizontit ku në agimin e 6 qershorit 1944 shfaqet Armata më e madhe e historisë. Vendi është i një bukurie legjendare. Imitimet e përkryera gëlojnë pranë gjigantëve prej betoni, duke kremtuar fitoren kundër "Fritz"-ëve, pra armikut gjerman. Prapa, nga tendopoli, pra nga fushimi me çadra, janë ushtarët francezë të vërtetë që patrullojnë. Sapo ka arritur një autokollonë e re, një spital fushimi ku hyjnë e dalin infermiere e mjeke bjonde me gërsheta të gjatë. Një bashkëvëllazëri e hareshme deri në marrëzi. Anglezët kanë në shërbim një kamion gjigant Tir me guzhinë të improvizuar. Është ngjarje e jetës për ta, prandaj çdo veprim e kryejnë me një natyrshmëri mbresëlënëse.

Anglezëve iu pëlqen të luajnë luftash. Pitt, i cili është inxhinier i operacionit "Overlord" di gjithçka. Nga zgripi i humnerës shkëmbore të bregdetit ai tregon në Perëndim plazhet e  Omahës e Utahut, dhe në Lindje pamjet shkëmbore sipër ranishteve të Gold, Juno e Sword. Në kundërdritë, një detë në ngjyrë zinku, stremët e mëdhenj prej betoni gjysmë të zhytur në det të Arromanches, portit të parë më të madh artificial të historisë, ndërtuar në kohë rekord për të furnizuar trupat zbarkuese. Në Colleville-sur Mer janë vendosur italianët, simpatikë dhe të gjallë e gazmorë si gjithmonë.
Të armatosur deri në dhëmbë ata dëgjojnë rekomandimet e xhandarmërisë franceze. "Ju lutem, zotërinj, asgjë që ngjason me armët nuk duhet të mbani me vete të shtunën dhe të dielën." Një bullafiq me helmetë të Policisë Ushtarake përkthen.
"As thika të thjeshta?"- pyet dikush. "As ato." Një Vierville një rrëmujë e jashtëzakonshme. "Ka plasur pazari," shpjegon policia. Çfarë pazari? "Armë të asaj kohe." Shpata dhe pistoleta. Në të vërtetë jo. Në Vierville shiten topa lufte. Njëri çjerr gurmazet duke lavdëruar një mjet të blinduar. Është Alain, i gjatë një metër e nëntëdhjetë dhe peshon 140 kilogramë. Ka ardhur nga Alsazia duke drejtuar një GMC 352, me trenin e topave luftarakë HM2- 105, prodhimi 1943, lustruar plot shkëlqim si një veturë e re. Peshon pesë tonë. Ka bërë tre ditë opër të ardhur me familjen. Shpejtësia maksimale shtatëdhjetë kilometra në orë. Kujt i intereson të koleksionojnë armë? Ai fyhet nga kjo pyetje: "Nuk koleksionohen armët. Koleksionohet historia. Nuk e duam luftën."

Një amerikan, Charlie, na merr në xhipin e tij Willis (të mbiquajtur "Red Devil") për të na dërguar në Arromanches. I përket autokollonës "Convoy commander" shkruhet në parabrezë. Pas tij një xhip tjetër me fëmijë, edhe ata në uniforma ushtarake. Për të lëvizur këto ditë midis Utah Beach e Senës nuk duhen automobilë. Mjafton t'ua zgjatësh dorën dhe armata hije të merr me vete. Nëse ke etje të ofrojnë çfarë të duash për të pirë. Nëse nuk di rrugën, hapin hartat e tyre të para gjashtëdhjetë viteve dhe të tregojnë rrugën. Por rruga është ajo e sotmja apo e vitit 1944. Duhet ta pranosh lojën. Willis rend fushave me grurë, kodrave që çojnë në oqean, era shumëfishon zhurmën e motorëve. Na shfaqet para një oqean që përtyp algat ngjyrë kafeje. Shtëpi guri, varreza, kambanore katolike, kjo është Normandia përrallore e dalë nga ferri gjashtëdhjetë vjet më parë. Kundërmim i fortë jodi, dielli shfaqet, përndez livadhet me lule të verdha. Udhëtarët këndojnë marshe lufte, fëmijët thërrasin sa herë t'iu vijë në kokë. Për ata viti 1944 është fundi i të gjitha luftërave. Është paradigma e fundit, miti i fundit. Plakushit Charlie nuk i pëlqejnë komentet.

Arromanches, e cila këto ditë do të jetë e superblinduar nga kremtimet, tashmë është një qerthull i rrëmujshëm kampingjesh me çadra, autobusësh pullmanë, veturash plot me fëmijë, mjete ushtarake antike dhe moderne. "C'est la galère" (s'e merr vesh i pari të dytin ), thotë një rojë, pa le si do të jetë në ditët e ardhshme. Të shtunë, të dielë, të hënë. Ceremoni ceremoni ceremoni. Bush arrin, Franca frymëmerr. Jehojnë brirët e luftës e fox troti, "Brasseriet" janë shndërruar në "Pub", çmimet e hoteleve janë dyfishuar, për të gjetur një dhomë duhet të shkosh 100 kilometra larg Normandisë. Sot imitohen pamjet dhe zhurmat e asaj dite të madhe të para gjashtëdhjetë vjetëve. "Shtegu i lirisë" së Evropës, Franca, është tashmë është një makineri turistike. Sipër plazhit të Omahës, një fushë golfi me të njëjtin emër legjendar, por që nuk ka asgjë legjendare. Kudo, nga Utah në Pegasus Bridge, ushtarakë gjoja. Saqë ndodh të gabosh. Në malin Arromanches ndodhet një fushim francez me ushtarakë të rregullt, shumë pranë fushimit të armatës hije, ku të ndodh që të pyesin ku po shkon dhe ta vënë bajonetën përpara syve. Arrin ndërkaq një mori "koleksionistësh" çekë të shoqëruar me bjonde fanatastike. Janë edhe sarhoshë që nuk dinë të ngopen me birrë. Një sish quhet Vaclav. Ai thotë se ndërkohë që italianët qëndronin duke ngrohur barkun nën diellin e Mesdheut, çekët luftonin sy për sy kundër nazistëve, ashtu edhe polakët. Ata, thotë Vaclav, nuk e dinin se ndërkohë aleatët perëndimorë ua kishin shitur Çekinë dhe Poloninë Stalinit.
Robert është 70 e sa  vjeç dhe e ka sjellë këtu gruan nga Edimburgu në një triçikël të vitit 1938. Kishe nga njerëzit e tu në zbarkim? Jo, përgjigjet ai.

Atëherë pse ndodhesh këtu? "The joy to be here", nga gëzimi për të qenë këtu. Gruaja e tij heq helmetën, largon flokët dhe tregon syzet e kohës së zbarkimit. Natë më hënë të plotë e erë në Port en Bessin, mbyllur mes shkëmbinjve bregdetarë. Një grup anglezësh koleksion birra në "La Marée" dhe këndon "The Wild Rover", historinë e një vagabondi të penduar. Jashtë drita e fundit e portokalltë vërshon mbi det deri përtej mesnate. Në Normandi nuk ka qetësi, është rikthyer në mënyrë festive atmosfera e gjashtëdhjetë viteve më parë./Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Industria e diamantit në Botsvanë (05.31.2009)
Uilliam Uoker: Durrës-Kukës është dera e Europës për Shqipërinë (05.31.2009)
Çifti Obama në Nju Jork për një pasdite private (05.31.2009)
Një mur tjetër duhet të shembim, Murin e ShengenitNga Jozefina TOPALLI (05.30.2009)
Der Spiegel: Gjendet kufoma e Roza Luksemburgut (05.29.2009)
Nis në Gjirokastër Festivali i Muzikës Popullore "Miqësia Folk" (05.29.2009)
Shënime për disertacionin e doktoraturës së Lasgush Poradecit në Universitetin e Gracit në gjuhësi e letërsiMonografia e Lasgushti për Emineskun ndriçon edhe pas 80 vjetësh (05.27.2009)
Aliona Zeqiri - Kur biznesi ka aromë gruaje (05.23.2009)
Kalendari 23 maj ATSH (05.23.2009)
Soren Jessen Petersen për vizitën e Xhozef Bajdenit (05.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]