VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CARLA BRUNI SAKROZY SJELL NË JETË TË BIJËN DALIA

Nicolas Sarkozy bëhet baba për të katërtën herë


E Enjte, 10.20.2011, 08:01am (GMT1)

20.10.2011 - Mediat në Paris njoftojnë se Carla Bruni -bashkëshortja e presidentit francez Nicolas Sarkozy, ka lindur një vajzë. Supermodelja 43 vjeçare thuhet se ka lindur të mërkurën mbrëma në një klinikë private në kryeqytetin francez. Mediat thonë se Sarkozi nuk ishte i pranishëm kur lindi fëmiju, por arriti pak pas lindjes duke u kthyer nga Gjermania ku kishte zhvilluar disa takime që në qendër të diskutimit kishin krizën e borxheve në Eurozonë.

Vajza e çiftit, i cili u martua në vitin 2008, është fëmija i tyre i parë - Bruni ka një djalë nga martesa e mëparshme, ndërsa presidenti ka tre fëmijë nga dy martesat e mëparshme.

Lindja ka ndodhur rreth orës 20:00. Zonja e parë e Francës ishte shtruar në mëngjes në klinikën e Muette, në Paris.

Dalia është fëmija i dytë për Carla Bruni, pas Aurelien, i cili sot ka mbushur dhjetë vjet dhe ka lindur nga një marrëdhënie e mëparshme e supërmodeles. Nicolas Sarkozy ka tre fëmijë të tjerë të gjithë djem, të cilët i ka pasur nga martesat e mëparshme.

Është hera e parë në Francë, në Republikën e Pestë, që një president dhe gruaja e tij lindin fëmijë.

(http://www.evropaelire.org) (http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.