VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRISHTINË: VDIQ AKTOR ALI AHMETI
E Hënë, 10.17.2011, 05:53pm (GMT1)

17.10.2011

Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 66 vjeçare, të shtunën ka vdekur aktori i njohur kosovar, Ali Ahmeti.

Ai ka qenë i njohur për publikun kosovar me një varg rolesh në teatër dhe film. Viteve të fundit, ai ka qenë aktual me rolin e Elezit, në serialin "Kafeneja jonë", produksion vendor.

Familjes Ahmeti i ka dërguar telegram ngushëllimi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaqi, i cili ka shprehur pikëllimin për humbjen e aktorit Ali Ahmeti, si dhe ka vlerësuar verpimtarinë e tij artistike si "ndihmë për artin kosovar në ndërtimin e imazhit artistik, duke dhënë shembull të rëndësishëm për tú ndjekur nga gjeneratat e reja të artistëve".

Telegram ngushëllimi, familjes Ahmeti i ka dërguar edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi. Aktorin e ndjerë Ali Ahmeti, ai e ka cilësuar si "aktor me intuitë dhe me diapazon të admirueshëm".

Teatri Kombëtar, ka bërë të ditur se që nga dita e diel, në hollin e tij do të jetë i hapur libri i zisë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, në orën 13:00, në varrezat e Prishtinës.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.