VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RIZA HALIMI: SHQIPTARËT NË LUGINË E KANË MË TË VËSHTIRË SE SERBËT NË KOSOVË
E Mërkurë, 10.19.2011, 10:33am (GMT1)

Preshevë, 19 tetor - Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë dhe lider i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Riza Halimi, ka deklaruar se "shqiptarët në Luginën e Preshevës janë në një pozitë më të vështirë sesa serbët në Kosovë". Ai në një intervistë për të përditshmen "Danas", njofton QIK-u, ka theksuar se mjafton të krahasohen të dhënat që janë bërë të ditura këto ditë se sipas të cilave, Serbia shpenzon mbi 500 milionë euro për serbët në Kosovë. Ndërsa, sipas Halimit, banori në komunën e Preshevës nuk merr më shumë se 400 euro nga shteti.Ndërsa duke folur për regjistrimin e popullsisë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, Halimi tha se bojkoti në këto komuna ka pasur sukses. Ai tha se ka ndodhur për shumë arsye, si mungesa e formulatëve dygjuhësh, struktura joadekuate etnike e instruktorëve, por edhe fakti se nuk i është lejuar popullsisë së larguar gjatë kohës së luftës në vitin 1999 që të kthehet.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.