VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËRUROHET PËRMENDORJA E IKONËS SË TË DREJTAVE CIVILE MARTIN LUTER KING

Presidenti Barak Obama deklaroi se Amerika duhet të ndjekë shembullin e Dr. Kingut


E Djelë, 10.16.2011, 09:10pm (GMT1)

E dielë, 16 Tetor 2011

Zëri i Amerikës

Presidenti Barak Obama nderoi sot ikonën e të drejtave civile Martin Luther King duke deklaruar se Amerika duhet të ndjekë shembullin e Dr. Kingut duke vazhduar përpjekjet për një vend më të mirë.

Në fjalimin e tij presidenti Obama, presidenti i parë afrikano-amerikan tha se zoti King "ngacmoi ndërgjegjen tonë" dhe na ndihmoi për ta bërë bashkimin më perfekt përmes fushatës së tij për barazi racore.

Ai tha se monumenti i kushtohej arritjeve të lëvizjes së të drejtave civile, duke shtuar se ai është shembull i forcës dhe kurajos së të gjithë atyre që ndihmuan për të sjellë ndryshim.

Gati 50 mijë vetë morrën pjesë në ceremoni ku u përfshinë interpretime muzikore dhe fjalime nga drejtues të lëvizjeve civile, politikanë e të tjerë.

Monumenti i lartë gati nëntë metra është i vetmi në Shëtitoren Kombëtare që nuk i dedikohet një presidenti apo lufte. Memoriali është i pari në këtë Shëtitore që nderon një afrikano-amerikan.

Projekti prej 120 milionë dollarësh morri 15 vjet për t'u ndërtuar.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.