Voal-online - SIDNEJ, 20 TETOR - Në ditën e parë të vizitës së saj zyrtare 11 ditore në Australi, vizita e 16-të e mbretërimit të saj, Mbretëresha Elisabetta II sot ka vizituar ekspozitën e luleve Floriade, ku ajo ka arritur me varkë me princin Filip në liqenin Burley Griffin.
Mijëra shtetas entusiastë janë grumbulluar për të parë çiftin mberetëror, me një pritje si për yjet. Nesër në mëngjes mbretëresha do të ketë bisedime me kryeministren laburiste australiane Julia Gillard e me liderin e opozitës.
(http://www.ansa.it)